Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Modeli i Evropės si strategji pėr paqen globale?

Shkruan: Zef Ahmeti Le tė ndalemi e t`i sjellim sipėrfaqėsisht lajmet qė na kap veshi pėr luftėrat, konfliktet dhe lajmet qė flasin pėr pėrparim nė fushėn e ndėrtimit tė paqes? A nuk fitohet ndjenja se konfliktet dhe luftėrat nuk kanė tė ndalur nė intensitetin e tyre? A nuk na jepet ndjenja se po vriten njerėz mė shumė se kurrė mė parė, si pasoj e konflikteve dhe luftėrave? Nė verėn e vitit 2005 qendra studimore Human Security Center nė Vancouver tė Kanadasė publikon njė raport interesant pėrkitazi me luftėrat nė botė. Sipas kėtij studimi qė nga viti 1992 numri i luftėrave dhe i gjenocideve ka rėnė fuqishėm. Konfliktet e armatosura me numėr prej 1000 viktimave nė vit – shumė kjo qė ėshtė (pėr)caktuar nga shkencėtarėt pėr tė klasifikuar njė konflikt tė armatosur si luftė- kanė njė rėnie prej 80%. Kjo pėrqindje vlen edhe pėr gjenocidet. Le tė kujtojmė konfliktet e armatosura – luftėrat - qė kanė ndodhur qė nga viti 1972? Statistikat flasin pėr njė rėnie marramendėse drejt numrit zero. Sipas raportit nė fjalė, luftėrat si koalicioni i shteteve perėndimore kundėr Serbisė, Afganistatit, Irakut, apo tensionimet e herėpashershme mes Indisė dhe Pakistanit vlerėsohen se nuk janė rregull por mė tepėr janė pėrjashtime. Numri i viktimave tė luftės nė vitet e 1970-ta ka qenė diku rreth 300 000 dhe 400 000 nė vit. Sot ky numėr vlerėsohet se ka rėnė nė 20 000. Sipas kėsaj bota ėshtė bėrė mė paqėsore. Para katėr vitesh ky studim ishte njė sensacion. Mirėpo ky lajm pėr mediet nuk ishte i njė rėndėsie tė veēantė. Pėrfundimet e studimit se, bota ishte mė paqėsore, ishte (pėr)folur vetėm nė qoshet e gazetave. Pra studimi ishte pėrmendur vetėm shkurtimisht pa i dhėnė hapėsirė, pėrderisa terrori dhe luftėrat kanė dominuar nė vazhdimėsi. Kritika qė vjen nga instituti kanadez me rastin e prezantimit tė studimit ishte se, gazetarėt mė shumė po i japin hapėsirė dhe vėmendje luftėrave dhe konflikteve ekzistuese se sa atyre qė kanė pėrfunduar nė paqe- pra akuza ishte se, mediet mė shumė po shkruajnė pėr luftėrat se sa pėr paqen. Ky fakt nuk e prekė vetėm mediet por edhe shkencėn e cila mė tepėr merret me arsyet e luftėrave se sa me hulumtimin e faktorėve qė sjellin paqen. Kjo situatė na ndėrmjetėson ndjenjėn se, dhuna ėshtė duke u shtuar. Mirėpo e vėrteta ėshtė se, ajo ka rėnė dukshėm. Nė tė vėrtetė ne kemi nė disa vende perėndimore disa institute qė merren me hulumtimet mbi paqen. Ne kėtu si shembull mund ta marrim njė organ tė tillė qė vepron nė Suedi. Nė kėtė shtet ekziston njė bazė e tė dhėnave e quajtur si “Uppsola Conflict Data Program” ku janė tė pėrmbledhura luftėrat mes shteteve dhe atyre qytetare si dhe konfliktet pa pjesėmarrjen, involvimin e strukturave shtetėrore. Njė projekt edhe mė i madh se ky qė pėrmendėm, pra pėr tė grumbulluar tė dhėnat e tilla, ishte i iniciuar nga Human Security Projekt nė vitin 2002 e qė mė vonė bartet nė University of British Columbia nė Vancouver tė Kanadasė i cili financohet nga qeveritė e Kanadasė, Anglisė, Norvegjisė, Suedisė, Zvicrės. Cilėt janė faktorėt qė ndikuan nė rėnien e numrit tė luftėrave? Nė vitin 1989 kemi kthesėn qė simbolizon pėrfundimin e Luftės sė Ftohtė mes Perėndimit dhe Lindjes. Pak mė vonė jepen parashikime tė ndryshme pėr tė ardhmen e kontinentit tė Evropės dhe raporteve tjera globale. Nė vitin 1991 shpėrthen lufta mes SHBA-s dhe Irakut. Kjo luftė nxori nė pah mundėsit dhe potencialet e tjera, e sidomos statutin e Amerikės si superfuqi dominuese nė botė. Nė anėn tjetėr kemi shpėrthimin e luftėrave tė njėpasnjėshme nė procesin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė sė pas Luftės Dytė Botėrore e qė e kthyen gjenocidin nė Evropė. Njėkohėsisht bėhet paralajmėrimi se nė vijim bota do tė ballafaqohet me konfliktin mes kulturave pėrkatėsisht civilizimeve. Kėshtu fillojnė parashikimet dhe paraqitjet trishtuese tė luftėrave tė reja dhe terrorizmit si nė Bosnje, Ēeēeni, Algjeri, Ruandė, Kosovė, Etiopi, Kongo, konflikti izraelo-palestinez, sulmet e 11 shtatorit pastaj sulmet nė Madrid, Londėr, Afganistan, lufta e fundit nė Irak etj. Megjithatė sot kemi njė rėnie tė luftėrave tė hapura, tė paktėn ato pėr nga numri janė shumė mė tė vogla. Dhe tani mė nuk bėhet fjalė pėr pecemaking, thonė ekspertėt e Human Security Centre, porse vendimtare nė kėtė proces ėshtė rėnia e warmaking. Theksohet po ashtu edhe argumenti se, nuk ėshtė shtyrja e botės pėr demokratizimin qė ka ndikuar nė paqen, porse fundi i kolonializmit. Mbase kėtu duhet cekur edhe faktin se, me rėnien dy Blloqeve tė Lindjes dhe Perėndimit, kemi njė rėnie tė madhe tė luftėrave qė i kanė bėrė vendet ndėrmjet tyre duke u nxitur nga superfuqitė nė fjalė. Pėrfshirja e kėtyre superfuqive nė mėnyrė tė tėrthortė nė luftėrat mes shteteve tė ndryshme kishte shtuar numrin dhe kohėzgjatjen e luftėrave. Kėshtu qė me rėnien Bashkimit Sovjetik fillon (ē)lirimi dhe rėnia edhe e luftėrave mes vendeve tė ndryshme nė botė. Njė faktor tjetėr qė ka ndikuar nė rėnien e luftėrave dhe konflikteve ėshtė edhe dominimi i NATOS-s, aktivitetet dhe politikat e Kombeve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian, OSBES. Njė rol tjetėr paqetues kanė luajtur edhe investimet ekonomike qė kanė bėrė vendet e ndryshme, sidomos ato perėndimore, nė ato vende ku ka pas luftė, apo nė raste tjera edhe pėr ta parandaluar eskalimin e situatave duke ofruar programe zhvillimore ekonomike. Le tė kujtojmė kėtu Bankėn Evropiane pėr Zhvillim, Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe disa qindra organizata joqeveritare. Edhe pse kemi njė rėnie tė konflikteve dhe luftėrave, kjo nuk do tė thotė se jemi duke iu afruar paqes gjithnjė e mė shumė. Se sa do tė jetė e mundshme qė paqja tė pėrforcohet gjithnjė e mė shumė, varet nga gatishmėria e shteteve dhe asaj se, sa janė tė gatshėm liderėt e botės tė investojnė dhe flijojnė pėr paqe. Pra paqja nuk ėshtė diēka e vetėkuptueshme. Paqja kėrkon investime dhe pėrkushtim tė pėrhershėm. Proceset integruese nė Evropė kanė luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e paqes. Evropa politike ka avancuar, direkt apo tė tėrthorazi, procesin e paqėsimit nė rajon por edhe botė. Qeveritė dhe vendet e Bashkimit Evropian, dhe vet Bashkėsia Evropiane, duke i dhėnė prioritet tė drejtave themelore tė qytetarit dhe lirive themelore tė njeriut, ka ofruar alternativė nė politikėn e brendshme dhe atė tė jashtme pėr tė mėnjanuar konfliktet. Evropa politike ka treguar, dhe ėshtė bėrė shembull pėr atė se, ka mundėsi alternative qė tė tejkalohen konfliktet (ndėr)kombėtare. Bartėsi i ēmimit Nobel pėr ekonomi, amerikani Joseph Stiglitz shkruan se, “njė botė tjetėr ėshtė e mundur. Por ėshtė Evropa ajo qė duhet ta marr drejtimin drejt kėtij qėllimi”. Modeli i Evropės politike tashmė ka filluar tė merret si shembull edhe nė kontinentin e Afrikės, nga shtetet e Azisė Jugore, shtetet e Amerikės Jugore, apo edhe disa nisma dhe organizime edhe nė Evropėn Juglindore, pėrkatėsisht tė Ballkanit Perėndimor. St. Gallen, shkurt 2009.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks