Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Standardet Qė Na Ndihmojnė tė Fitojmė Mbi Kohėn

Shkruan: Ekrem Hoxha Ditėt e fundit vendi u pėrfshi nė njė debat pėr cilėsinė e prodhimeve vendore dhe kontrollin e produkteve tė importuara, ndėrsa shumė njerėz tė shqetėsuar u rikujtuan sesa pak flitet nė Kosovė nė lidhje me cilėsinė e prodhimeve tė konsumit tė gjerė nė theks tė veēantė produkteve ushqimore. Nė fakt, ne jemi ajo ēfarė hamė, thotė njė proverb i lashtė kinez. Dhe kjo kurrė nuk ka qenė mė aktuale se sot. Pėrballė njė superprodhimi botėror, njė rrjeti shpėrndarės global mjaft agresiv, njė marketingu tė fortė dhe efektiv qė pėrdor ēdo mjet dhe shumėfishon presionin mbi blerėsit nė ēdo hallkė, pėr qytetarin ėshtė e vėshtirė tė orientohet nė tregun e produkteve ushqimore, kryesisht tė dominuar me produkte importi dhe mase e vėshtirė tė pėrcaktohet pėr produktet qė do konsumojnė. Ndėrkaq prodhimet vendore ende janė tė pakta dhe tė pamjaftueshme pėr t’ju pėrgjigjur kėrkesave nė rritje tė konsumatorėve, tė cilit sot nuk mjaftohen dot vetėm me shijen e mirė, por kėrkon parametra tė vėrtetė ushqimorė, qė garantojnė shėndet dhe vlera natyrore tė sigurta. Mediat janė ndėrkaq mė tė ndjeshme ndaj kėtyre ēėshtjeve, duke vlerėsuar se vėmendja e publikut ndaj cilėsisė sė ushqimit ėshtė mė e lartė dhe mė e mprehtė se kurrė mė parė. Cilėsia e produkteve tė importit, marketingu i sofistikuar dhe ēmimet konkurruese tė njė ekonomie globale gjithsesi pėrbėjnė njė sfidė tė rėndėsishme qė prodhuesit vendor duhet tė pėrballojnė dhe pėr kėtė atyre mė shumė se lėnda e parė e besueshme apo teknologji paketimi moderne dhe tė mirėnjohura, ju duhen njohuri mbi standardet qė duhet tė arrijnė ata tė cilėt ende nuk i kanė adoptuar dhe ti mirėmbajnė ata qė tashmė i kanė aplikuar. Nė fakt, ēdo Kosovar qė ende blen ushqime nė njė treg tė hapur natyror do tė habitej po tė mėsonte se ligjet mbi ushqimin mund tė gjurmohen qysh nė kohė tė lashta. Rregullave mė tė hershme tė ushqimit u bėhet referim nė letėrsinė egjiptiane, kineze, hindu, greke dhe romake. Nė Mesjetė, gildet tregtare shfaqėn njė ndikim tė fuqishėm nė rregullimin e tregtisė sė ushqimit dhe nė parandalimin e falsifikimit tė produkteve ushqimorė. Mė vonė, iniciativa nė kontrollin ushqimor u mor pėrsipėr nga shteti, bashkitė apo autoritete tė tjera vendore. Ndryshimet e mėdha nė prodhimin dhe shpėrndarjen e produkteve ushqimore qė pėrndoqėn industrializimin dhe popullimin urban, tok me problemet e shėndetit publik, sollėn si pasojė miratimin e shumė ligjeve mbi sigurinė e ushqimit nė vendet e industrializuara gjatė pjesės sė dytė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Konsolidimin kryesor legjislacioni ushqimor nė Evropė e njohu nė fund tė shek. tė 19 dhe shekullit tė 20. Pjesa mė e madhe e standardeve kombėtare mbi ushqimin dhe organizatave qė i mbronin ato u vendosėn nė Evropė nė vitet 1920. Kjo stimuloi edhe nxiti bashkėpunimin nė nivel ndėrkombėtar. Pas Luftės se Dytė Botėrore, aktiviteti nė standardizimin nisi intensivisht nė kuadėr tė organizatės ndėrkombėtare tė standardeve (njohur si ISO). Njė Program i Pėrbashkėt mbi Standardet e Ushqimit FAO/WHO u pėrcaktua nė vitin 1962. Nė kėtė kohė u themelua Komisioni i Kodit Ushqimor (Codex Alimentarius Commission (CAC). Prej asaj kohe prirja kryesore nė kėtė drejtim ka qenė harmonizimi i standardeve nė nivel ndėrkombėtar. E parė nė kėtė dritė historike, kuptohet se vonesat e Kosovės nė kėtė fushė janė mė se tė dukshme. Pėr kėtė shkak, Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim pėrmes programit BAS ka bėrė njė pėrpjekje serioze nė kėtė drejtim pėr t’ju pėrgjigjur nevojave, por edhe pėr tė pararendur prirjet e zhvillimit tė sektorit agro-pėrpunues dhe gjithė industrisė ushqimore nė vend. Drejtori i EBRD BAS Programit, shpjegon se qė nga mesi i vitit 2005 Programi BAS ka mbėshtetur mbi dyzet (40) ndėrmarrje Kosovare nė ngritjen, adoptimin dhe implementimin e standardeve tė ndryshme tė cilėsisė. Nga kėto ndėrmarrje, tetė (8) prej tyre janė nga gjitha sektorėt e agro-pėrpunimit dhe ato tashmė kanė ngritur, adoptuar dhe implementuar standardet ndėrkombėtare tė cilėsisė dhe janė certifikuar me standardet si; ISO 9001:2000, ISO 22000:2005 dhe sipas parimeve tė HACCP nga trupa ndėrkombėtare certifikuese si SGS, Bureau Veritas, TUV, etj. Drejtori i Programit mbetet i bindur se kontributi i dhėnė nga programi nė ngritjen e kapaciteteve profesionale vendore ka kontribuar drejtpėrsėdrejti nė rritjen e sensibilizimit tė ndėrmarrėsve Kosovar pėr adoptimin e standardeve ndėrkombėtare tė cilėsisė si dhe rritjen e konkurrencės nė mesin e konsulentėve qė nėnkupton edhe uljen e drejtpėrdrejt tė kostos sė implementimit pėr NVM-tė Kosovare. Nė vazhdim autori, mendon se zhvillimi i njė tregu konkurrues, tė shėndosh dhe tė aftė tė konsulencės do vazhdoj kontributin nė shkurtimin e kohės sė nevojshme por edhe kostove tė ndėrlidhura me ri-adoptimin teknologjik tė prodhimit nga ana e ndėrmarrjeve Kosovare tė agro-pėrpunimit, pėr tė pėrmbushur nė tėrėsi standardet ushqimore dhe pėr tė konkurruar denjėsisht nė tregun vendas dhe atė rajonal por edhe nė tregjet evropiane. Nė kėtė vizion, autoritetet Kosovare pėrgjegjėse pėr zhvillimin sektorit tė ushqimit kanė gjithashtu njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luajtur nė orientimin e politikave tė investimeve tė reja qė pritet tė ndėrmerren nė kėtė sektor, falė edhe faktit dhe imazhit qė gėzon Kosova si vend me potencial bujqėsor tė standardit Bio, nė pjesėn mė tė madhe tė territorit si dhe avancimit tė theksuar tė vendit nė drejtim tė ndėrtimit tė njė ekonomie tė hapur, liberale e cila karakterizohet me ndėrmarrės tė guximshėm dhe inovativ nė rrafshin individual. Vetėm kėshtu, mendon autori veprohet konkretisht nė shkurtimin e distancės qė na ndan me ekonomitė e zhvilluara dhe tė fitojmė kohėn e humbur. (Autori ėshtė Drejtor Nacional pėr Kosovė i Programit pėr Shėrbimet Kėshilluese pėr Biznese (BAS) program ky i menaxhuar nga Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks