Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Roli i grave nė ushtrinė amerikane gjatė historisė

Uashington, 9 mars Mė 8 Mars, Dita Ndėrkombėtare e Gruas, kudo nėpėr botė festohen arritjet e grave. Edhe ushtria amerikane po feston sukseset e grave amerikane nė forcat e armatosura tė vendit. Kėsaj jave nė Memorialin e Gruas nė Varrezat Kombėtare tė Arlingtonit, u shfaq njė dokumentar pėr rolin e grave amerikane nė ushtri. Roli i gruas nė ushtri shpesh ėshtė lėnė nė harresė. Producentja Sjuzėn Sherud kishte dėshirė t?i tregonte botės historinė e tyre. Dokumentari i saj me titullin, "Gratė nė Ushtri: Tė afta, tė nevojshme, tė vullnetshme? flet mbi rolin e grave amerikane nė ushtri qė prej fillimit tė shėrbimit ushtarak pėr gratė e deri tek luftėrat aktuale nė Irak dhe Afganistan. Para shekullit tė 20 tė roli i grave nė ushtri nuk ishte zyrtarizuar. Ato punonin si infermiere vullnetare, kuzhiniere dhe punonjėse lavanterie. Pak nga to, luftonin krah mė krah me burrat. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore gratė nė ushtri mbėshtetėn operacionet e luftimit duke punuar si infermiere dhe nė punė zyre. Aktualisht rreth 200 mijė amerikane shėrbejnė nė shėrbimin aktiv tė ushtrisė. Ndonėse ato nuk lejohen tė marrin pjesė nė Trupat e Kėmbėsorisė, Trupat e Blinduara dhe Forcat Speciale, ato punojnė si police ushtarake shpesh duke ngarė automjetet ushtarake dhe duke ruajtur autokolonat ushtarake. Dokumentari rrėfen mbi gratė nė uniformė nė breza. Gjeneral Majorja nė pension Xhin Holm mori pjesė nė shfaqjen e dokumentarit. Ajo u fut nė Trupėn Ndihmuese tė Grave nė ushtrinė amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe ishte gruaja e parė qė mori gradėn e Gjeneral Majores. Vernis Armėr ishte afrikanoamerikania e parė qė u bė pilote avionėsh luftarakė nė vitin 2001. Gjeneralja Vilma Vot ėshtė njėra prej grave mė tė dekoruara nė ushtrinė amerikane. Ajo ndihmoi nė krijimin e memorialit pėr gratė nė Varrezat Kombėtare tė Arlingtonit.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks