|
|
Ka mbėrritur me tė vėrtetė shekulli i Shqipėrisė europiane!
Shkruan: Gjon Keka
Bashkimi Europian si shtart i njė sisitemi tė pėrbashkėt tė vlerave tė kombeve dhe tė popujve ka arritur t'i bashkojė kohėrat e vjetėra me ato tė reja por gjithnjė duke shembur hendeqet dhe muret e nacionalizmave tė vjetėr. Sukseset e kėsaj bashkėsie nė lidhje me procesin e zgjerimit tė saj pėrbėjn njė ndėr arritjet mė tė mėdha qė nga koha e pasluftės sė Dytė Botėrore dhe Luftės sė Ftohtė, dhe me gjithė mend mund tė konsiderohet si njė proces i arritjes sė madhe nė historinė e saj.
Ky sisitem vlerash jo mė pak se njė dekad arriti tė konsolidojė reformat e thella demokratike dhe ekonimike nė tėrė europėn qendrore dhe atė lindore, kjo parasėgjithash tregon edhe njė progres tė arritjeve tė mėdha duke hapur kėshtu prespektivėn e pėrbashkėt tė kombeve drejtė integrimit nė Unionin Europian.
Proceset qė mbart nė krah ky sistem i pėrbashkėt vlerash janė tė padiskutueshme tepėr lėvizėse duke bėrė njė shndrrim tė thellė tė shoqėrive tė vjetėra apo tė dalura nga kolonializmi nė njė shoqėri tė ndryshimeve tė mėdha rrėnjėsore.
Tani nė shekullin XXI ka mbritur mendim se edhe gadishulli ballkanik pas ngjarjeve qė ndodhėn mund t'i hapen dyert nė integrimin e kėtij rajoni nė kėtė bashkėsi vlerash tė pėrbashkėta por kjo mund tė realizohet vetėm duke parė se nė kėtė rajon ėshtė duke u krijuar njė perspektivė bindėse politike , pastaj tė progreseve tė tjera tė plotėsimit tė atyre standardeve tė domosdoshme dhe obliguese nga tė gjitha fushat e jetės sė njė shteti qė dėshiron tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian. Pėr tė kapur kėtė hap shtetet e rajonit tė ballkanit e nė kėtė rast shqipėria duhet tė analizojė tė gjitha sferat e jetės dhe funskionalizmit tė institucioneve nė tė gjitha nivelet dhe duke parė se gjėrat kanė ndryshura atėher duhet hedhur hapin drejtė procesit tė integrimit nė Unionin Europian.
Duhet cekur se tė gjitha kombet dhe popujt qė sot janė anėtare kanė kaluara nėpėr disa faza tė rėndėsishme por edhe tė mundimshme tė proceseve tė ndėrtimit tė rrugės drejtė familjes sė pėrbashkėt europiane.Tė gjithė e din se ballkani ka nevojė tė ngutshme qė tė kapėrcej pragun e mospajtimeve tė brendėshme por edhe tė kapėrcej dobėsin e ecjeve nė drejtim tė progresit dhe tė plotėsimit tė kritereve bazė tė bashkėsisė ndėrkombėtare respektivisht unionit europian pėr t'u bėrė pjesė e ecjeve tė pėrbashkėta tė zhvillimeve bashkėkohore.
Sot tė gjithė janė tė bindur se komuniteti ndėrkombėtar ėshtė duke u pėrballur me njė pėrgjegjėsi tė re historike ndaj ēėshtjes sė zhvillimit, tė demokratizmit, pastaj tė paqėtimit tė ballkanit si dhe tė procesve integruese tė kėtij rajoni,ky angazhim i ri i ndėrkomėbtarėve tregon edhe njė herė qė Ballkani nė asnjė mėnyrė nuk mund tė kėthej kokėn mbrapa.Nga kjo mund tė thuhet se tani nė rajonin e Ballkanit ėshtė duke u pėrdorur njė strategji e re pėr arritjen e objektivave tė tij strategjike ,politike, ekonimike, kulturore, etj. etj., kjo po bėhet nga aktorėt ndėrkombėtarė nė bashkėpunim me qeveritė e shteteve tė qėndrueshme dhe tė dobėta tė rajonit pėr t'i nxitur ata qė tė bėjnė ndryshime te thella e rrėnjesore brenda sisitemeve shtetėrore ashtu qė rruga drejtė integrimit tė jetė sa mė e shkrutėr dhe synimet tė bėhen njė relitet historik.
Kjo nxitje nga ana e bshkėsisiė ndėrkombėtare si nė rastin e Shqipėrisė qė ėshtė bėrė gati tė aplikoj pėr nė Bashkimin Europian ashtu edhe pėr vendet tjera tė rajonit mund tė konisderohet njė sukses i mjaftueshėm si dhe njė tregues i qartė i angazhimeve tė pėrbashkėta.
Gjithashtu bashkėsia europiane pėrballet edhe me disa probleme nė lidhje me shtete qė pėrmbajnė elemenete tė jo qėndrueshmėrisė, jo funksionalitetit tė brendshėm, jo legjitimitetit, jo demokratimzimit jo zhvillimit, jo rrespektimit tė tė drejtave tė njeriut etj. Kėshtu qė nėse Shqipėria aplikon nė kėtė vit pėr procesin e integrimit nė strukturat e bashkimit europian ajo duhet tė shohė se a ka kryer ndryshimet e mėdha, a e ka arritur suksesin qė i nevojitet pėr ta bėrė kėtė akt qė mund tė konsiderohet sa historike dhe njė rikthim nė familjen e lashtė e tė braktisur nga shekujt e hershėm, a ka arritur qė Shqipėria tė ndryshojė tė menduarit tė politikės, tė bėjė ndryshime nė tė gjitha sferat tjera, a ka mbėrritur me tė vėrtetė shekulli i Shqipėrisė europiane apo duhet punuar ende pėr tė hedhur kėtė hap drejtė procesit tė integrimit!?.
Janė kushtet e kryera qė sot shqipėria ta bėjė kėta hap dhe a ka arritur vėrtetė shteti shqiptar qė ta kuptojė edhe njė gjė se pėr tė iu pėrshtatur kushteve tė procesit tė integrimit nė bashkimin europian ajo duhet ta heq qafe sisitemin e modelve tė vjetėra dhe klasike duke shndėrruar atė nė njė shtet modern me demokraci tė qėndrueshme pastaj me sovranitet tė pėrbashkėt duke shkrirė atė nė sistemin e vlerave tė bashkimit europian.
Sepse besoj se e ka tė ditur shteti shqiptar se hedhja e hapit drejtė procesit tė integrimit do tė thotė njė hap i madhė i shqipėrisė nė shekullin XXI ,njė hap i pakthyeshėm dhe shumė i rėndėsishėm.Aplikimi i shtetit Shqipėtarė s'ka dyshim se ėshtė i njė rėndėsie historike dhe do zhbllokonte shumė procese tjera ashtu qė shtete tjera tė rajonit do mund shumė lehėt ta pėrqafojnė rrugėn e integrimeve europiane se sa ndonjė herė mė parė ngase ata mund tė jen tė rrethuara nga ky proces i pashmangshėm dhe historik pėr tėrė rajonin nė pėrgjithėsi.
Dhe krejt nė fund duke gjykuar se shteti Shqiptar tė ketė mbaruar kushtet e nevojshme dhe duke gjykuar se pėr t'u integruar nė sisitemin e vlerave tė pėrbashkėta europiane duhet tė hiqen tė gjitha anomalitė e brendėshme tė sisitemit shtetror tė Shqipėrisė , duhet hequr velloja dhe abstraksionet e panevojshme duhet ndėrruar tė gjitha nivelet e sistemit keqndėrtues ,sepse nė tė kundėrtėn nuk do mund tė ketė njė bashkėsi me sistemin e pėrgjithshėm tė Bashkimit Europian.
(Autori ėshtė politolog dhe njohės i marrėdhėnieve ndėrkombėtare)
|
|
|