|
|
Politika e vetėkėnaqjes
Shkruan: Gjon Keka
Kombet dhe popujt e shumtė pasi kanė arritur tė formojnė shtetin dhe t'i vėnė themelet e institucioneve demokratike, kanė vendosur stabilitetin e brendshėm, kanė ratifikuar me dorėn e popullit vullnetin edhe ligjet udhėheqėse shtetėrore, kanė bėrė rendin si dhe kanė siguruar njė stabilitet qeverisės dhe njė paqe tė brendshme, pastaj njė ekonomi tė qėndrueshem etj. etj.
Sidoqoftė sot nė shekullin XXI pas ndryshimeve tė mėdha qė janė bėrė si pėr nga plani gjeopolitik dhe ai gjostrategjik i hapėsirės sė europės dhe siujdhesės ballkanike, popujt sidomos ballkanikė qė kanė dalė nga njė gjendje e rėndė postkoloniale kanė mbetur nė gjendej minimale tė kuptueshmėrisė sė demokracisė dhe postulatit tė saj pastaj tė ndėrtimit tė themeleve tė njė shteti funksional ,demokratik dhe tė sė drejtės.
Budallepsja mė madhe po ndodh nė rrafshe tė caktuara kur shtete tė sapolindura siē ėshtė Kosova, nuk po arrijnė tė pastrojnė terrenin e vjetėr tė mendimit, pastaj tė veseve orientale si dhe tė sindromeve tė shumta bizantine, por janė duke e bėrė atė pjesė tė pandashme tė tij, ndoshta edhe njė trup tė pandashėm me tė kėqijat qė po pėrmban tani brenda sistemit tė saj shtetėror. Nė shtetin e mbykqyrur tė Kosovės pas njė viti, po mbizotėron njė gjendje amullie dhe pasigurie pėr tė gjithė, populli ėshtė bėrė njė vegėl e lojėrave politike tė atyre qė nuk po e respektojnė vullnetin e popullit, por po e shkelin atė me dy kėmbė duke mos menduar fare se ėshtė pikėrisht ky popull qė dėshiron tė jetoj i lirė nga sėmundjet e brendėshme shtetėrore pastaj nga mos zhvillimi dhe keqndėrtimi i shtetit tė tyre.
Ata nuk kanė sakrifikuar pėr tė jetuar nga njė robėri e quajtur "robėri e braktisur" tanimė e ca vitesh, nė njė robėri tė re tė brendėshme nga vetė sistemi shtetėror i Kosovės dhe nga lidershipi i saj i papėrgjegjshėm dhe i papėrcaktuar qartė nė ndėrtimin e shtetit funksional dhe tė sė drejtės si dhe nė plotėsimin e kushteve ashtu qė qytetarėt tė konsiderojnė veten si njerėz me identitet shtetėror dhe europian.
Politikanėt e shtetit tė mbykqyrur tė Kosovė janė bėrė tepėr tė moderuar duke u pasuruar nė kurriz tė popullit ndėrsa populli po varfėrohet gjithnjė e mė shumė dhe me njė vetėpėrmbajtje tė menēur ėshtė duke shikuar se si tė bėjė zgjidhjen e heqjes sė kėsaj barre tė quajtur "rėndesė mbi ballin e popullit" edhe pse ata e dinė se prej nga vjen kjo rėndesė tanimė. Pushtetarėt e shtetit tė mbykqyrur tė Kosovės janė bėrė tani tepėr tė padukshėm dhe thuajse edhe tė pakapshėm pėr popullin ngase ata mė shumė po e pėlqejnė tė jetojn dhe ta shikojnė popullin nga "maja e aifelit" apo mė mirė nga piramidat e tyre tė larta tė pushtetit tė vetėkėnaqjes, sepse ata vetė pushtetin, e duan gjithmonė dhe nė ēdo kohė, se sa tė zbresin poshtė dhe tė jetojnė duke ndėrtuar dhe mbėshtetur zhvillimin e shtetit dhe ndėrtimin e sė ardhmes sė qėndrueshme pėr tė gjithė.
Rrethi i hatashėm i mbyllur i politikės sė shtetit tė mbykqyrur tė Kosovės po i sjell atij dhe popullit njė tė ardhme nė mes tė njė frike tė madhe dhe tė njė shprese tė rrejshme, sepse jo tė gjithė janė tė tillė dhe jo tė gjithė duan tė hyn nė kėtė rethė tė ēoroditur dhe tė habitshėm tė shtetit parti.
Ndėrsa sa i pėrket sovranitetit tė shtetit tė mbykqyrur tė Kosovės pushtetarėt e saj e vėshtrojnė dhe konsiderojnė atė sikur tė ishte njė mjet fantastik duke mos pasur asnjė qėllim qė ky sovranitet duhet tė jetė i plotė i shtrirė nė tėrė territorin e saj e jo duke menduar nė mėnyrė imagjinare dhe duke ėndrruar se njė ditė do i ngjitet pjesės sė tėrė tė territorit tė shtetit tė mbykqyrur tė Kosovės pjesa e Mitrovicės veriore, term qė pas ndarjes sė saj mori emrin e gjysmė sė Mitrovicės nga ana e veriut tė banuar kryesisht me popullėsi tė nacionalitetit serb. Nė rast se institucionet e shtetit tė mbykqyrur tė Kosovės nuk arrijnė qė nė tėrė territorin e saj tė bėjnė shtrirjen e rendit dhe kushtettushmėrisė e ligjshėmrisė, atėherė jozbatueshmėria e ligjeve ose jo shtrirja e tyre do i nėnshtrohej ngjarjeve tė rastit, kėshtu qė nė disa raste ligjet dhe kushtetuta mund tė mbeten prapa kohės e tė bėhen tė rrezikshme duke sjellė mė pas shkatėrrimin e shtetit tė mbykqyrur tė Kosovės. Ndėrkaq ngadalėsimi i vėnies sė rendit dhe ligjeve nė fuqi zbatimi kėrkojnė pėrherė njė hapėsirė kohe tė cilėn rrethanat nganjėherė nuk e pranojnė, por kur ėshtė nė pyetje qėllimi i sovranitetit dhe territorit tė saj apo vetė shteti ajo duhet tė veproj nė pėrputhje me rregullat e vėna ligjore dhe kushtetuese.tė shtetit tė mbykqyrur tė saj. Apo ndoshta janė duke fjetur ligjet dhe kushtetuta ngase ndoshta zbatimi i tyre nuk gjenė hapėsirė nė shtetin e mbykqyrur tė Kosovės, sepse aty ndoshta ligji janė vetė pushtetarėt dhe kushtetutė ėshtė ēdo njėri ndėr ta nė politikėn isntitucionale dhe administratėn shtetėrore.
Por duhet ditur se populli dėshiron qė ligjet tė jenė njė mjetė i rėndėsisė sė veēantė me tė cilėn ata veprojnė nė kuadėr tė atij rendi qė shteti i ka caktuar dhe kushtetutės nė bazė tė sė cilės pėrcaktohet qartė rendi menaxhues i njė Kosove tė tėrė e jo tė ndarė nė "copa pushtetesh", sepse populli tani vetėm njė synim ka parasysh e ky ėshtė qė shteti i mbykqyrur i Kosovės tė mos shuhet dhe prishet nga sėmundjet e brendėshme tė saj .
Dhe krejt nė fund fatmirėsisht pushtetarėt e shtetit tė mbykqyrur tė Kosovės nuk i kanė nė duar tė gjitha sustat e sistemit shtetėror se po t'i mbanin tė gjitha sustat e drejtimit tė shtetit do kishim parė duke i rėnė boja edhe asaj fasade tė dhėnė para njė viti, por ėshtė e rėndėsishme pėr proceset qė asistenca apo mbykqyrja ndėrkombėtare ka sustat e saj kryesore qė mbanė sado pak nėn fre disa hapa tė pushtetarėve qė tė mos e prishin tėrė sistemin shtetėror tė Kosovės, duke ditur se qėllimi i bashkėsisė ndėrkombėtarėve nė Kosovė ėshtė qė t'ia mėsojė abc n e demokracisė, tė ndėrtimit tė shtetit juridik, pastaj ta pėrgatisė vendin drejt procesve tė reja bashkėkohore dhe sė fundi integrimi i saj nė unionin europian. Po e pėrmbyll nė kėtė mėnyrė duke i bėrė tė ditur lidershipit tonė shtetėror se vetėm duke marrė pėr bazė kėtė se "ēdo burrė shteti duhet t'i zotėrojė kėto dy cilėsi; prirjen pėr tė ruajtur dhe dhuntin pėr tė pėrmirėsuar" do tė mund ta ēojnė shtetin e Kosovės drejtė progresit dhe integrimit nė strukturat euro atlantike.
(Autori ėshtė politolog dhe njohes i marrėdhenieve ndėrkombėtare)
|
|
|