|
|
Reformimi, zhurma dhe ecja e drejtė e LDK-sė
Shkruan:Sabit Rrustemi
Zhvillimet politike brenda LDK-sė, qė nga themelimi e kėndej, pėrherė kanė qenė tė bujshme, transparente dhe tė debatueshme. Herė herė edhe interesante. Qoftė nga struktura organizative e saj, prej aktivit e deri nė kryesinė qendrore, nga anėtarėsia, simpatizantėt e, besa edhe nga konkurentėt politikė.
Nė veēanti kėto zhvillime kanė qenė intriguese pėr mediat e shkruara dhe elektronike, si brenda dhe jashtė Kosovės, tė cilat thuaja kanė qenė pashmangshėm tė pandashme nėpėr tė gjitha proceset qė ka kaluar LDK, pikėrisht pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe qė ka pasur kjo lėvizje politike nė zhvillimet e tė gjitha ngjarjeve qė kanė karakterizuar kėtė pjesė tė Ballkanit, me epiqendrėn e saj, Kosovėn.
Prandaj, nuk ėshtė ēudi qė kjo vėmendje , si brenda LDK-sė, ashtu edhe pėrreth saj, nga oponentėt, mediat dhe publiku i gjerė, ėshtė shtuar, veēmas pas kalimit nė amshim tė liderit tė saj historik, presidentit Ibrahim Rugova.
Pėr njė parti politike, tė qenit nė qendėr tė vėmendjes dhe tė tė gjitha zhvillimeve politike pėr dy dekada, madje edhe si protagonist i kėtyre zhvillimeve, nuk do tė thotė pak. Pėrkundrazi.
Por, pėrqėndrimi i shtuar apo kujdestaria e pėrditshme nė hyrje-daljet e LDK-sė dhe zhvillimeve tė saj, madje edhe duke I identifikuar aktivistėt e saj se me kė po rrijnė dhe, me kė po ulen nėpėr dreka e darka, nuk do tė thotė se ka pasur pėr synim njė ēasje konstruktive apo edhe vėnien nė dijeni tė opinionit pėr gjithė ato ndodhi qė janė zhvilluar e po zhvillohen brenda apo rreth saj.
Dhe, kur e them kėtė, nuk mendoj nė mediat si njė oponencė e pavarur por, mė shumė nė oponentėt e saj politikė dhe filialat e kėsaj oponence nėpėr media tė shkruara dhe elektronike.
Nė mediat e kontrolluara nga oponentėt politikė tė LDK-sė, gjithnjė ka pasur njė ēasje negative nė kundrimin dhe plasimin e kėtyre zhvillimeve nė public. Jo pak herė edhe kanė pasur rezultate, pavarėsisht se sa kėto tė vjela, tė servuara mė pas nė publik kanė qenė nė favor tė Kosovės dhe fatit tė saj nėpėr kėto dy dekada.
Ky kundrim tendencioz e ka pėrcjellur LDK-nė sidomos pėr tė gjallė tė Rugovės, madje edhe pėrmes njė inati tė pashpjegueshėm qė, mė shumė se ballkanik, ėshtė inat shqiptar dhe, nuk e ka lėnė tė qetė as mė pas, anise me tone pak mė tė zbutura.
Gjithnjė nė emėr tė njė transparence dhe kinse nė shėrbim tė njė informimi tė shpejtė dhe ekskluziv pėr publikun, LDK-ja ka qenė dhe ka mbetur shėnjestra mediatike e Kosovės, mbase, edhe nga fakti se ka qenė gjithashtu dhe ka mbetur edhe partia mė toleruese dhe mė e komunikueshme po, edhe mė e parrezikshmja pėr kėto mediume..
Oponentėt politikė tė LDK-sė nė skenėn politike kosovare, duke mos pasur mundėsi vetė tė pėrballen drejtėpėrsėdrejti me LDK-nė nė terren , shkaku i shtrirjes, organizimit dhe ndikimit tė saj, zgjodhin ballafaqimin e tėrthortė me LDK-nė pėrmes njė pjese tė mediumeve, pėrballje kjo qė, megjithatė pati efektet e veta.
Brenda kėtij njėzetvjetėshi, ka pasur raste qė,disa nga kėto media, mė shumė janė pėrqėndruar, kanė shkruar dhe pėrcjellur veprimtaritė e njė aktivi tė LDK-sė se sa tė njė partie tė regjistruar nė nivel Kosove e cila, dorėn nė zemėr mund tė mos kishte anėtar as sa ai aktiv i LDK-sė. E mos tė flasim pėr fushatat e parreshtura mediale kundėr figurės sė Presidentit Rugova, tė kryesive tė saj apo edhe tė zyrtarėve tė tjerė lokal me ndikim nėpėr komuna tė rėndėsishme tė Kosovės.
Kėta oponentė politikė dhe mediatikė (pjesė e luftės sė pėrbashkėt pėr ta gjunjėzuar LDK-nė) armėn mė tė fortė pėr ta goditur LDK-nė , i kanė pasur burimet e brendshme, burimet e mirėinformuara, burimet e sigurta, burimet e afėrta dhe zėrat e njė oponence tė pėrhershme brenda vetė LDK-sė qė, edhe sot, anise tepėr e margjinalizuar, ėshtė prezente.
Pjesa dėrmuese e strategjisė pėr ti pėrcjellur dhe plasuar nė tregun kosovar sihariqet e pashterrshme nga LDK-ja ėshtė ndėrtuar mbi njė alenacė thashethėnash tė konstruktuara qė, tė koordinuara dhe tė pėrsėritura si shpesh, patėn efektet e veta dhe sot LDK-ja nuk ėshtė mė partia e parė nė Kosovė. Sepse, duke e nėnēmuar kėtė luftė tė vazhdueshme tė oponentėve tė saj, duke u sjellur me njė papėrgjegjėsi ndaj gjitha atyre goditjeve dhe, duke mos nxjerrė mėsime nga notat e dobėta qė i shėnoheshin nė publik, ajo injoroi edhe sanimet nga riparimet e brendshme, derisa u pėrgjysmua gati me zgjedhjet e fundit.
RREZIQET, SFIDAT
Edhe nė procesin reformues qė, rishtas e ka kthyer brenda gjirit tė saj dhe pėr tė cilin gati njė vit po orvatet ta bindė strukturėn e saj dhe anėtarėsinė e gjerė, qoftė ate qė i ka mbetur, qoftė ate qė ju ka pasivizuar apo edhe ate qė i iku nė ndėrkohė dhe, po pret ti kthehet, meqė ka njė koncenzus, ajo duhet tė flas me njė zė, tė veprojė nė njė linjė dhe, tė godas atje ku synon.
Duket se paraprakisht nuk janė studjuar sa duhet rreziqet dhe nuk janė identifikuar sfiduesit , sidomos sfiduesit qė vijnė prej oponentėve politikė dhe filialave tė tyre mediatike. Po, edhe sfiduesit nga brenda, atė oponencėn e pėrhershme qė, nė pamundėsi pėr ta marrė kalanė prej brenda, po e rrėnon atė nga brendėsia.
Kryesia aktuale e LDK-sė, ashtu ēfarė ėshtė, nė krejt kėto zhvillime qė i ka pėrpara dhe nė sfidat qė e presin, do duhej ta intensifikojė dhe unifikojė edhe mė shumė procesin reformues. Madje, pėr tė qenė mė efikas dhe mė tė mbarė, do duhej tė fillonin nga vetja.
SFORCIMI I PROCESIT REFORMUES
Pakoja reformuese, pėrveē hartimit dhe aprovimit nga kjo kryesi, do duhej ta ketė edhe miratimin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm si organi mė i lartė, duke dėshmuar se Reforma ėshtė nė suaza tė normave dhe rregullave partiake. Po, edhe duke e sforcuar gjithė kėtė proces reformues.
Me kėtė akt , do tė arrinin koncenzus edhe me oponencėn e brendshme po, do tia pakėsonin nė minimum municioninedhe oponecės sė jashtme dhe filialave tė tyre mediatike.
Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė, asnjėherė nė historinė e kėsaj partie nuk i ka zmbprapsur vendimet qė mė parė i ka aprovuar kryesia e partisė. Njė gjė tė tillė nuk do ta bėnte as tash, meqė ėshtė interes dhe domosdoshmėri ky process reformues.
Tjetra, duke qenė unikė nė zbatimin e Pakos reformuese dhe, duke nisur me shembuj konkret nga vetė kryesia e LDK-sė, ata do krijonin hapėsira angazhuese edhe pėr njė numėr tė konsideruar aktivistėsh dhe zyrtarėsh tė lartė tė LDK-sė qė pėr momentin janė tė paangazhuar po, posedojnė potenciale tė mėdha vepruese nė terren. PO, edhe pėr njė mori kuadrosh tė reja qė po aderojnė apo edhe po I rikthehen LDK-sė.
Gjithashtu, nė kėtė proces qė do duhej tė jetė racional dhe, nė asnjė mėnyrė pėrjashtues (sepse reforma nuk eliminon, ajo vetėm legjitimon pėrmes votės) , ata do duhej ta respektojnė edhe pozitėn momentale tė liderit tė partisė, Presidentit tė Republikės, dr. fatmir Sejdiut dhe, ta sforcojnė koncenzusin ndaj tij, meqė liderėt as nuk krijohen e as nuk rriten brenda natės, duke e bindur anėtarėsisė se nuk po bėhet luftė pėr lider tjetėr po, pėr njė veprim tjetėr dhe tepėr tė ndėrgjegjshėm, shoqėruar edhe me vizion tė ri, me program qė pėrputhshet me realitetet e krijuara nė Kosovė dhe pėrcaktimet ideologjike si dhe me strukturė tė re qė do del nė fund pėrmes njė procesi tė rregullt zgjedhor, proces i ndėrtuar nė qėndrime, kritere dhe votė demokratike.
Nė tėra kėto veprime, qasja e LDK-sė do duhej tė pėsojė ndryshime edhe nė raport me oponentėt politikė me tė cilėt do pėrballet nesėr nė procese tjera politike.
LDK-ja duke verifikuar qartė pėrcaktimin e saj politikė nė rrjedhat e reja kosovare, do tė vihej nė ballė tė sė djathtės politike kosovare dhe do ti ridefinonte raportet me oponentėt e pėrafėrt politikė si dhe do krijonte distancė tė qartė me oponentėt tjerė qė i pėrkasin tjetrės linjė politike.
Me kėtė, ajo do ta pėrgjysmonte oponencėn e saj politike, do diktonte nė masė tė mirė edhe njė imazh tė ri mediatikė. Sepse, me reformimin e LDK-sė,pashmangshėm do reformoheshin dhe profilizoheshin edhe partitė tjera e, me kėtė edhe vetė mediat, tė cilat ose do tė pėrcaktohen krejtė tė pavarura ose, do tė tregonin mė qartė se nė cilėn strehė partiake struken.nuk
Mė parė se tė themelojė ndonjė medium tė vetin, LDK-ja mund ti pėrforcojė mekanizmat informative e propogandues qė i ka brenda vetes si dhe tė formulojė njė qasje tė re dhe tepėr tė diciplinuar me mediat , tė cilave do tua respektonte deri nė fund pavarėsinė po, edhe do ti saknsiononte nė shpifjet dhe fushatat qė mund ti ndėrmarrin ndaj saj, Krejt sipas njė normeje ligjore. Po, duke hequr dorė pėr tu bėrė mish pėr top nėpėr tytat e tyre. Tyta qė bazėn e kanė tek oponenca e saj politike.
LDK, si partia mė e madhe politike pėr njė kohė tė gjatė e ka rastin mė tė mirė qė, pėrmes kėsaj Pakoje reformuese dhe njė procesi normal qė do duhej shtrirė deri nė vijat ė fundme horizontale, njėmend tė rikthehet atje ku e kishte vendin dhe ku e meriton.
E gjithė zhurma, sidomos kjo mediake, qė vie kruyesisht prej atyre oponentėve politikė qė janė edhe konkurentėt mė tė mėdhenj tė saj nė skenėn politike dhe, qė mjerisht ju frikėsohen reformave nė LDK (sepse kėtė e kanė dėshmuar nė vazhdimėsi), do ti ulin zėrat dhe ēirrjet posa ky proces tė nisė e tė ecėn drejt, ashtu edhe si duhet.
Gjilan, 25 Mras 2009
|
|
|