Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Samiti i NATO-s ėshtė mė shumė se njė festė

Shkruan: Jaap de Hoop Scheffer Me tė drejtė, kriza globale ekonomike ka qenė pėr muaj tė tėra lajm i faqeve tė para. Qeveritė po hedhin qindra miliarda nė tregje, ato po intensifikojnė nivelin e rregullimit dhe mbikqyrjen e tregut. Gjithashtu ato po punojnė pėr bashkėrendimin e veprimeve tė tyre, duke pėrfshirė dhe Takimet e G – 20, qė sapo ka pėrfunduar nė Londėr, pasi ėshtė e qartė si kristali, se ky problem i kapėrcen kufijtė kombėtarė dhe kėrkon zgjidhje shumėpalėshe. Shumė prej kėtyre liderėve kanė ardhur nė Samitin e NATO-s nė Strasburg dhe Kehl pėr tė folur mbi sigurinė. Por kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndryshim tėrėsor tė tematikės. Pėrfytyroni se ē’mund tė ndodhte me sistemin financiar ndėrkombėtar, i brishtė siē ėshtė ai sot, sikur tė bėhej njė sulm tjetėr terrorist nė njerin prej qyteteve tona. Ēdo tė ndodhte me investimet dhe rritjen ekonomike, nė rast se do tė kėrcėnohej tranzitimi i lirė i energjisė? Dhe, a do tė ishin nė gjendje ekonomitė qė po luftojnė pėr tė mbajtur ingranazhet e tyre nė lėvizje tė shmangnin dėmet serioze nėse do tė bėheshin objekt i ndonjė sulmi kibernetik nga i cili Estonia e pėsoi dy vjet mė parė? Kėto janė shqetėsime reale. Siguria nuk ėshtė njė ēėshtje fakultative, pra diēka pa tė cilin ju mund tė jetoni kur ka shtrėngesė parash. Siguria ėshtė themeli mbi tė cilėn ngrihet begatia jonė. Dhe, ashtu si ekonomia, sot mė shumė se kurrė, siguria mund tė ndėrtohet vetėm nėpėrmjet bashkėpunimit shumėkombėsh. Kjo ėshtė arsyeja pse Samiti i NATO-s ėshtė mė shumė se njė festė. Ai ėshtė njė takim ku udhėheqėsit e Aleancės duhet t’i kryejnė gjėrat. Para sė gjithash, ata do tė duhet tė pėrcaktojnė njė rrugė tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen e Afganistanit. Kanė kaluar 8 vjet nga koha kur talibanėt u hoqėn nga pushteti dhe kur njė numėr grupesh terroriste, nga tė cilėt mė famėkeqi, Al Qaida humbėn strehėn e tyre tė sigurt. Qysh nga ajo kohė ka mjaft pėrparime; po rikthehet jeta normale nė vendet ku mė parė nuk ka kishte diēka tė tillė, gratė kanė liri qė nuk i kanė patur mė parė si dhe kanė zenė vendin e tyre nė jetėn publike, ndėrkohė qė pėr terroristėt nė Afganistan nuk ka paqe. Por, njė vlerėsim i ndershėm do tė vinte gjithashtu edhe nė pėrfundimin se ne nuk jemi ende aty ku do tė kishim dashur tė ishim tani. Rebelimi nė Afganistan dhe pėrgjatė kufirit me Pakistanin vazhdon; korrupsioni dhe trafiku i narkotikėve janė bėrė sėmundje kronike, ndėrsa pėrpjekjet nė kuadrin e ndihmės ndėrkombėtare janė mjaft tė copėzuara. Ne duhet tė punojmė pėr rezultate mė tė mira, pėrpara se durimi i bashkėsisė ndėrkombėtare dhe i popullit afgan tė venitet. Muajt e kaluar, Presidenti Obama ka zhvilluar konsultime tė gjera me aleatėt, ndėrsa SHBA ka rishikuar qasjen e saj tėrėsore ndaj kėsaj sfide, duke e pėrfshirė atė nė doktrinėn amerikane. Samiti ynė na jep mundėsinė pėr njė shkėmbim tė plotė idesh, por dhe, siē shpresoj unė, pėr arritjen e njė konsensusi mbi njė kurs tė pėrbashkėt tė Aleaancės pėr tė ardhmen, duke mbajtur parasysh qasjen e re amerikane – mė shumė mbėshtetje pėr Pakistanin, pėrpjekje shumė mė tė mėdha pėr fuqizimin e policisė, bashkėrendim mė tė mirė tė ndihmės dhe hapa transparente nga ana e Qeverisė Afgane nė luftėn ndaj korrupsionit. Liderėt e NATO-s do tė diskutojnė gjithashtu edhe mbi njė mėnyrė tė pėrbashkėt veprimi nė tė ardhmen lidhur me njė element tjetėr kritik tė sigurisė gjatė Shekullit tė XXI: krijimin e njė partneriteti tė vėrtetė me Rusinė. Ndėrmjet ka shumė mė tepėr gjėra qė duhet t’i bėjmė sė bashku dhe me pėrfitime tė pėrbashkėta, duke pėrfshirė Afganistanin, mbrojtjen raketore dhe terrorizmin. Edhe nė kėto fusha ka shumė vend pėr pėrmirėsime nga tė dyja palėt. Nuk pėrbėn sekret fakti qė kur vjen puna pėr Rusinė, brenda NATO-s ka njė gamė tė gjerė pikėpamjesh, qė fillojnė nga mendimi pėr tė qenė tė kujdesshėm deri tek prirja pėr pėrulje. Deri sa tė mos kemi ngushtuar kėtė hendek, do tė jetė gjithnjė e vėshtirė pėr tė angazhuar efektivisht Rusinė, si kur meremi, ashtu dhe kur nuk merremi vesh me tė. Duke thėnė kėtė, ėshtė e nevojshme qė edhe Rusia tė vendosė nėse e njeh dėshirėn e NATO-s pėr partneritet, apo do tė vazhdojė ta shohė NATO-n pėrmes prizmit tė Luftės sė Ftohtė, tė cilėn e kemi lėnė pas me kohė. Njė sfidė tjetėr e vėrtetė e Samitit do tė jetė edhe fillimi i pėrgatitjeve tė sotme pėr sfidat me tė cilat mund tė ndeshemi nesėr. Liderėt e Aleancės do tė miratojnė Deklaratėn e Aleancės mbi Sigurinė, e cila jo vetėm qė do tė afirmojė detyrėn thelbėsore tė NATO-s, por dhe do tė pėrcaktojė nė vija tė pėrgjithshme se ēfarė duhet tė bėjė NATO nė tė ardhmen. Unė shpresoj se ajo do tė lanēojė gjithashtu edhe procesin e rishikimit thelbėsor tė Konceptit Strategjik tė NATO-s, njė prej dokumentave mė tė rėndėsishėm udhėrrėfyes tė Aleancės, me synim arritjen e njė marrėveshje ndėrmjet aleatėve mbi atė qė NATO duhet tė bėjė nė Shekullin e XXI, duke pėrfshirė dhe mbrojtjen tonė kibernetike apo sigurinė energjitike – fusha kėto ku besoj se NATO duhet tė bėjė mė shumė pėr tė shtuar vlerėn e saj unikale. Eshtė e qartė se pėr 28 liderėt e NATO-s do ketė shumė punė pėr tė bėrė gjatė kėtij takimi relativisht tė shkurtėr. Megjithatė, kjo nuk do t’i shkėpusė ata nga disa festime tė rėndėsishme. Aleatėt do tė mirėpresin me ngrohtėsi vendimin e Presidentit Sarkozi qė Franca tė zerė sėrish plotėsisht vendin e saj nė NATO. Shqipėria dhe Kroacia do tė zenė vendet, tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e tyre si antarėt e 27 dhe 28 tė Familjes sė NATOS. Gjatė Samitit do tė bėhet edhe festimi i 60 vjetorit tė themelimit tė NATO-s. Njė gazetar kolumnist ka shkruar se “Kur Aleancat fitojnė, ato vdesin” Por NATO ėshtė gjallė dhe vitale, sepse asaj i duhet tė kryejė detyrėn e saj unike: tė jetė vendi ku Europa dhe Amerika e Veriut qėndrojnė sė bashku, konsultohen sė bashku dhe tė veprojnė sė bashku pėr tė garantuar sigurinė e tyre tė pėrbashkėt. Pikėrisht ky rol do tė riafirmohet dhe forcohet edhe mė tej nė Samitin e kėsaj fundjave. (Artikull i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer me rastin e Samitit tė 60 Vjetorit tė themelimit tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks