|
|
Autostrada Ibrahim Rugova
Shkruan: Vehbi Miftari
Vetėm disa ditė mė parė, nė zyrėn e tė parit tė shtetit, rrethuar nga statujat e bronzta tė figurave nacionale, Skėnderbeut e Nėnės Tereze, mbi koncepte intelektuale dhe morale, mu dha rasti i shkėlqyer qė tė diskutoja pėr trashėgiminė nacional-kulturore tė shqiptarėve, si dhe pėr ekzistimin e njė modeli tė papėrsėritshėm politik tė ndėrtuar mbi kėto premisa nė fundvitet 80 tė shekullit tė kaluar.
Tashmė kisha shkruar njė libėr pėr njė ikonė tė tretė, e cila tashmė rrinte pėrbri tyre nė zyrė, prijėsin e vizionarin politik tė Dardanisė, dr. Ibrahim Rugovėn, njeriun i cili duke u nisur nga paradigma tė tipit nacional-kulturor modeloi njė program politik me parabazė nacionale, i cili u shndėrrua shpejt nė model politik pėr Europėn e fundshekullit XX. Prandaj, ēfarėdo qė mund tė thosha ose qė do tė mund ti them nė kėtė tekst janė vetėm rimarrje e konceptit themelor pėr filozofinė e papėrsėritshme politike tė njeriut i cili i shėrbeu vendit tė tij dhe i fali njė model pėrfaqėsimi tė papėrsėritshėm.
Por, duke qenė i rrethuar nga figura-model, sikur ėshtė heroi nacional i shqiptarėve, Skėnderbeu, i cili krijoi projektin mesjetar evropian tė shqiptarėve, ose Nėna Tereze, e cila dha modelin e shėmbėlltyrės morale gjithandej nėpėr botė, nuk mund tė mos e vėreja njė dimension tė veēantė nė filozofinė politike tė Rugovės: rikthimin nė shenjat origjinare, si dhe pėrdorimin e trashėgimisė nacional-kulturore, paradigmave tė saj, si premisa pėr projekt nacional.
Ai, ta zėmė, e rimori projektin evropian mesjetar tė Skėnderbeut si model tė pėrfaqėsimit politik, edhe pse nuk i referohej veēan, ndėrsa e shihte shėmbėlltyrėn morale nė modelin e Nėnės Tereze, dhe i zbulonte kėsisoj shenjat e identitetit nacional e tė rolit tė shqiptarėve nė kapėrcyell tė shekujve, duke nėnvizuar edhe rolin e tyre nė ndėrtimin e vlerave qytetėruese perėndimore. Vendi i tij, sikur thoshte shpesh, ishte jo vetėm vend nė tė cilin ndodhnin pėrthyerjet e mėdha tė qytetėrimeve, por edhe vend nėpėr tė cilin kalonin projekte tė rėndėsishme qė i lidhnin kėto qytetėrime. Ai gjurmonte nė histori dhe e krijonte pėrmasėn reale tė veprimit politik. Andaj, edhe ideja pėr ndėrlidhjen e Durrėsit me Prishtinėn, e hedhur ne vitet e hershme 90 (me sa kujtoj, mė 1994) nga Presidenti Rugova, ėshtė kėrkesė pėr tė promovuar integrimin shpirtėror e fizik tė shqiptarėve dhe krijimin e baraspeshės historike nė Evropėn Juglindore, por duke e artikuluar njė strategji tė drejtpeshuar politike.
Ēfarė mund tė thuhet tani pėr njeriun i cili i rikthehej traditės sė mirė tė popullit tė vet dhe i kėrkonte parimet universale nė kodin e sjelljes sė tij? Ose, ēfarė mund tė diskutonim nė ato momente reflektimi tė thellė pėr figurėn nacionale tė dr. Rugovės nė kohėn kur Qeveria e Republikės po fillonte shpronėsimin e pronarėve nė segmentin Vėrmicė-Prizren, nga do tė kalonte traseja e autostradės Prishtinė Durrės? Si mund tė mos e pranonim se pavarėsisht emėrtimit formal (dikush tha se autostradave u vihen numra dhe ne e kemi edhe sot parasysh kėtė) tė mos flisnim pėr projektin e tij pėr autostradėn qė i lidh shqiptarėt dhe i cili, po e ritheksoj, teksa dukej utopik, ishte shumė largpamės, ndėrlidhej me njė emėr nė krye tė herės: me atė tė dr. Rugovės? Si mund tė mos propozonim (tek e fundit, a ėshtė e domosdoshme tė propozonim, teksa shqiptarėt prej kohėsh e quajnė atė Autostrada e Presidentit Rugova), pra si mund tė mos propozonim qė shqiptarėt tė mėsoheshin me kuptimin simbolik qė autostrada tė njihej me emrin e prijėsit e vizionarit, njė ide monumentale e tij dhe njė projekt i LDK-sė pėr zhvillimin e etnisė nė Europėn Juglindore? Kjo u theksua nė konferencėn e rregullt me medie tė LDK-sė dhe pati jehonė tė madhe.
Por, ēfarė nėnkuptonte nė tė vėrtetė pėr dr. Rugovėn ideja e autostradės dhe cili ishte konstelacioni politik nė tė cilin ajo ide ėshtė shpallur?
Ideja e tij pėr autostradėn Prishtinė-Durrės ėshtė shpallur nė kohėn kur nė Shqipėri tashmė ishte tejkaluar dehja nga tė prekurit e demokracisė, ndėrsa nė Kosovė gjithēka rrezikohej nga mungesa totale e saj, madje nė kohėn kur ende ishte i vakėt kujtimi pėr kėrkesat e tipit maksimalist, sikur ishte formula e njohur Duam bashkim me Shqipėrinė. Ideja pėr njė rrugė e cila do ti lidhte tė dyja vendet pa paragjykimin nėse kjo rrugė do tė kishte jo vetėm kuptim real, por mė tepėr simbolik e shpirtėror, rrezikonte tė mos kuptohej (sikur shumė propozime tė tjera) ose madje edhe tė pėrqeshej. Por, sikundėr ndodh shumė herė brenda fatit historik tė popujve, duhet kohė pėr tu vėrejtur njė parashikim i cili i tejkalon pėrmasat e pritjes kolektive dhe tė tė njohurit tė tyre pėr strategjinė integruese. Fakti se jo rrallė thoshte: Nėpėr vendin tim kalojnė rrugė tė rėndėsishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia, sado i pazakontė mund tė duket, kishte qėllimin e pėrkufizimit kulturor tė hapėsirave shqiptare nė Evropėn Juglindore dhe peshėn e tyre nė histori. Andaj, edhe ideja pėr ndėrlidhjen e Durrėsit me Prishtinėn, dhe mė tej me hapėsirat ballkanike ėshtė kėrkesė pėr tė promovuar ide nxitėse tė integrimit shpirtėror tė shqiptarėve dhe tė krijimit tė baraspeshės historike nė Evropėn Juglindore, por duke e artikuluar njė strategji tė drejtpeshuar politike.
Por, kėrkesa pėr autostradėn Durrės-Prishtinė, sado pragmatiste tė duket, ėshtė e ndėrlidhur po kėshtu me njė analizė tė detajuar tė tipit tė diplomacisė vepruese. Ajo buron nga shqyrtimi i opsioneve tė mundshme tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Europėn Juglindore, por nėse euforikėt synonin ta ndėrlidhnin fatin e tyre me ėndrrėn pėr bashkim fizik kombėtar, ai e shihte atė tė realizuar nė mundėsinė pėr integrime, prandaj pėrqendrimi i tij nė kėrkesėn pėr Kosovėn shtet tė pavarur e sovran ėshtė refleksion i njė strategjie dominuese mbi pritjet e zakonshme.
Le tė saktėsojmė, prandaj, edhe njė herė krejt nė fund tė kėtij teksti: Ibrahim Rugova e lexonte shumėfish sfidėn e antikitetit, besonte nė traditėn e popullit tė vet dhe e ndėrtonte modernitetin e tij pėrmes rikrijimit tė shenjave nacionale. Ishte i papėrsėritshėm nė aftėsinė pėr ta gjykuar jo vetėm momentin politik, por edhe vizionin pėr tė ardhmen. Ideja pėr autostradėn qė i lidh shqiptarėt, ide e cila bart vulėn e tij, qoftė si ide, qoftė si pėrpjekje pėr ta jetėsuar atė, tashmė ėshtė duke u realizuar. Kuptimi simbolik pėr emėrtimin e kėsaj rruge Autostrada Ibrahim Rugova, prandaj, nuk ėshtė mė vetėm simbolik. U pėrket shqiptarėve gjithandej qė ta njohin si vizion tė tyre pėr tė ardhmen.
(Autori ėshtė zėdhėnės i LDK-sė)
|
|
|