|
|
Njohja e shteteve dhe qeverive tė reja sipas tė drejtės ndėrkombėtare
Shkruan: Burim Breznica
Sipas tė Drejtės Ndėrkombėtare shtetet janė subjekti mė i rėndėsishėm i sė drejtės. Njė shtet pėrbėhet nga territori, popullsia dhe organizimi/autoriteti apo ushtrimi i pushtetit. Ekspertėt e tė drejtės ndėrkombėtare konstatojnė se njohja formale nuk ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė qė njė shtet tė ekzistojė sipas sė drejtės ndėrkombėtare. Poashtu nuk ka rėndėsi a ishte shtetformimi legal ose ilegal apo shteti i ri nuk pėlqehet shumė, mė e rėndėsishmja ėshtė qė shteti i ri tė ketė elementet shtetformuese siē u theksua mė lart: territori, popullsia dhe ushtrimi/zbatimi i pushtetit (Referenca: Hakan Stromberg&Goran Melander, Folkratt, 2003, Stockholm ).
Njohja e njė shteti tė ri nga njė shtet tjetėr nėnkupton konstatimin zyrtar se kushtet elementare pėr ekzistimin e atij shteti sipas tė drejtės ndėrkombėtare janė tė plotėsuara dhe shteti i njohur funksionon dhe ėshtė nė gjendje tė marrė obligimet ndėrkombėtare pastaj tė zhvillojė marrėdhėniet bilaterale dhe multilaterale nė fusha tė ndryshme. Njohja e njė shteti nga njė tjetėr mund tė jetė poashtu implicite p.sh. kur tė vendosen marrėdhėniet diplomatike mes dy shteteve.
Mosnjohja e njė shteti tė ri nuk d.m.th se ka ndonjė kuptim praktik dhe shteti i ri mund tė ekzistoj pėrkundėr kėsaj nė mėnyrė efektive por nė anėn tjetėr mund tė marrė njė kohė pėr shtetin e ri qė tė anėtarėsohet nė OKB dhe agjenci apo organizata ndėrkombėtare qė kanė kusht kėtė anėtarėsim dhe janė tė lidhura me OKB-nė dhe nė organizata apo institucione tjera ndėrkombėatre ku mund tė kėrkohet anėtarėsimi me dy tė tretat e votave. Por nė anėn tjetėr, anėtarėsimi p.sh nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore bėhet me shumicen e votave tė vendeve anėtare dhe kėto vota ndahen nė bazė tė kontributeve financiare tė tyre, qė d.m.th se njė vend me votat e nevojshme nga vendet e zhvilluara mundet tė anėtarėsohet nė kėto dy institucione tė rėndėsishme financiare ndėrkombėtare.
Sipas tė drejtės ndėrkombėtare ka dallim mes njohjes de facto dhe asaj de jure qė shtetet bėjnė. Njohja de fakto bėhet nė rastet kur njė shtet apo qeveri e re ende nuk ėshtė stabilizuar plotėsisht dhe kjo njohje ėshtė provizore dhe mund tė tėrhiqet nga ana e shtetit njohės. Njohja de jure sipas tė drejtės ndėrkombėtare ėshtė pėrfundimtare dhe nuk mund tė ndryshohet apo tėrhiqet (ju lutem shiko tė njėjten referencė si mė lart). Njė shembull klasik i njohjes de facto ėshtė rasti i shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit tė Izraelit, nė atė kohė Suedia njohu kėtė shtet fillimisht vetėm de facto me argumentin se kishte paqartėsi dhe se do tė shikonte sesi do tė zhvilloheshin ngjarjet pas vrasjes tė ndėrmjetėsuesit suedez tė OKB-sė, Folke Bernadotte. Vetėm pas njė kohe u shpall edhe njohja de jure nga shteti suedez pėr Izraelin.
Njė aspekt tjetėr me rėndėsi ėshtė edhe koha e marrjes sė vendimit pėr njohjen e njė shteti tė ri. Kjo sigurisht se varet nga faktorė tė brendshėm, interesat shtetėrore dhe gjeopolitike tė njė vendi, a ėshtė njė vend nė fushatė zgjedhore apo jo, raportet historike dhe tradicionale sikurse edhe ndikimi nga vende mike tė shtetit tė ri, pėrvec tjerash. Shembull konkret: kur Bangladeshi shpalli pavarėsinė nga Pakistani mė 1972 shumė shtete priten para se ta njohėn gjersa pėrfundoi konflikti i armatosur dhe Bangladeshi mundi tė kontrollonte dhe ushtronte pushtetin nė territorin e tij tė pavarur.
Pranimi i shteteve tė reja ėshtė akt apo vendim politik dhe ka mė shumė rėndėsi politike edhe pse kjo sjell edhe efekte juridike dhe praktike. Kur p.sh u rrezua regjimi i Pol Potit nė Kamboxhė mė 1979 pas intervenimit tė Vietnamit shumė shtete perėndimore hezituan tė pranonin qeverinė e re me arsyetimin se ajo ishte krijuar me intervenimin e njė shteti tė tretė.
Shumė shtete si p.sh Zvicra, Suedia dhe tė tjera nuk kėrkojnė njohje tė reja tė qeverive dhe as qė kėrkojnė qė shtetet tjera ta bėjnė atė p.sh. pėr qeveri qė janė nė ekzil nė vende tė tjera pasi qė njihen si shtete neutrale nė politikėn ndėrkombėtare.
Nė kėto 20 vitet e fundit janė krijuar shumė shtetė tė reja nga ish Jugosllavia, ish Bashkimi Sovjetik, ish Cekosllovakia dhe tė tjera dhe pėrhapja e demokracisė dhe lirisė nė shtetet e reja tė krijuara duke pėrfshirė edhe Republikėn e Kosovės ėshtė evidente dhe si rezultat normal i shpėrbėrjes sė diktaturave dhe krijesave artificiale tė lartpėrmendura.
Sipas mendimeve tė shumė ekspertėve tė shteteve tė reja por edhe studimeve tė bėra nė kėtė fushė janė disa gjėra me rėndėsi tė veēantė pėr shtetet e reja tė krijuara e ato janė: vizioni dhe strategjia pėr tė ecur pėrpara, forcimi i institucioneve dhe kapaciteteve intelektuale-menaxhuese e qeverisėse, pėrgatitja e legjislacionit modern dhe demokratik nė pajtim me standardet ndėrkombėtare, zbatimi i ligjit dhe gjyqėsori i pavarur pastaj zhvillimi i aktiviteteve diplomatike tė ngjeshura dhe efektive, angazhimet intenzive dhe koordinimi me aleatėt strategjikė pėr ēėshtje tė rėndėsishme, durimi i duhur dhe persistenca nė rrugėn e nisur, zhvillimi ekonomik dhe proceset integruese rajonale apo mė tė gjėra, media e lirė dhe e pavarur dhe tė tjera me radhė.
(Pikėpamjet akademike-hulumtuese dhe qėndrimet nė kėtė analizė mbi njohjen e shteteve tė reja janė personale dhe nuk pėrfaqėsojnė qėndrimet e institucionit ku autori ėshtė i punėsuar).
|
|
|