|
|
DOMOSDOSHMĖRIA E NDRYSHIMEVE NĖ LDK PRET VEPRIME
Shkruan: Sabit Rrustemi
Pajtimi unanim i organeve udhėheqėse tė LDK-sė, thuaja nė tė gjitha nivelet pėr domosdoshmėrinė e ndryshimeve tashmė ėshtė punė e kryer.
Pakoja e ndryshimeve , e inicuar nga dy dokumente bazė tė presidentit Sejdiu, lider pauses i LDK-sė, dhe e ndihmuar profesionalisht nga institute tė rėndėsishme ndėrkombėtare (SHBA Gjermani), ka kohė qė ka rezultuar me vendime konkrete tė Kryesisė , tė cilat sipas normave statutare, mund tė pėrforcoheshin mė tej me aprovimin final nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė.
Pakoja e ndryshimeve tė parapara dhe tė aprovuara me koncensus tė lidershipit tė LDK-sė, ka pėrmbyllur fazėn e parė, krijimin e atmosferės pėr ndryshime si dhe mbėshtetjen nga baza, premisa kėto qė po rikthejnė dhe sforcojnė besimin nė kėtė proces aq tė domosdoshėm dhe tashmė tė paevitueshėm .
Duke marrė mbėshtetjen nga baza pėr kėto ndryshime, lidershipi tash, pa vonesė duhet tė hyjė nė fazėn e dytė, me zbatimin e vendimeve tė aprovuara, sipas njė dinamike qė shkon nė interest ė tė gjithėve dhe ėshtė nė koherencė me situatėn dhe proceset vijuese politike, para se gjithash me zgjedhjet locale tė kėsaj vjeshte, pėr tė cilat ėshtė mėse I mirėseardhur njė pajtim i pėrgjithshėm pėr kandidatėt pėr kryetarė komunash dhe strukturat legjislative komunale. Gjithnjė duke pasur objektiv kryesor edhe ofertėn zgjedhore e cila do duhej tė burojė nga kjo Pako ndryshimesh, duke qenė tėrėsisht nė pėrputhje me rrethanat e reja qė janė krijuar nė Kosovė pas 17 Shkurtit 2008 e kėndej.
Promovimi i konkurencės
Pėrmbajtja e ndryshimeve , nė realitet pėrfshijnė anėn programore dhe atė rregulaltive strukturore tė partisė.
Kjo pėrmbajtje e ndryshimeve ėshtė nė interes tė tė gjithėatyre qė i pėrkasin LDK-sė. Fatmirėsisht edhe si e tillė ėshtė kuptuar. Kėshtuqė, prej kėtij procesi do tė ketė vetėm fitues dhe pėrfitues, nė kuptimin e pėrgjithshėm tė fjalės. Sepse do tė shkruhet dhe aprovohet njė Program i ri, nė pėrputhje me aspiratat e anėtarėsisė sė saj tash qė jeton dhe vepron nė njė shtet tė ri, pas pėrmbushjes sė njė viizioni pėr tė cilin u angazhuan, sakrifikuan dhe gjakuan pėr dy dekada.
Programi i ri i LDK-sė, pashmangshėm do tė burojė nga vizioni rugovian, duke i pėrforcuar mė tepėr objektivat nacionale qė vetė Presidenti historik i Kosovės dhe i LDK-sė, dr. Ibrahim Rugova i kishte bėrė publike nė vitin 2001, nė zgjedhjet e para nacionale; demokraci funsionale , zhvillim ekonomik dhe integrimet euro-atlantike.
Mbi kėto tri premise, mund tė formulohet vizioni i ri, qė pėr bazė ka boshtin e idesė rugoviane, si pjesė e njė filozofie politike e cila ia hapi rrugėn Kosovės drejt familjes sė shteteve mė demokratike dhe tė zhvilluara tė botės sė sotshme.
Programi dhe vizioni i ri i LDK-sė, patjetėr qė duhet tė jenė pjesė e debatit me anėtarėsinė, simpatizantėt dhe vetė mbėshtetėsit e saj para se tė marrė aprovimin final nga Kuvendi i Pėrgjithėshėm i saj qė, pritet tė zgjidhen nga njė proces zgjedhor.
Pėrpos kėsaj, nė anėn rregulaltive normative, priten dhe kėrkohen ndryshime pozitive nė statut si dhe promovim tė konkurencės dhe zhvillimim tė mėtejmė tė demokracisė sė brendshme qė e ka veuar nga tė tjerat parti, prej themelimit.
LDK-ja, pėrmes kėsaj Pakoje ndryshimesh pritet ta promovojė mbi tė gjitha votėn e lirė po edhe koncenzusin ndaj gjithė atyre kuadrove politike e ekzekutive qė zgjedhen pėrmes votės sė lirė apo atyre qė marrin mandate ekzekutive dhe qė parashihet rregullisht ti nėnshtrohen pėrgjegjėsisė dhe llogaridhėnies.
Pjesa e ndryshimeve tė LDK-sė nė ecjet afatshkurtėra pritet tė marrė edhe njė dimension tė ri, njė anėtar njė votė, qė nėnkupton thellim tė demokracisė sė brendshme po, edhe shkarkim nė strukturė nga ngarkesat e panevojshme me mė shumė poste.
Duke ushtruar jo mė shumė se njė post brenda partisė dhe, jo mė shumė se njė gjithashtu brenda institucioneve shtetėrore (lokale e qendrore), struktura kadrovike brenda LDK-sė, do pėrfitojė njė numėr tė madh profilesh profesionale qė do kenė rastin pėr tė kontribuar dhe ndihmuar nė zhvillimin e LDK-sė po, edhe tė vetė institucioneve shtetėrore ku ajo ka mandate dhe ka marrė pėrgjegjėsi..
Me gjuhėn e politikės, kjo pritet tė jetė hapja me e madhe e LDK-sė, ndaj njė mal kuadrosh, tė njohura po, edhe tė kuadrove tė tjera, tė shumta qė ende nuk kanė pasur rastin pėr tu dėshmuar sa duhet dhe ku duhet.
Pėr jetėsimin nė praktikė tė kėsaj Pakoje, janė nxjerrė edhe ato 22 dy vendime nga ana e Kryesisė, vendime qė do duhej tė operiacionalizohen sipas nevojės dhe situatave, pėrmes njė racionaliteti veprues nė terren pa humbur mė shumė nė kohė.
Gjilan, 17 Prill 2009
|
|
|