Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Fjalimi i Presidentit tė Republikės sė Kosovės, dr.Fatmir Sejdiu, nė Forumin Ekonomik Euro-Aziatik

Stamboll, 6 maj 2009 I nderuar dr. Akan Suver, drejtor i Fondacionit Marmara Tė nderuar presidentė dhe ish-presidentė, Tė nderuar ministra dhe burrėshtetas tė tjerė, Pjesėmarrės nė kėtė forum tė respektuar, Ju pėrshėndes nė emėr tė popullit dhe institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Shfrytėzoj rastin qė edhe njė herė tė shpreh kėnaqėsi tė veēantė pėr praninė time kėtu dhe tė falėnderoj Qeverinė dhe popullin e Turqisė pėr pėrkrahjen qė i kanė dhėnė dhe po i jep Republikės sė Kosovės. Republika e Kosovės iu bashkua kombeve tė lira tė globit mė 17 shkurt 2008. Ishte njė vendim historik pas shumė pune, flijimi dhe pėrkushtimi tė brezave tė tėrė. Kjo datė mbylli faqen e rėndė dhe tė vėshtirė tė historisė sonė dhe hapi njė kapitull tė ri tė zhvillimeve tė gjithėmbarshme pėr Kosovėn. Procesi i gjatė dhe i vėshtirė i pavarėsisė sė Kosovės pasoi nga njohjet ndėrkombėtare tė shteteve mė tė fuqishme tė botės, qė tani ka arritur nė 58 vende nga tė gjitha anėt e globit. Kėshtu, ka mė shumė se njė vit qė institucionet dhe qytetarėt e Republikės sė Kosovės morėn pėrgjegjėsitė dhe detyrimet sikur tė gjithė popujt dhe shtetet e botės sė lirė dhe demokratike. Situata specifike e krijuar nė Kosovė deri nė vitin 1999, bėri qė Kosova pas luftės tė kryejė pėrnjėherė tri procese shumė tė rėndėsishme: tejkalimin e pasojave tė luftės, ndėrtimin e shtetit tė ri demokratik dhe tranzicionin ekonomik kah njė ekonomi e tregut me qasje liberale. Tranzicioni ekonomik nė Kosovė filloi gati dhjetė vjet pasi kishte lėshuar shtat nė tė gjitha vendet e Evropės Lindore dhe tė Ballkanit, nė rrethana mjaft tė ndryshuara ekonomike dhe politike. Prania ndėrkombėtare nė Kosovė menjėherė pas luftės kontribuoi nė tejkalimin emergjent tė pasojave tė luftės dhe nė fillimin e procesit tė konsolidimit, edhe pse gjatė gati 9 vjetėve tė administrimit ndėrkombėtar, pėrqendrimi i UNMIK-ut nė problemet zhvillimore ekonomike nuk ishte nė harmoni me pritjet e qytetarėve tė Kosovės. Ne pas luftės pėrjetuam njė gjendje shumė tė rėndė ekonomike. Ekonomia ishte shkatėrruar dhe plaēkitur, si rezultat i okupimit dhjetėvjeēar dhe i pasojave tė luftės. Mbi dhjetė vjet nuk ishte investuar dhe nuk ishin shlyer borxhet ndaj institucioneve financiare ndėrkombėtare. Trashėguam njė papunėsi shumė tė lartė (mbi 50 pėr qind) dhe njė gjendje ku shkalla e varfėrisė arrin gati 50 pėr qind , ndėrkaq varfėria ekstreme prej 15 pėr qind . Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe pranimi i Kosovės nga shumė vende evropiane dhe botėrore ka hapur mundėsi pėr perspektivė shumė mė tė mirė zhvillimore. Mbi tre tė katėrtat e vendeve qė kanė pranuar Kosovėn janė nga Bashkėsia Evropiane, pėrfshirė shtetet mė tė zhvilluara botėrore. Shtetet qė kanė pranuar Kosovėn prodhojnė rreth 80 pėr qind tė GDP-sė botėrore. Kosova po angazhohet pėr krijimin e parakushteve pėr zhvillimin e njė ekonomie tė qėndrueshme dhe konkurruese, me njė infrastrukturė tė re ligjore tė ekonomisė sė tregut me qasje mjaft liberale. Po zhvillojmė njė sektor privat mjaft dinamik, sidomos nė shėrbime. Hapjen e Kosovės ndaj tregut botėror ne e konsiderojmė si mundėsi qė ekonomia jonė tė pozicionohet me pėrparėsitė konkurruese, me eksporte mė tė mėdha tė produkteve dhe shėrbimeve dhe bazuar nė resurset e saj, tė bėhet tėrheqėse pėr investimet e jashtme tė drejtpėrdrejta. Prioritetet e qeverisė janė rritja ekonomike, qeverisja e mirė, zbutja e varfėrisė dhe stabiliteti social. Kėto prioritete i kemi pėrfshirė edhe nė Kornizėn Afatmesme tė Shpenzimeve. Kosova ka arritur qė tė gjitha nevojat e veta t’i mbulojė nga tė hyrat vetjake buxhetore, por qėndrueshmėrinė buxhetore e konsiderojmė tė kushtėzuar me zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Ngritja e GDP-sė dhe ulja e papunėsisė janė ndėr sfidat themelore tė shtetit tė ri tė Kosovės. Ne kemi shpallur tolerancėn zero pėr korrupsionin, sepse qėllimi ynė themelor ėshtė integrimi i plotė nė strukturat euro-atlantike. Kemi resurse njerėzore tė cilat paraqesin potencial tė rėndėsishėm pėr rritje ekonomike, ku rreth 52 pėr qind tė popullsisė sonė janė nėn moshėn 27-vjeēare. Me qėllim tė krijimit tė kushteve pėr rritje ekonomike, jemi pėrqendruar nė energji dhe miniera, transport, sundim tė ligjit, edukim dhe bujqėsi. Ngritja e kapaciteteve tė reja tė energjisė elektrike ėshtė njė nga projektet me prioritet tė bashkėpunimit me partnerė tė jashtėm. Kosova posedon burime tė pashtershme tė linjitit dhe mineraleve tė shumta, nė tė cilat mund tė investohet. Pėrkundėr pritjeve dhe paralajmėrimeve pėr rėnien e rritjes ekonomike, pėr shkak tė tėrheqjes sė UNMIK-ut dhe rėnies sė donacioneve, Kosova realizoi njė rritje ekonomike dhe pėrmirėsoi GDP-nė pėr kokė tė banorit edhe nė dy vitet e fundit. Rritja reale e GDP-sė nė vitin 2008 ishte 5.4 pėr qind. Ekonomia jonė ėshtė liberale, ajo zbaton rregullat e ekonomisė se tregut dhe ėshtė e hapur pėr tė gjithė investitorėt e jashtėm. Kosova ka mbi 2000 kompani, ku pronarė janė tė jashtmit, apo ku kapitali ėshtė i pėrzier. Synim yni parėsor ėshtė krijimi i shtetit funksional demokratik, ekonomikisht tė qėndrueshėm dhe shumetnik. Jemi nė proces tė themelimit tė komunave tė reja dhe po bėjmė decentralizimin e pėrgjegjėsive, nė mėnyrė qė qeveria tė jetė mė afėr qytetarėve. Duam tė forcojmė integrimet rajonale me tė gjithė fqinjėt tanė dhe tė shpejtojmė hapat drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian. Konferenca e donatorėve e vitit tė kaluar, ka siguruar rreth 1.2 miliard euro si bazė tė rėndėsishme pėr zhvillimin e ardhshėm tė Kosovės. Ne do tė krijojmė tė gjitha kushtet pėr tė intensifikuar aktivitetin me tė gjitha shtetet pėr implementimin sa mė efiēient tė mjeteve nga Konferenca e Donatorėve. Privatizimi i deritanishėm ka pėrfshirė mbi tri tė katėrtat e ndėrmarrjeve ekonomike shoqėrore. Disa nga ndėrmarrjet e privatizuara po tregojnė suksese shumė tė mira, disa tė tjera janė nė fazėn e konsolidimit. Tani kemi filluar me zbatimin e qeverisjes korporative nė ndėrmarrjet publike tė korporatizuara, ato qendrore dhe lokale. Infrastruktura ligjore e biznesit nė vendin tonė ėshtė nė harmoni tė plotė me standardet e Bashkėsisė Evropiane, prandaj e konsiderojmė si njėrin nga faktorėt krucialė tė zhvillimit. Kosova ėshtė anėtarėsuar nė CEFTA dhe ėshtė duke pėrfituar nga projekte dhe marrėveshje tė tjera ekonomike me BE-nė. Kėto marrėveshje Kosovėn e bėjnė njė vend shumė tėrheqės pėr tregti dhe investime. Megjithatė, pas shpalljes sė pavarėsisė vazhdojmė tė ballafaqohemi me sjellje tė njėanshme tė Serbisė, e cila shkel rregullat e CEFTA-s dhe nuk pranon mallrat me origjinė nga Kosova. Kemi implementuar praktikat mė tė mira ndėrkombėtare pėr rregullimin dhe mbikėqyrjen e institucioneve financiare tė Kosovės, si dhe kemi krijuar njė sistem krejtėsisht tė ri bankar, nė tė cilin dominojnė bankat me kapital tė jashtėm. Mund tė them se shumė investitorė tė jashtėm interesohen pėr investime nė sektorin financiar pėr arsye tė sigurisė dhe rritjes sė kėtij sektori. Pėrmes euros Kosova po arrin tė kontrollojė inflacionin dhe tė promovojė stabilitet financiar. Sa i pėrket bilancit tregtar, Kosova importon rreth 1.8 miliard euro produkte nga vendet e tjera, por jemi tė interesuar tė rrisim pjesėmarrjen e produkteve dhe shėrbimeve tona dhe ta pėrmirėsojmė kėtė kėmbim, sidomos me vendet e BE-sė dhe me rajonin. Me Republikėn e Turqisė kemi njė bashkėpunim ekonomik mjaft dinamik. Nė Kosovė veprojnė rreth 300 kompani tė regjistruara turke me rreth 2.300 tė punėsuar. Ne presim qė tė shtohet edhe mė bashkėpunimi i dyanshėm ekonomik, sikurse me Turqinė, ashtu edhe me vendet e tjera. Prandaj, u bėj thirrje vendeve, pėrfaqėsuesit e tė cilave janė prezentė nė kėtė forum, qė ta thellojnė bashkėpunimin ekonomik dhe tė investojnė nė Kosovė. Kosova u ofron investitorėve tė jashtėm njė treg mjaft liberal, njė sistem tė thjeshtė tatimor sa u pėrket normave dhe llojeve tė tatimeve, tatime tė ulėta nė tė ardhura tė korporatave, nė paga dhe mbi vlerėn e shtuar si dhe mundėsi tė lehta pėr themelim biznesi. Kosova ka njė forcė punuese tė re, konkurruese dhe fleksibile, treg liberal tė punės, njė lokacion qendror nė Ballkan, telekomunikim modern. Siguria e investimeve nė vendin tonė ėshtė e plotė. Kosova ka aplikuar pėr anėtarėsim nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Anėtarėsimi nė kėto institucione, i cili besojmė se do tė realizohet shumė shpejt, do tė shėrbejė si njė garanci e ardhshme pėr stabilitet. Kemi nevojė tė krijojmė burime mė cilėsore tė financimit, sidomos sa u pėrket afateve mė tė gjata dhe normave konkurruese tė interesit. Po ashtu lypset njė diversitet i burimeve tė financimit tė zhvillimit ekonomik, i bazuar jo vetėm nė tregun bankar, por edhe nė atė tė kapitalit. Duke e konsideruar shumė tė rėndėsishėm anėtarėsimin tonė nė kėto dy institucione, ne vlerėsojmė lart pėrkrahjen qė vendet tuaja do t’ia japin Kosovės. Ndryshimet strukturore nė ekonomi nė kėtė periudhė tė tranzicionit si dhe gjendja e trashėguar pas luftės ėshtė shprehur mjaftė ashpėr nė shkallėn e lartė tė papunėsisė. Zvogėlimi i shkallės sė papunėsisė, e cila aktualisht sillet rreth 35 pėr qind , ndėrlidhet me arritjen e normės sė rritjes vjetore ekonomike prej sė paku 7 pėr qind, pėrqindje e cila mund tė arrihet me investime mė tė mėdha, sidomos ato direkte nė Kosovė, pėr ēfarė na nevojitet njė pėrkrahje mė e madhe. Njė fushė e rėndėsishme e investimeve nė Kosovė ėshtė ajo nė infrastrukturė. Viteve tė fundit kemi investuar mjaft nė ngritjen e infrastrukturės rrugore, pėr tė krijuar kushte mė tė mira tė lidhjes sė lokaliteteve brenda shtetit tonė. Me prioritet kemi dy autostrada, njėrėn Merdar-Morinė, qė lidh Kosovėn me portin e Durrėsit nė Adriatik dhe tjetra Prishtinė-Shkup, qė lidh Kosovėn me Bullgarinė, Turqinė dhe Detin e Zi. Jemi koshientė pėr problemet dhe pasojat e krizės financiare, e cila ka marrė pėrmasa tė krizės globale ekonomike. Pasojat e krizės vėrehen te fondet e Kosovės tė plasuara nė tregun botėror tė kapitalit, te zvogėlimi i remitencave dhe rėnia e vėllimit tregtar dhe investimeve. Pasojat e krizės do t’i pėrballojmė mė lehtė, nėse do tė krijojmė kushte pėr njė lėvizje mė tė lirė tė tė gjitha resurseve, e kam fjalėn veēmas pėr lėvizje tė lirė tė kapitalit dhe tė punės. Kufizimet nė lėvizje, tė cilat po aplikohen ndaj disa vendeve tė Ballkanit, pėrfshirė edhe Kosovėn, po tregohen tė dėmshme jo vetėm pėr vendin tim, por mund tė kenė konsekuenca edhe pėr vendet e tjera evropiane nga aspekti social dhe i stabilitetit. Prandaj e konsideroj me prioritet liberalizimin e lėvizjes sė njerėzve, si parakusht jo vetėm tė rritjes sė sigurisė pėrmes njė kontrolli mė tė mirė, por edhe tė zhvillimit ekonomik. Personalisht jam shumė i interesuar pėr thellimin e bashkėpunimit rajonal, ndaj kam dhėnė idenė pėr liberalizimin e mėtejmė tė kufijve dhe formimin e njė lloj zone mini-Schengen pėr tė gjitha vendet e rajonit, si njė dėshmi jona e pėrbashkėt pėr lėvizje drejt proceseve integruese. Tė nderuar miq, Ndėrkohė qė Kosova po pret edhe konfirmimin zyrtar pėr anėtarėsimin nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, ne u bėjmė thirrje tė gjitha vendeve qė ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e vendit tonė qė sa mė parė ta bėjnė kėtė, sepse kėshtu do tė kontribuonin drejtpėrdrejt pėr forcimin e paqes, tė sigurisė dhe tė prosperitetit tė gjithė rajonit tonė. Politika e vendit tim ėshtė politikė e paqes dhe e integrimit. Ne punojmė ēdo ditė qė Kosova tė bėhet pjesė e proceseve integruese euroatlantike, qė ėshtė pėrcaktim yni i fuqishėm. Anėtarėsimi ynė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO mbetet synimi themelor pėr tė ardhmen. Kosova do tė jetė njė vend me ekonomi tė hapur. Ne kemi pėr synim tė zhvillojmė njė ekonomi konkurrente me vendet nė rajon dhe vendet e tjera evropiane dhe botėrore, nė fushat ku Kosova ka pėrparėsi krahasuese. Do t’i kushtojmė rėndėsi tė veēantė edukimit tė tė rinjve, nė mėnyrė qė ata tė bėhen konkurrues nė tregun e brendshėm dhe tė jashtėm. Do tė ndjekim njė politikė tė qėndrueshme qeveritare sa i pėrket legjislacionit ekonomik dhe tė drejtės sė pronės. Ne ju mirėpresim tė investoni nė vendin tonė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks