|
|
Politikėbėrja shqiptare
Shkruan: Mentor Tahiri
Shumė nga ju do tė kontestojnė vetė titullin e kėtij shkrimi. Nėn hijen e njė diskutimi tė mundshėm nėse njėmend ka njė politikėbėrje qė mund tė quhet shqiptare apo jo, pajtohem sė paku pjesėrisht me kėtė. Njė politikėbėrje shqiptare nė kuptimin e tė menduarit dhe tė vepruarit si shqiptarė, si njė komb dhe si njė subjekt relevant nė skenėn ndėrkombėtare nė shumė fusha, e ka goxha tė diskutueshme ekzistimin e saj dhe formėn. Njė politikėbėrje me njė emėr tė tillė do tė kishte synim realizimin e kėrkesave shqiptare pa humbur kohėn duke u ndalur nė ēdo udhėkryq interesash klanore.
Politikėbėrja shqiptare argument dėshmues do tė kishte idenė dhe vizionin mbi tė ardhmen e kombit shqiptar dhe assesi jo divergjencėn e sotme politike nė atdheun e copėtuar, shto kėtu edhe njė varg interesash tė llojllojshme qė ndikojnė dhe devijojnė veprimet konkrete politike. Shpėrndarja e mendimeve dhe vizioneve nė njė kohė tranzicioni tė pafund politik kur vetė subjektet politike e kuptojnė profilin e tyre si njė etiketė pėr tė lehtėsuar lundrimin e mundimshėm nėpėr rrethanat tė cilat i servir politika ditore, i bėn ato qė shpesh tė harrojnė vetė konceptet mbi tė cilat janė krijuar. Politika shqiptare shpesh gėlltitjen e veprimeve qė poshtėrojnė shqiptarėt e sheh si mjet mbijetese nė skenėn e diktuar. Nė gjithė kėtė lėmsh nė tė cilin kombinohen mungesa e sinqeritetit dhe prania e interesave klanore, sigurisht mbetet pakėz hapėsirė pėr vizione mbi njė koncept tė gjerė mbi tė ardhmen e kombit shqiptar, njė koncept tė guximshėm qė ka forcėn tė kalojė kufijtė shtetėror tė imponuar.
Mjaftojnė disa elemente tė na bėjnė seriozisht tė mendojmė pėr rrezikun qė i kanoset tė ardhmes sė pėrbashkėt shqiptare dhe nė kėtė aspekt njė survejim i dallueshmėrisė mes veprimeve politike shqiptare ndėr shtetet e sotme qė administrativisht mbulojnė atdheun tonė, na tregon qė sė paku nė disa aspekte ne po bėhemi gjithnjė mė tė dallueshėm nga njėri tjetri. Sot ne nevrikosemi dhe ofendohemi kur tiranasin, prishtinasin dhe shkupjanin i dallojnė si shqiptarin, kosovarin dhe maqedonasin por nuk po e vėrejmė qė disi si tinėzisht kjo terminologji laramane nocionesh po bėhet gjithnjė me e pranishme dhe pėrpiqet tė na bėj tė adaptueshėm nė mėnyrė qė nė njė tė nesėrme tė na duket normale, jemi ne vet qė po i kontribuojmė kėtij zhvillimi.
Natyrisht, pėrgjithėsimi kėtu nuk mund tė jetė bardh e zi, ka edhe veprime tė caktuara qė mund tė paraqesin njė dritė shprese nė tunelin e gjatė tė ecejakeve tė pa konceptuara kombėtare. Kėtu nuk po pėrmend asnjė emėr, as tė individit dhe as tė ndonjė subjekti politik, do tė ishte e pakuptimtė tė mbushė hapėsirėn e kėtij shkrimi me emrat e afron njėqind subjekteve politike nė hapėsirėn shqiptare, janė aq shumė sa as nė SHBA apo Britani tė Madhe nuk ka sė bashku as pėrafėrsisht kaq.
Lėmė anash retorikėn e fuqishme qė karakterizon spektrin polik, kėtė retorikė fjalėshumė e cila mėton tė zmadhojė dhe spikatė sa mė shumė patriotizmin kaq shumė tė dėshiruar si identifikues, veprime konkrete megjithatė ka pak. Shpesh edhe kur ka, jo rrallė pas tyre gufon sfondi i interesave tė ndryshme klanore apo ekonomike sado qė ky sfond pėrpiqet tė kamuflohet i shtyrė thellė nė prapavijė nė prezantimet spektakulare nė mediat tona. Ne si njė komb i shkelur i vėrejmė kėto qėllime kryesisht me shumė vonesė kurse nė dėshirėn dhe optimizmin e pafund qė na karakterizon si komb, lutemi qė nė krejt kėtė kodėr interesash tė klaneve, sė paku bile diku tė shohim rezultate.
Nė zymtėsinė e ofruar nga veprimet politike apo nė emėr tė kėsaj, nė gjithė atė kompleks interesash, le ti mbetet edhe kėtij populli tė vuajtur ndonjė thermi nė atė masė qė si popull te kemi bile njė shteg pėr tė mbyllur sytė dhe hapėsirė pėr tė arsyetuar mosreagimin tonė kolektiv karshi veprimeve tė klaneve. Shqiptarėt kanė zbuluar kėtė mundėsi dhe kjo lejon shmangien e turbulencave konfliktuoze duke i mundėsuar popullit tė ballafaqohet me hallet e tij dhe jetėn e vėshtirė sikur nė gjithė historinė e vuajtjeve shqiptare kurse protagonistėve qė pėrfaqėsojnė interesat klanore tė merren me hesapet e tyre.
Jemi njė rast unik, kurse kohėrat nė tė cilat po jetojmė janė kohėra vendimesh tė mėdha. Gjuha e vendosur mbi peshoren qė nė njėrėn anė ka tė ardhmen e kombit shqiptar kurse nė anėn tjetėr interesat klanore asnjėherė si sot ndikon nė shpėrqendrimin e politikėbėrjes dhe nė marrjen e vendimeve pėrplot huti.
Ėshtė njė periudhė historike kur shumė ēėshtje do tė marrin kahjen duke u bazuar nė veprimet e sotme politike. Ne kur nuk ndalemi duke u mburrur me identitetin tonė kombėtar shqiptar dhe kemi shumė arsye pėr kėtė, por nuk ėshtė e dėmshme qė njėkohėsisht tė pyetemi nėse vendimet e sotme tė politikėbėrjes mos rastėsisht po krijojnė parametra fryteve tė sė cilave mė vonė nuk do tė mund tu shmangemi.
|
|
|