|
|
Nė rrugėn e integrimeve
Shkruan: Engjėll Koliqi
Kosova, shteti mė i ri nė botė tashmė ėshtė nė njė rrugė bukur tė vėshtirė e tė ndėrlikuar tė integrimit ndėrkombėtar. Tashmė Republikėn e Kosovės e kanė mjohur 60 vende anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe me plot tė drejtė presim qė nė javėt e ardhshme, respektivisht nė muajt e ardhshėm njohje tė reja, nė mėnyrė qė shpejt tė jemi tė njohur nga 129 e mė tepėr vende tė botės, qė do tė na mundėsonte pranimin nė OKB nga ana e Asamblesė sė Pėrgjithshme, pa pėrfilljen e vetos ruse nė Kėshillin e Sigurimit. Prandaj, nė rrugėn e integrimeve tona ndėrkombėtare, qė nė vjeshtėn e ardhshme presim pranimin e Republikės sė Kosovės nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe nė Pallatin e Qelqtė nė New York, me krenari presim edhe valimin e Flamurit tė Republikės sė Kosovės.
Nuk mbaron kėtu integrimi ynė ndėrkombėtar. Ditė mė parė jemi pranuar nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Kėto ditė duhet tė anėtarėsohemi me tė drejta tė plota edhe nė Bankėn Botėrore.
Duhet tė anėtarėsohemi nė javėt dhe nė muajt e ardhshėm edhe nė asociacione dhe nė institucione ndėrkombėtare ? kulturore dhe sportive. Besoj sė shpejti pranohemi nė FIFA, pra ? kombėtarja jonė do tė garojė nė kualifikimin e ardhshėm pėr kampionatet europiane dhe botėrore tė futbollit. Jemi edhe nė rrugėn e integrimit nė federatat tjera sportive, ku skuadrat tona dhe kombėtarja jonė do tė garojnė nė kampionate dhe turne ndėrkombėtare dhe do tė zhvillojnė ndeshje miqėsore nė sporte tė ndryshme. Falė kėtyre integrimeve, sė shpejti do tė fillojnė edhe paraqitjet tona ndėrkombėtare nėpėr manifestimet kulturore dhe artistike.
Integrimet financiare do tė ndihmojnė vendin tonė nė politikat zhvillimore, qė kanė tė bėjnė me kredi tė ndryshme financiare qė do ta ndihmojnė nė realizimin e shumė projekteve zhvillimore.
Duke falėnderuar Zotin pėr funksionimin e mirė tė institucioneve tona shtetėrore dhe pėr lojėn tonė tė mirė nė vallet e diplomacisė ndėrkombėtare, lirisht mund tė themi se po shkojmė shumė mirė nė rrugėn e integrimeve ndėrkombėtare. Nė kėtė rrugė do tė kurorėzohemi sė shpejti me anėtarėsimin tonė me tė drejta tė plota nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Me kėto integrime do t?i kemi dyert e hapura nė tė gjitha garimet tona ndėrkombėtare ? ekonomike, sociale, kulrutore artistike e sportive. Kam besim tė plotė se sė shpejti mund tė urojmė: Republika e Kosovės veē pėrpara nė vallen e Kombeve tė Bashkuara! Kosova jonė gjithnjė e fortė dhe domethėnėse nė tė gjitha garimet ndėrkombėtare! Pėrpara!
(Garlate (LC), 27 maj 2009)
|
|
|