|
|
Rindėrtimi shpirtėror i shqiptarėve
Ndue Ukaj
1.
Kombi shqiptar tanimė jeton i lirė. Ai ka sendėrtuar njė pjesė tė objektivave politikė, mirėpo ėshtė thellėsisht i zhytur nė njė krizė tė brendshme, krizė kjo qė pėr shėnjues ka degradimin e vlerave, apo njė krizė vlerash qė pėrcillet nė gjitha aspektet e jetės kombėtare. Kjo krizė ka prekur gjitha segmentet e rėndėsishme kombėtare dhe pėr pasojė ka krijuar njė gjendje tė rėnd, nė tė cilėn ndjehet ankthshėm nevoja e rindėrtimit shpirtėror tė kombit shqiptar. Tronditjet e shumta qė kemi pėrjetuar kėto dy dekada tė fundit si komb na kanė sjell para njė gjendje faktike, nė tė cilėn mungojnė dilemat morale dhe pėrsiatjet intelektuale pėr fenomenet qė pėrjetojmė.
2.
Shoqėria shqiptare nėpėr shekuj e dekada ka pėrjetuar vetėm tmerre, mungesa tė shumta e mbi tė gjitha mungesė lirie. Ajo, nė asnjė fazė nuk ka pėrjetuar lirinė e mirėfilltė, si premisė esenciale pėr formėsime normale e tė shėndosha. Mbase, ajo duke u rritur e formėsuar nė rrethana tė jashtėzakonshme, tė ērregullta, jo normale, tanimė kur gjendet para njė etape tė re, ka brenda vetės kriza e probleme tė shumėfishta, tė cilat e pengojnė pėr t?u adaptuar dhe kėndej pari pranuar normat dhe vlerat demokratike e standardet e pranuara si tė mirėqena ndėrkombėtarisht. Ajo nuk ka pėrjetuar lirinė, ajo nuk ėshtė formėsuar nė liri, pėrkundrazi, ajo ėshtė formėsuar nėn diktat e dhunė, nėn reprezalje e mungesė lirie. Mungesa e lirisė, si komponentė themelore pėr edukim e formėsim normal tė njė shoqėrie/kombi, ka bėrė qė shoqėria shqiptare e kudo ndodhur gjeografikisht, tė ketė mungesa tė shumta, tė cilat vėrehen nė shumė pore tė jetės. Dhe njė ndėr esencialet ėshtė mosaftėsia pėr tė ndėrtuar sistem stabil tė vlerave.
3.
Ka pas njė besim tė tepruar se kapitulli i vuajtjeve dhe klithmave shqiptare do tė merr fund nė kėtė mileniumin e ri, nė tė cilin shqiptarėt nė tėrėsi kanė hyrė me ndryshme pozitive. Zaten, pėrkundėr ndryshimeve tė dukshme, gjendja reale nė hapėsirat shqiptare ėshtė e rėnd, me halle tė shumėfishta dhe shpresa tė pakta. Kosova akoma vazhdon tė pėrpėlitet nė rrugėn e saj drejt konsolidimit si shtet, me njė mal problemesh pėrpara dhe me mundėsi tė pakta. Pjesėt tjera shqiptare, pėrkundėr ndryshimeve pozitive, ndodhen nė pozita aspak tė dėshiruara. Ndėrkohė qė Shqipėria, vendi amė, po shėnjon me njė pėrkushtim tė thellė, pėrpjekjet e fundit pėr tė pėrfunduar kapitullin e dhimbshėm tė tranzicionit afro dy dekadash, por, prapėseprapė gjendet para sfidave tė shumėfishta. Ajo vazhdon tė vuaj pasojat e sė shkuarės moniste dhe endet mes kėsaj sė shkuare dhe tė ardhmes, pa mundur tė pėrmbyll lehtėsisht kapitullin e stėrzgjatur dhe tė dhimbshėm tė tranzicionit politikė, ekonomik e kulturor.
4.
Po tė analizojmė pėrgjithėsisht pozicionin e kombit shqiptar sot, mund tė konstatojmė se para tij ende gjenden sfida tė rėnda. Dhe nga kuptimi e tejkalimi racional i kėtyre sfidave, varet shumė e tashmja, mbi tė gjitha e ardhmja. Pėrkundėr faktit se kombi shqiptar pėrjeton njė liri tė pėrgjithshme, shqiptarėt kanė njė tė tashme tė paqartė, tė zymtė, tė rėnd, madje pėr shumicėn, tė pashpresė. Sė kėndejmi, sot, shtrohen shumė pyetje e kėrkohen shumė pėrgjigje tė menēura, tė cilat do tė ndihmonin pėr tė tejkaluar kėtė gjendje dhe pėr tė transformuar atė drejt njė tė ardhme mė tė ndritur e mė prosperuese. Ka njė pajtueshmėri tė plotė nė debatet e shumta mediatike e intelektuale se e tashmja ėshtė e zymtė, pėrkundėr zhvillimeve tė prekshme pozitive. Mirėpo, gjithashtu ekziston njė shpresė dhe bindje se e ardhmja ėshtė nė anėn e kombit shqiptar. Prandaj ėshtė koha dhe momenti qė kėtė rast duhet fituar. Dhe ky rast fitohet vetėm duke vėnė nė funksion vlerat e shėndosha dhe duke etabluar njė sistem vlerash tė dėshmuara. Andaj qė tė tejkalohet kjo, mbi tė gjitha qė tė mund tė evidencohen pengesat e sė tashmes, duhet identifikuar gjitha plagėt dhe pastaj ato duhet ekzaminuar, analizuar thuktė pėr tė krijuar mundėsi qė kėto sfida tė tejkalohen. Kjo domethėnė se duhet tė prekim pikėrisht plagėn a plagėt kryesore qė ka sot shoqėria jonė, e tė cilat kanė qenė dhe janė pengesa pėr tė ecur mė shpejt pėrpara. Nė traditėn e shkrimit shqip ka pasur shumė dijetar tė periudhave tė ndryshme qė kanė identifikuar njė korpus plagėsh kombėtare, qė shpeshherė janė konceptuar tek politika, ndarjet, feja, historia, etj. Gjitha kėto kanė prodhuar njė gjendje kaotike, nė tė cilėn ka munguar dhe mungon njė sistem i kategorizuar i vlerave dhe njė vullnet pėr tė punuar tok nė rrugėt e konsolidimit dhe sforcimit tė substancės sė kombit. Politikės shqiptare gjithmonė i kanė munguar vlerat e mirėfillta dhe njerėzit e duhur pėr tė punuar nė drejtim tė mirave tė pėrbashkėta. Pikėrisht kjo ka bėrė qė politika shqiptare kudo, tė jetė mė e pėrēarė se normalisht, asnjėherė mos tė ketė aftėsi tė pėrbashkohet si njė trup i pėrbashkėt nė sendėrtimin e objektivave kombėtare. Pėr tė ndodhur nė ndonjė moment unifikim, kjo zakonisht ėshtė dashur tė bėhet me njė trysni ndėrkombėtare. Dhe pikėrisht ky sindrom ka prodhuar aq shumė ndarje mes shqiptarėve, saqė sot ėshtė e vėshtirė tė bisedohet pėr njė politikė tė mirėfilltė demokratike shqiptare dhe shtetėndėrtuese. Po nė kėtė sens, kuptohen edhe klithmat e shumė dijetarėve shqiptar ndėr shekuj qė bėnin apel pėr unitet, nė jetėsimin dhe promovimin e idealeve dhe vlerave tė pėrbashkėta. Nė kėtė kontekst, Atė Anton Harapi thoshte se njė komb i pėrēarė ėshtė i humbur. E gjitha kjo krizė ka njė emėrues, krizėn morale. Charles de Montesquieu shkruante se: ?Njė shtet mė shumė shkatėrrohet nga humbja e moralit tė qytetarėve se sa nga shkatėrrimi ekonomik?. ╙shtė moment qė tė kuptohet drejt kjo referencė dhe tė funksionalizohet brenda intiligjencisė shqiptare, qė kjo e fundit tė mos jetė soditėse, por kreative.
5.
Njė tjetėr problematik e theksuar e jetės shqiptare ėshtė ēėshtja e mosgatishmėrisė pėr tė ndarė tė mirėn nga e keqja, vlerėn nga antivlera. Kėto dy probleme thelbore kanė prodhuar politikė oportuniste, egoizėm banal dhe korrupsion legal nė gjitha instancat kombėtare. Kėsisoj ėshtė penguar gjykimi kritikė dhe vlerėsimet reale. Dhe pėr pasojė ka dominuar dhe dominon njė opurtunizėm e paparė. Kjo traditė shkatėrrimtare asnjėherė nuk ka arrit tė shndėrrohet nė kulturė tė bashkėpunimit. Kėsisoj, prodhimi i sė mirės dhe pėrcaktimi i sė vėrtetės, ka munguar dhe po mungon ēdo herė tek ne. Ndėrkaq nė tranzicionin shqiptar, kėto dukuri sabotuese kanė ngritur kokė edhe mė shumė. Sė kėndejmi brenda jetės shqiptar ėshtė legjitimuar njė formė primitive e tė ushtruarit tė pushtetit, e kulturės, ekonomisė, etj. Dhe kėndej pari tiparet themelore tė kėsaj krize kanė legjitimuar njė shpirt korruptues, njė prirje mburrvecėrie e vėtėlavdrėrimi ekstrem.
Pėrveē kėtyre, njė problem shumė kompleks shqiptar mbetet mosaftėsia pėr tė ndėrtuar njė sistemi vlerash tė mirėfillta. Kjo mosaftėsi a mosgatishmėri ka legjitimuar njė politikė mediokre, njė elitė qė nuk ėshtė e aftė dhe e gatshme tė ndėrmarr iniciativa dhe tė jep alternativa, me njė fjalė njė intiligjenci oportuniste dhe soditėse. Kjo formė ka instaluar njė politikė oportuniste, shėrbyese, qė bėnė jetė nėn trysnitė e ndryshme qė i vijnė nga faktor tė jashtėm e tė brendshėm. Kjo pėr faktin se sistemi demokratik ėshtė ndėrtuar dhe po ndėrtohet mbi interesa parciale, sikundėr janė lidhjet klanore, fisnore, fetare, politike. Ne vuajmė pasojat e njė mungese tė sistemit tė konsoliduar e hierarkizėm vlerash. Prandaj sot kemi njė ēiherarkizim tė tmerrshėm vlerash. Nė mungesė tė kėsaj, kemi antipodin e vlerave, pseudovlerat, tė cilat kanė ngulfat jetėn tonė nė ēdo aspekt.
Brenda kombit shqiptar kemi njė pėrmbysje vlerash dhe kultura, ky domen shumė i rėndėsishėm nacional ėshtė degraduar si ėshtė mė keq. Kultura ėshtė shndėrruar nė njė konglomerat tė pafundmė, ku aleancat primitive funksionojnė shumė mirė dhe ku si antipod kemi njė sorrogatllėk vlerash tė ēoroditura. Sorrogatėlleku i vlerave ėshtė pikėrisht kjo aleancė jo parimore dhe aspak e shėndoshė, qė ka zėvendėsuar sistemin e vlerave reale dhe ka stopuar kyējen e njerėzve tė duhur nė punė tė rėndėsishme tė kombit.
6.
Gjendja gjithandej hapėsirave shqiptare nuk le shumė pėr t?u ngazėllyer. Nė tė vėrtet ajo ėshtė e rėnd, edhe pse kombi shqiptar nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se ėshtė liruar nga tė kėqijat sistematike, nga regjimet, diktaturat, pushtimet, mungesa e lirisė. Por, edhe pas kaq viteve tranzicionesh tė stėrpėrfolura, shumėēka ka mbetur pezull. Kultura dhe aspektet shpirtėrore janė tė degraduara, pėr tė mos thėnė shumė dimensione kulturore i janė nėnshtruar njė represioni tė ēoroditur nė emėr tė pseudovlerave dhe njė sorogatėlleku vlerash. Ky model kulture e politike ka ngulfatur jetėn e mirėfilltė nacionale. Bisedohet shumė pėr deformime politike, pėr deformime ekonomike, pėr ēorientime shoqėrore e ideologjike, por mė pak ose fare pak pėr deformime shpirtėrore, ky lloj i deformimeve qė ka pasoja tė paparashikuara pėr njė komb. Ndaj kėtij fenomeni reflektohet me ngathėsi, nuk debatohet, duke mos kuptuar se pikėrisht ky soj deformimi ėshtė mė i vėshtiri mė degjeneruese, ngase tė kėqijat, i shndėrron nė tė mira, nė kode tė sjelljes dhe tė komunikimit.
╙shtė moment i duhur pėr tė akumuluar gjitha potencialet kombėtare nė rrugėn e rikthimit nė mesin e kombeve tė civilizuara perėndimore. Nė kėtė rrugė pėrmes rindėrtimit shpirtėror duhet tė plotėsojmė boshllėqet historike dhe aktuale.
|
|
|