Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Njiheni pavarėsinė e Kosovės

(Editorial i botuar nė gazetėn "The Muslim News" tė Londrės, mė 29 maj 2009) Shkruan: Muhamet Hamiti Populli i Kosovės, tani shtet i pavarur, i shpėtoi gjenocidit nė vitin 1999, para dhjetė vitesh, kur operacioni 78 ditėsh i NATO s, prirė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i dha fund agresionit serb nė Kosovė. 12,000 shqiptarė tė Kosovės u masakruan (me mijėra janė tė pagjetur), gjysma e popullsisė ishte deportuar me dhunė, ndėrsa rreth 130.000 shtėpi ishin djegur apo rrafshuar me tokė nga makineria serbe e luftės. Mbas Sllovenisė, Kroacisė dhe Bosnjės, kjo ishte lufta e katėrt e agresionit qė po bėnte Serbia e Millosheviqit gjatė viteve tė nėntėdhjeta. Kosova dhe Serbia kihsin qenė pėr shekuj me radhė nėn sundimin otoman. Kosova u ēlirua pėr shkurt nga sundimi otoman nė vitin 1912, para se tė pushtohej nga Serbia qė po shkelte territorin tonė. Mė pas erdhėn dekada tė sundimit serb dhe jugosllav, me shkallė tė ndryshme tė autonomisė pėr Kosovėn. Me Kushtetutėn e Jugosllavisė tė vitit 1974 Kosova bėhej entitet i barabartė federal, me tė drejta tė vetos nė nivelin federal, mu sikurse Serbia. ?Kasapi i Ballkanit?, Millosheviqi, kundėrligjshėm dhe me dhunė i hoqi Kosovės statusin e entitetit federal nė vitin 1989. Lufta politike e kosovarėve pėr liri dhe pavarėsi, tė cilės i printe Presidenti Ibrahim Rugova, udhėheqėsi pavarėsist, si dhe lufta e armatosur e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i sollėn Kosovės lirinė nė qershorin e vitit 1999. Pasoi pothuaj njė dekadė e administratės ndėrkombėtare, para se Kosova ta shpallte pavarėsinė e vet para mė shumė se njė viti, mė 17 shkurt 2008. Ishte pėrmbyllur njė proces i gjatė ndėrkombėtar pėr pėrcaktim tė statusit tė Kosovės, nėn kryesimin e Emisarit Special tė OKB sė pėr Statusin e Kosovės, Presidentit Ahtisaari, dhe nėn patronazhin e Grupit tė Kontaktit, tė pėrbėrė nga SHBA tė, Mbretėria e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia. Kosova ėshtė sot shtet funksional dhe ka atributet e shtetėsisė. Flamurin dhe hymnin. Presidentin, Parlamentin, Qeverinė, tė zgjdhura nė mėnyrė demokratike; njė ndarje tė qartė tė pushteteve nė mes tė legjislativit, tw ekzekutivit dhe tw gjyqėsorit. Ka njė sistem tė gjallė demokratik. Ėshtė njė shoqėri multietnike dhe shtet laik, me tė drejta fetare dhe tolerancė unikale nė mes tė shqiptarėve muslimanė dhe tė krishterė, shqiptarėve muslimanė dhe serbėve tė krishterė, sikurse dhe besimeve tė tjera. 90% e popullit janė shqiptarė etnikė, ndėrsa tė tjerėt janė komunitete serbe, msulimane qė flasin sllavisht, turke, dhe rome. Republika e Kosova ka ēka t'u ofrojė investuesve tė huaj: fushat kryesore janė minierat, energjia, si dhe bujqėsia, me njė potencial tė konsideruesėhm pėr turizėm kulturor dhe dimėror nė tė ardhmen. Dhe ta pėrmendim nė fund, ndonėse nuk ėshtė mė pak e rėndėsishme, njė popullsi tė re dhe ndėrmarrėse. Tranzicioni i Kosovės nė pavarėsi ka rrjedhur kryesisht pa probleme gjatė vitit tė kaluar. Megjithatė, Serbia ka sponsorizuar struktura paralele nė pjesė tė Kosovės, sidomos nė veri. Qėllimi i okupatorit tė dikurshėm wshtw qė ta vėrė nė sprovė vetė ekzistencėn e shtetėsisė sė Kosovės. Pėrveē kėsaj, pėrmes OKB sė, Serbia e ka referuar ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (GJND). GJND ja do tė shpallė njė mendim kėshillues, jo njė mendim obligativ, i cili nė asnjė mėnyrė nuk mund tė prekė nė shtatin e Kosovės si aktor ndėrkombėtar. 35 vende kanė paraqitur deklaratat e veta, shumica e tė cilave pėrkrahin ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Tė marrėsh anėn e Serbisė dhe tė Rusisė sot nė kėtė ēėshtje ėshtė poaq absurde sa tė mbėshtetėsh, nga perspektiva e sotme, synimet luftarake tė Millosheviqit nė Kosovė para njė dekade, pėr tė cilat ai po gjykohej nė Tribunalit Penal Ndėrkombėtar, njė orgėnizėm tjetėr i OKB sė, kur vdiq nga njė vdekje natyrore nė njė qeli burgu. Udhėheqės tė lartė politikė e ushtarakė tė Serbisė, partizanė tė Millosheviqit, janė gjykuar e dėnuar nga Tribunali i OKB sė pėr ndėrmarrjet e tyre tė pėrbashkėta kriminale nė Kosovės. Ata kishin humbur luftėn e Kosovės sepse vlerat e lirisė dhe tė dinjitetit njerėzor dolėn fitimtare nė qershorin e vitit 1999. Bota duhet ta njohė Kosovėn dhe t?i sfidojė pėrpjekjet skandaloze tė Serbisė qė ta portretojė veten si palė me vaj nė buzė. Pwr hir tw Zotit: Thuase Kosova, Sllovenia, Kroacia, dhe Bosnja tė kishin bėrė luftėra agresioni kundėr Serbisė, e jo e kundėrta. Kosova tashmė ėshtė njohur nga 58 shtete (nė kohėn e shkrimit tė editorialit tė M. Hamitit) pėrreth globit tokėsor, qė pėrbėjnw rreth 70 pėrqind tė GDP sė botėrore. Arabia Saudite na ka njohur nė gjysmėn e dytė tė prillit. Shumė vende tė tjera do ta ndjekin kėtė hap. Dhe duhet ta bėjnė kėtė, sepse Kosova ėshtė rast sui generis, qė nuk mund tė krijojė precedent pėr situata tė tjera nė botė. Kosova ėshtė njohur nga 22 prej 27 vendeve tė Unionit Evropian, prej shumicės sė vendeve tė NATO sė, dhe nė fund, prej 7 nga 8 vendet e G 8 shit. Domethėnė tė gjitha, me pėrjashtim tė Rusisė. Populli i Republikės sė Kosovės ka fituar tė drejtėn qė tė jetojė nė shėtpinė e vet, i lirė prej okupimit serb. Populli ynė aspiron tė bėhet pjesė e familjes sė kombeve tė lira nga tė gjitha kontinentet. Kjo ėshtė, prandaj, thirrje drejtuar shteteve anekėnd globit qė nuk na kanė njohur ende nė rrafsh formal, si njė shtet tė ri dhe paqėsor: Njiheni pavarėsinė e Kosovės - pėrqafojeni njė shtet tė ri qė ju ka pėrqafuar, qė ka pėrqafuar botėn e lirisė dhe tė dinjitetit. (Dr. Muhamet Hamiti ėshtė i Ngarkuar me Punė a.i. i Republikės sė Kosovės nė Mbretėrinė e Bashkuar)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks