Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Paradoksi i integrimeve dhe ksenofobisė

Shkruan: Mentor Tahiri Nė Evropėn e integrimeve, njė proces masash tė tėrra me qėllim tė pėrafrimit politik dhe ekonomik tė kontinentit sot shfaqet pashmangshėm si njė synim nė planė tė parė i agjendave shtetėrore. Sado qė mund te kishte nė tė kaluarėn armiqėsi si ajo gjermano frėnge apo italo austriake, ato sot paraqesin jo mė shumė se njė kapitull tė historisė sė tejkaluar nga politika e shėndoshė ditore ku bashkėpunimi ekonomik por edhe respekti i ndėrsjellė kulturor tregoi rezultatet e tij. Derisa vetė Evropa rikonsideron kufijtė e saj pėrtej qasjes shkencore dhe tradicionale mbi shtrirjen gjeografike, Ballkani Perėndimor nė hartėn gjeopolitike pėrveē qė mbetet njė vrimė e zezė, lė edhe pėrshtypjen e ēėshtjeve tė papėrfunduara nga tė cilat gjithmonė mund tė gjenerohet njė erupsion pakėnaqėsish i masave e qė ndėrlidhet me mosndėshkimin e gjenocidit nė Bosnje, krimet e bėra me qėllim tė spastrimit etnik, fatin e tė pagjeturve nė Kosovė dhe vende tjera tė sulmuara nga Serbia apo edhe me ēėshtje si injorimi i implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit. Integrimet janė motori shtytės i ndryshimeve nė Evropė. E gjithė kjo nuk mund tė jetė njė rast i njejtė nė cepin juglindor tė kontinentit tė vjetėr nėse mendohet nė pėrafrim brenda regjionit. Nė Ballkanin e trazuar fqinjėsia ndėrshtetėrore dhe ndėretnike fare lehtė di tė shprehet nė formė fobie dhe nė kompleks paragjykimesh sa tė lė pa fjalė edhe antropologėt. Me gjithė sponzorimin nga miqtė perėndimor, urrejtja nuk lejon shumė vend pėr integrime ndėr ballkanike pėrderisa ajo nuk ndėshkohet thellėsisht. Nė mjegullnajėn e shkaktuar nga Naēertania apo ide tė kėtij lloji qė ndryshojnė emrat varėsisht nga nevoja pėr t'u kamufluar, gati se tradicionalisht ndeshemi me koncepte politike tė zhytura nė urrejtje ku kombi shqiptar dhe jo vetėm ai ka fatin e hidhur qė tė ketė rolin e viktimės. Sot Serbia ėshtė njė ndėr vendet e ralla nė regjionin e gjerė ku plotėsisht haptaz dhe legalisht ushtrojnė veprimtarinė e tyre organizata dhe lėvizje neonaziste. Vetė opinioni dhe mendimi qytetar vazhdon tė mbetet peng i politikės qė nuk gjeti shkėputje as pas largimit tė "vozhdit". Ky opinion akoma nuk shqetėsohet dhe pėr aq mė tepėr e konsideron normale faktin e dėshmuar tė vrasjeve masive dhe akteve gjenocidale tė kryera nga institucione tė vendit tė tyre. Nuk ka si tė na ēudit atėherė mosgatishmėria e tyre kolektive pėr tė dėnuar krimet. Pėr fat tė keq edhe sinjalet e sotme qė sot lėshohen aspak nuk ngecin nė promovimin e urrejtjes, kėto mesazhe vazhdojnė tė mbajnė opinionin qytetar tek fqinjėt tanė veriorė nė formėn e tij tė mpirė nga propaganda, duke e vazhduar gjer nė agoni dehjen kolektive tė njė gjenerate e cila ėshtė rritur me qėndrimet antishqiptare dhe ndėrdija e tė cilės ėshtė e stėrmbushur me "rrezikun" potencial qė kanoset nga shqiptarėt. Nėse ėshtė duke ndikuar ky promovim i racizmit kundėr shqiptarėve edhe nė formulimin e mesazheve politike qė lėshohen edhe kundėr grupeve tjera etnike, kėtė mund ta vėrejmė nė vetė ngjyrėn e toneve qė lider politik tė fqinjėve tanė i lėshojnė sado qė pėrpiqen tė fshihen prapa imazheve tė tė moderuarve demokratė, mesazhet dijnė tė pėrcillen edhe me vepra. Gjuha e ashpėr dhe e pakontrolluar e atyre qė pėrfaqėsojnė "demokracinė" sot lė pasojė fatale nė formimin e njė gjenerate tė re ekstremistėsh tek tė cilėt konceptet hegjemoniste tradicionalisht tė lansuara nė Beograd mishėrohen sė bashku me albanofobinė, antisemitizmin e deri te propagandimi i hapur i nacional socializmit. Nė Beogradin apo Novi Sadin e sotėm dhuna ndaj romėve apo ndonjė turisti nga Izraeli mė nuk paraqet ndonjė lajm. Nė gjithė kontekstin e trajtimit tė ksenofobisė institucionale, opinioni serb ngel i verbėr para faktit qė pėrgjatė kėsaj fushate tė pafund ndonėse nė njė formė tjetėr gjendet po ashtu i viktimizuar edhe vetė fshatari i zakonshėm diku nė Shumadi. Ky ushtar i devotshėm i tė keqes qė mbushte radhėt e ushtrisė apo paramilitarėve qė kryen krimet, ngel i ngėrthyer nė prapambeturinė e cila e stagnon si njė pasojė e racizmit qė ndjen pėr tė tjerėt dhe qė jo rrallė buronte nga mendjet e elitės intelektuale tė tipit Ēubriloviq apo Andriq. Racizmi ndaj shqiptarėve tani ka kaluar nė njė ksenofobi totale duke e sėmurė vetė Serbinė, por nė kėtė kontekst duhet pohuar qė jo pak nga fqinj tjerė janė tė ndikuar nga teoritė serbe mbi "zgjidhjen" e ēėshtjes shqiptare ndonėse kjo ndeshet me heshtje publike. Disa nga vende fqinje tė kombit shqiptar tradicionalisht kanė rra peng tė kėsaj ideologjie qė di tė reflektojė edhe nė veprimet e tyre tė politikės tė sotme e qė konkretisht po del nė shesh nga rezistimi qė po i bėjnė afirmimit tė Kosovės si shtet pėrkundėr deklarimeve formale tė lėshuara sa pėr ti bėrė lajka perėndimit. Mosgatishmėria e tyre pėr t'i pranuar vetvetes krijimin e njė realitetit tė ri flet mbi paradoksin e gatishmėrisė deklarative pėr integrime dhe ksenofobisė nga e cila nuk po arrijnė tė ēlirohen.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks