|
|
Vazhdimėsi e vizionit mbi lirinė
Shkruan: Bahtjar Berisha
Nė Evropėn e sotme moderne edhe po ta marrim nė konsideratė kontinentin nė tėrėsi, vėshtirė dhe shumė rrallė mund tė gjenden lėvizje politike e mbi tė gjitha kombėtare qė ditėn tė ndryshojnė historinė dhe drejtimet e saj ashtu siē bėri Lidhja Demokratike e Kosovės. Njė lėvizje antikomuniste demokratike, qė gjeti burimin tek elita intelektuale e njė kombi tė vuajtur dhe tė cilės forcėn ia dha pikėrisht ky komb, u bė sinonim i lirisė, u bė njė mit i frymėzimit, njė vizion udhėrrėfyes i tė gjithė qytetarėve.
Nėse rrėzimi i murit tė Berlinit i dha imperisė komuniste sinjalet se i erdhi fundi sundimit totalitar, ishte pikėrisht LDK qė me vetė formimin e saj pėrfundimisht do tė shėnojė fillimin e njė epoke tė re dhe fundin e pashmangshėm tė diktatit komunist qė po dirigjonte jetėn e qytetarit jo vetėm nė Kosovė. Ndonėse nė rrethana specifike pėr Kosovėn dhe pėrmasa demografike ndjeshėm mė tė vogla, LDK dhe Presidenti historik i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, sot janė pjesė e njė kapitulli sė bashku me Dalai Lamėn e Tibetit dhe urtėsinė e tij, Nelson Mandelėn dhe sakrificėn e njė intelektuali pėr liri dhe njė jetė mė tė mirė, apo Leh Valensėn dhe aftėsitė mobilizuese.
Si dhe nė tė kaluarėn shqiptare tė momenteve mė tė vėshtira kur Lidhja e Lezhės bashkoi shqiptarėt apo kur Lidhja e Prizrenit i dha vulėn Rilindjes dhe ndėrgjegjes kombėtare, Lidhja Demokratike e Kosovės nė kohė moderne dhe delikate mishėroi nė konceptet e shėndosha tė saj vlerat shqiptare dhe perėndimore pa pėrjashtuar traditėn dhe urtėsinė e kėtyre trevave, vlera kėto pjesė e pandashme e mentalitetit politik dhe kulturor qė ėshtė kultivuar me gjithė sinqeritetin dhe pėrkushtimin. Ky mentalitet ka ditur tė sfidojė diktaturėn e dyfishtė tė frymėzuar nga lindja, komunizmin dhe serbo sllavinė duke ngritur institucione shtetėrore me forcėn e tyre tė pakontestueshme dhe hovin e pandalshėm.
Kjo e kaluar pėrmasash mitike dhe e shndritshme nė gjithė rolin e saj na tregon edhe sot forcėn qė LDK ėshtė nė gjendje ta ketė, gjithmonė duke u mbėshtetur nė mishėrimin e vlerave tė pėrmendura. LDK ėshtė e zotuar nė kėtė vazhdimėsi me vendosmėrinė e krijuar nga fakti qė rrugė tjetėr nuk ka pėrveē nė forcimin e mėtejmė tė kėtyre vlerave dhe shpalosjen e plotė tė kuptimit tė trinomit Liri, Pavarėsi, Demokrac,. Rrumbullakimi i plotė dhe implementimi i kėtij trinomi nė pėrditshmėrinė e qytetarėve tė Kosovės janė imperativi qė duhet arritur me pėrpikėri ashtu siē po rruhen arritjet e deritanishme. LDK gjithmonė do tė kujdeset pėr pandashmėrinė e kėtij trinomi.
Zotimi i bėrė mė herėt pėr njė vend nė familjen euroatlantike ėshtė rrugė e trasuar nga e cila nuk ka kthim. Ajo do tė pėrshpejtohet me proceset reformuese qė po zhvillohen nė LDK tė cilat duke ndikuar nė vetė proceset politike tė Kosovės konfirmojnė mesazhin e dhėnė pėr njė Kosovė demokratike. Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe angazhimi i ēdo anėtari tė saj nuk lejojnė devijime nga kjo vijė. Ėshtė njė pėrkushtim i garantuar dhe i gatshėm tė pėrballojė sfidat qofshin ato politike, ekonomike apo sociale.
Lidhja Demokratike e Kosovės dhe tė gjitha strukturat e saj organizative ftojnė qytetarėt e Kosovės t'i bashkėngjiten lėvizjes dhe partisė sė tyre, gjithashtu ftohen tė gjithė ata qė dikur duke dhėnė kontributin e tyre ishin pjesė e saj qė sėrish tė janė pjesė e njė LDK je bartėse tė koncepteve po tė njėjta pėr realizimin e tė cilave edhe u krijua dhe qė tani do ti freskojė akoma mė shumė duke pas parasysh rrethanat dhe zhvillimet mė tė reja. LDK u takon qytetarėve tė Kosovės, LDK janė vetė qytetarėt dhe fuqia e pakontestueshme e tyre, ky pėrafrim edhe njė herė do tė vėrtetojė synimet demokratike e liridashėse duke e bėrė mė tė qartė vizionin dhe shpresėn mbi njė tė ardhme tė ndritshme tė shtetit tonė.
|
|
|