Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Ndėrtimi i shtetit dhe sfidat

Shkruan: Ferdi Kamberi Nė kuptimin logjik, shteti ekziston kur nė njė territor tė caktuar ka njė aparat politik qė sundon, ku pushteti mbėshtetet nga njė sistem ligjor dhe nga aftėsia pėr tė menaxhuar me sukses, zbatimin e politikave tė tij. Edhe pse pėr Schmitin, shteti ka qenė arritja mė e madhe e civilizimit perėndimor, megjithėatė shteti duhet tė qeveriset nė mėnyrė demokratike dhe me njė qeverisje tė drejtė. Ėshtė tejet normale se secili shtet ka probleme, sfida me tė cilat ballafaqohet, mirėpo ndėrtimi i shtetit, kapaciteteve shtetėrore, dhe ndėrtimi i institucioneve, e sidomos ndėrtimi i njė shteti tė dalur nga konflikti, duhet tė jetė prioritet i Elites udhėheqėse. Kritikėn nuk duhet marrė gjithmon vetėm nga ana negative, por atė duhet shikuar nė dioptrinė analitike, dhe nėse kritika rezulton nė realitetin praktik duhet ndėrmarrė njė sėrė masash pėr evitimin e problemeve kyēe. Andaj, ndėrtimi i shtetit kėrkon kohė, mund dhe njė unitet tė gjithėmbarshėm nga ana e elitės politike, jo vetėm nga ana e pozitės si udhėheqėse e shtetit, por edhe nga ana e vetė opozitės me njė zė kritik dhe rol dominant nė skenėn politike. Pas anėtarėsimit tė Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtarė, dhe Bankės botėrore, shteti kosovar po ecėn drejtė njė integrimi nė strukturat e mėdha euroatlantike. Megjithėatė, kėtu nuk duhet parė punėn e pėrfunduar dhe suksesin e kėsaj apo asaj partie politike, por duhet bėrė progres nė atė mėnyrė qė shteti kosovar tė pranohet nga mė shumė shtete tjera dhe organizata ndėrkombėtare tė cilat sot luajnė njė rol me rėndėsi nė botė. Nė anėn tjetėr, ėshtė e nevojshme qė kjo "elitė politike" tė evidetojė problemet dhe sfidat me tė cilat ballafaqohet ēdo ditė me to. Andaj, nė kėtė shkrim jemi fokusuar tek sfidat e shtetit dhe problemet qė pothuajse janė bėrė tė pėrditshme, dhe si tė tilla mund tė veēojmė : 1. Ėshtė e nevojshme pėr njė shtet qė tė jetė stabil dhe demokratik, qė t'i miratojė dhe praktikojė, ligjet dhe rregulloret e tij tė hartuara nga kushtetuta. Sepse ėshtė nė interes tė vetė shtetit qė t'i kryejė detyrat e tij, vlen tė pėrmendet zvarritja e punės pėr zgjedhjen e Advokatit tė Popullit, ku pas katėr dėshtimeve pothuajse mė nė fund u finalizua qėllimi. Andaj, zvarritje tė tilla nuk do tė shėrbejnė askujt, me faktin se Kosova duhet tė pėrgatitet sa mė parė pėr rrugėn e saj tė gjatė, pra Bashkimin Evropian. 2. Siguria: Sfida e sigurisė paraqet njė nga problemet mė madhore pėr njė shtet, dhe varėsisht nga kėndėvėshtrimi aktual, siguria duhet tė jetė nė nivel, sepse njė institucion i mirė shtetėror ėshtė ai qė i shėrben tė gjithė qytetarėve me njė tranparencė dhe njė siguri pėr tė gjithė, duke u nisur nga siguria e vetė institucioneve shtetėrore, e deri tek ajo nacionale. Rasti i fundit tė vjedhjes sė provave mu nė mes tė institucionit tė policisė, lėkundi pozicionin e vetė elitės udhėheqėse dhe defacto ishte njė fakt tronditės pėr opinionin e gjerė publik. 3. Zhvillimi i politikės sė jashtme, shihet qartė qė Kosova ka njė politik tė jashtme tė nivelit tė dobėt, dhe si e tillė nė kėtė politikė duhet bėrė riparime nė mėnyrė qė diplomacia kosovare tė jetė e suksesshme nė ēdo aspekt. Njė hap i till do tė hapte rrugėn pėr shumė ēėshtje, duke u nisur nga ajo e lobimit pėr njohjen e shtetit tė Kosovės, e deri tek ndihmesa e diasporės shqiptare me eliminimin e problemeve tė tyre. Madje, njė hap i till duke pėrshpejtuar punėn e kėsaj ēėshtje do tė ndihmonte edhe vetė Kosovėn nė shumė sfida dhe do tė ishte njė hap pragamtik drejt eliminimit tė sfidave tjera 4. Zhvillimi ekonomik, shpesh nė mediet tona flitet pėr hapjen e shumė bizneseve, pėr krijimin e politikave tė favorshme pėr investitorėt e huaj, mirėpo rezultatet nė terren tregojnė se Kosova ende nuk ka njė rezultat tė njė zhvillimi ekonomik, andaj shihet qartė edhe pse vullneti i mirė ekziston pėr njė zhvillim ekonomik, realiteti tregon se akoma rezultatet e kėtij zhvillimi ekonomik nuk janė ka duken. Mirėpo, kusht nė kėtė zhvillim ekonomik padyshim se janė edhe luftimi i aferave korruptive qė pothuajse tani mė ėshtė bėrė pėrditshmėri kjo fjalė, pastaj luftimi i nepotizmit si dhe problemet tjera. Zhvillimi ekonomik, do tė mundėsonte Kosovės qė t'i shmangė shumė probleme, tė krijon njė sistem tė mirėqenies sociale, tė zbutė varfėrinė dhe tė krijon vende tė lira tė punės. Madje ky (zhvillim ekonomik) duhet tė jetė njė nga prioritetet e "data bazės" sė vetė institucioneve kosovare, sepse sot nėse nuk kemi njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm problemet tjera padyshim se vetėm do tė shtohen. 5. Si sfidė tė pestė e kemi radhitur sistemin gjyqėsor, pėr shkak se funksionimi i sistemit gjyqėsor ėshtė njė ndėr elementet kyēe pėr njė shtet demokratik dhe stabil. Megjithėatė, vlen tė theksohet se sistemi gjyqėsor akoma pėrballet me vetė mungesėn e njė politike tė zhvillimit tė tij, pastaj mungesėn e fondeve adekuate pėr tė qenė mė praktik dhe pragmatik, pastaj korrupsioni qė nė disa raste ėshtė tepėr i lartė, si dhe mungesa e njė profesionalizmi tė lartė. 6. Mediat: Nuk ėshtė rastėsi qė thuhet se mediat konsiderohen si pushtet i katėrtė, megjithėatė, vlen tė theksohet se mediat kosovare akoma kanė njė mungesė tė lirisė sė shprehjes, kanė mungesė tė njė gazetarie hulumtuese, pėr shkak tė ndikimit tė politikės udhėheqėse nė media, pėr shkak tė presioneve tė ndryshme. Rasti tė tilla pothuajse kemi pasur nė tė gjitha shoqėritė e tranzicionit, por ato janė evituar shumė shpejtė, madje edhe nė Shqipėri nuk ka qenė situata aq e kėndshme, mirėpo falė punės sė pėrbashkėt dhe mekanizmave tjerė, tani Shqipėria, mbetet njė nga vendet mė tė pėrparuara nė rajon sa u pėrket lirisė sė mediave. Andaj, nė kėtė kontekst ėshtė e nevojshme qė tė kemi media tė lira, nė atė mėnyrė qė do tė zhvillonte edhe njė gazetari hulumtuese, mirėpo nė anėn tjetėr edhe do tė krijonte njė kredibilitet mediatik shumė mė tė lartė se tani. Si konkludim, mund tė themi se kėto ishin vetėm nga disa prej sfidave tė njė shteti, qė ėshtė nė tranzicion, mirėpo nė analet e strukturės shtetėrore, ekzistojnė edhe njė sėrė problemesh dhe sfidash qė ballafaqohet shteti, mirėpo kėto janė ato si mė prioritare mund tė themi, prandaj, mbetet sfidė dhe obligim i shtetit qė jo vetėm kėto sfida, por edhe sfida dhe probleme tjera qė t?i menaxhojė nė mėnyrė efikase dhe demokratike, pėr tė ardhur deri tek funksionimi demokratik dhe zhvillimi i vetė shtetit. Mirėpo, kėtu kontributė duhet tė japin edhe vetė qytetarėt, opinioni i tyre, por edhe media me rolin e saj konstruktiv, me krijimin e njė gazetarie hulumtues si dhe raportimin e problemeve shoqėrore. (Autori ėshtė master nė sociologji)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks