Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Fjala e Ministrit tė Jashtėm Skender Hyseni nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė

Nju Jork 17 qershor 2009 I nderuar z. Kryetar i Kėshillit, Shkėlqesi, Faleminderit shumė pėr mundėsinė e dhėnė qė t'ju njoftoj, anėtarė tė nderuar tė Kėshillit tė Sigurimit, pėr tė arriturat e vazhdueshme dhe pėrparimin e qėndrueshėm tė Republikės sė Kosovės nė tė gjitha fushat, duke u pėrqendruar veēanėrisht nė tė arriturat qė nga fjala ime e fundit nė Kėshill, tė mbajtur nė muajin mars. Z. Kryetar, para dy ditėsh ne festuam pėrvjetorin e parė tė hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Kushtetuta e re dhe demokratike e vendit tim ėshtė njė dokument themeltar bashkėkohor i cili ngėrthen mbrojtjen e tė drejtave tė tė gjitha minoriteteve sipas Planit Gjithėpėrfshirės tė Ahtisaarit. Udhėheqėsit dhe populli i Kosovės patėn nderin tė mirėpresin fituesin e Ēmimit Nobel pėr Paqe, z. Martti Ahtisaari, nė Prishtinė, pėr tė festuar pėrvjetorin e parė tė hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės tonė. Rikonfigurimi i UNMIK-ut ka vazhduar dhe Misioni i Sundimit tė Ligjit tė Bashkimit Evropian, EULEX ėshtė bėrė plotėsisht operacional qė nga 6 prilli 2009. Vendosja e suksesshme e EULEX-it nė tėrė Kosovėn ėshtė ēmuar jashtėzakonisht shumė dhe Qeveria e Kosovės ėshtė duke bashkėpunuar ngushtė nė tė gjitha ēėshtjet. Pėrmirėsimi i situatės nė veri tė Kosovės ėshtė i dukshėm pas vendosjes sė EULEX-it. Megjithatė, ka ende shumė pėr t'u bėrė. Pėrndryshe, situata e sigurisė nė pėrgjithėsi ėshtė shumė e qetė dhe stabile nė Republikėn e Kosovės. Siē kam deklaruar nė kėtė forum nė muajin mars, pėr arsye shumė praktike dhe pragmatike, ne kėrkojmė pėrmbylljen e misionit dhe tė mandatit tė UNMIK-ut. Mbi bazat e zhvillimeve tė vazhdueshme pozitive nė Kosovė dhe vendosjen e plotė tė EULEX-it, kėtė kėrkesė e ripėrsėris edhe sot. E ripėrsėris po ashtu edhe pėrkushtimin tonė tė shprehur nė Deklaratėn tonė tė Pavarėsisė dhe nė Kushtetutėn tonė pėr respektimin dhe pranimin e tė drejtės ndėrkombėtare, duke pėrfshirė rezolutat detyruese tė kėtij trupi. Ky zotim nuk ėshtė lėkundur asnjėherė. Meqė Qeveria e Kosovės ka marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e plotė pėr organizimin e zgjedhjeve, qė do tė thotė pėrmes Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ajo ka emėruar kryetarin e ri tė KQZ-sė. Zgjedhjet e reja komunale nė Kosovė pritet tė mbahen nė vjeshtėn e vonė. Presidenti i Republikės, Dr. Fatmir Sejdiu, pas konsultimeve tė gjata me partitė politike ka caktuar 15 nėntorin si datė pėr zgjedhjet e reja komunale. Sė fundmi, ėshtė themeluar edhe njė institucion shumė i rėndėsishėm. Pas miratimit tė Ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese, Parlamenti i Republikės po ashtu ka zgjedhur anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės. Ndėrtimi i institucioneve shtetėrore, i mbėshtetur nė standarde evropiane, ka vazhduar. Ndėrtimi i Forcės tonė tė Sigurisė po pėrparon. Siē kam thėnė nė deklaratėn time tė marsit nė kėtė Kėshill, Forca e Sigurisė sė Kosovės, e trajnuar nga NATO-ja, ėshtė forcė demokratike e sigurisė nėn autoritetin civil. Kjo forcė shumė-etnike dhe jo-politike kryesisht do tė pėrqendrohet nė reagime nė situata emergjente, dhe nė pėrgjithėsi nė aktivitete tė cilat promovojnė zhvillimin, stabilitetin, sigurinė dhe paqen rajonale. Z. President, nė pajtim me kėrkesėn pėr njė mendim kėshilldhėnės tė parashtruar nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara lidhur me deklaratėn e pavarėsisė dhe nė pėrputhje me afatin e caktuar, mė 17 prill 2009, Republika e Kosovės ka dorėzuar nė Gjykatė kontributin e saj me shkrim. Po ashtu, unė e kam njoftuar Gjykatėn me qėllimin tonė qė tė marrim pjesė nė tė gjitha procedurat nė vazhdim, duke pėrfshirė edhe dėgjimet tė cilat do tė fillojnė mė 1 dhjetor 2009. Gjykata tashmė ėshtė njoftuar me qėllimin e Kosovės qė tė paraqesė kontributin e saj nė seancat dėgjimore. Derisa vazhdojmė tė marrim pjesė nė mėnyrė aktive pėr tė prezantuar rastin tonė para GJND-sė, dėshiroj tė theksoj pėrkushtimin tonė pėr drejtėsi dhe besimin tonė nė drejtėsi. Prandaj, ne jemi tė bindur se shqyrtimi dhe vendimi i GJND-sė do tė jetė i drejtė dhe i paanshėm. Ne besojmė thellė se pozicioni ynė do tė rikonfirmohet. Tė nderuar anėtarė tė Kėshillit, Njohja e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar. Njohjet nė vazhdimėsi janė njė dėshmi e qartė e pėrparimit dhe stabilitetit nė Kosovė. Kombet e lira tė botės vazhdojnė tė ēmojnė kontributin e Kosovės pėr paqe dhe stabilitet rajonal. Dėshiroj edhe njėherė tė falėnderoj pėrzemėrsisht dhe t'ju shpreh mirėnjohje popujve dhe qeverive tė Mbretėrisė sė Arabisė Saudite, Mbretėrisė sė Bahreinit, Republikės sė Gambias dhe Unionit tė Komoreve pėr njohjen e pavarėsisė sė vendit tim. Ne i inkurajojmė tė gjitha kombet e botės tė pėrkrahin pėrpjekjet e popullit tė Kosovės nė ndėrtimin e ardhmėrisė sė tyre si njė vend i lirė dhe i pavarur. Pas dekadave tė tėra tė okupimit, terrorit dhe robėrisė sė papėrshkrueshme, populli i Kosovės meriton tė jetė i lirė dhe t'i bashkohet komunitetit tė kombeve tė lira dhe demokratike tė botės. Z. President, me kėnaqėsi tė madhe sot flas pėr anėtarėsimin e Kosovės nė dy institucionet financiare ndėrkombėtare tė njė peshe dhe rėndėsie te posaēme pėr vendin tim, anėtarėsimin nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Me 6 maj tė vitit 2009, Bordi i Guvernatorėve tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar ka miratuar aplikimin e Kosovės, me ē'rast 138 shtete anėtare morėn pjesė mė procesin e votimit, dhe 96 prej tyre e miratuan vendimin. Ėshtė shumė inkurajuese qė 41 shtete tė cilat ende nuk e kanė njohur Kosovėn, kanė votuar nė favor tė anėtarėsimit tė Kosovės. Me 3 qershor pėrfundoi procesi i votimit pėr anėtarėsim nė Bankėn Botėrore, me ē'rast 139 vende anėtare morėn pjesė nė votim, dhe 95 prej tyre miratuan aplikimin e Kosovės. Aderimi zyrtar, si nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar ashtu dhe nė Bankėn Botėrore, do tė bėhet me 29 qershor nė Uashington DC, kur Republika e Kosovės do tė nėnshkruajė Marrėveshjet. Anėtarėsimi nė kėto dy institucione shumė tė rėndėsishme financiare ėshtė njė inkurajim shtesė pėr Qeverinė e Kosovės qė tė vazhdojė me pėrpjekjet e saj ta luftojė krimin dhe korrupsionin, tė forcojė sundimin e ligjit, tė ruajė stabilitetin makro-ekonomik pėrmes disiplinės buxhetore dhe fiskale gjatė krizės sė tanishme ekonomike. Qeveria e Republikės sė Kosovės ka punuar shumė nė ēėshtjet e ekonomisė, drejtėsisė dhe sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Integrimi i minoriteteve si dhe kthimi i tė zhvendosurve ka vazhduar tė mbetet prioriteti kryesor i Qeverisė. Kryeministri Hashim Thaēi personalisht ju ėshtė qasur familjeve tė kthyera serbe dhe janė ndarė fondet e Qeverisė pėr rindėrtimin e shtėpive pėr tė kthyerit. Qeveria jonė ka vazhduar tė kėrkojė mėnyra pėr tė pėrmirėsuar kushtet nė vendet e komuniteteve pakicė, posaēėrisht nė vendet me shumicė serbe. Pėr fat tė keq, Republika e Serbisė ka vazhduar tė pengojė qytetarėt serbė tė Kosovės qė tė bashkėpunojnė me institucionet e Kosovės. Beogradi, po ashtu, ka vazhduar tė ndėrhyjė nė bashkėpunimin tonė me fqinjėt dhe me komunitetin ndėrkombėtar, duke penguar pjesėmarrjen tonė nė trupa rajonalė dhe trupa mė tė gjerė ndėrkombėtarė. Nė Kosovėn e re nuk do tė ketė vend pėr urrejtje dhe dhunė. Institucionet e Kosovės janė tė pėrkushtuara nė ndėrtimin e demokracisė shumė-etnike, nė paqe me fqinjėt e saj dhe duke kontribuar nė bashkėpunimin rajonal, paqenė dhe sigurinė. E ardhmja e tė gjitha kombeve tė Ballkanit Perėndimor shtrihet nė integrimin evropian dhe Kosova ka pėr qėllim ta ndjekė kėtė synim me shumė pėrkushtim. Pėr t'i arritur kėto qėllime, ne nė Republikėn e Kosovės do tė vazhdojmė bashkėpunimin e ngushtė me BE-nė, SHBA-tė dhe NATO-n. Z. President, Nė fund, mė lejoni tė theksoj pėrkushtimin e Kosovės qė tė punojė me tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė promovimin e qėllimeve tė pėrbashkėta pėr paqe dhe siguri ndėrkombėtare. Edhe njėherė dėshiroj t'ju falėnderoj pėr mundėsinė e dhėnė qė t'i paraqes pikėpamjet e Republikės sė Kosovės. Ju faleminderit shumė!
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks