Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Koncepti demokratik

Shkruan: Bahtjar Berisha Nuk ka shoqėri tė shėndoshė nėse ajo nuk udhėhiqet nė mėnyrė demokratike, nė kėtė aspekt tė ofrosh vlerat demokratike do tė thotė tė garantosh njė tė ardhme tė sigurt dhe njė barazi pėr qytetarėt pa dallime. Koncepti demokratik i njė partie konsiderohet i tillė kur paraqet bazamentin e trajtuar deri nė detaje dhe pėrshtatjen e vlerave tė mirėfillta duke u kujdesur pėr nevojat e qytetarėve tė Kosovės dhe zhvillimin e vetė shtetit. Dėshira pėr demokraci dhe angazhimi nė kėtė drejtim, qė nga vetė fillimi i jetės pluraliste nė Kosovėn e viteve tė 80 ta dhe 90 ta ka nxjerrė nė pah betejėn e pa kompromis dhe tė vėshtirė pėr njė demokratizim tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė si njė parakusht nė ecjen pėrpara dhe pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė mirėqenies sė pėrgjithshme. Tani kur Republika e Kosovės ėshtė edhe de jure sovrane dhe e njohur nga shtetet mė tė fuqishme tė botės dhe aleatėt tanė perėndimorė, demokracia mbetet prioriteti i angazhimeve. Ajo paraqet njė nga shtyllat konceptuale dhe mė tė rėndėsishmet qė i dhanė formėn pėrpjekjeve politike duke motivuar dhe mė shumė nė synimin drejt arritjes sė saj dhe nė vendosmėrinė pėr tė kėrkuar me ngulmė qė vetė ekzistimi i demokracisė tė shėrbejė si parakusht pėr pėrparim nė tė gjitha fushat e jetės. Koncepti demokratik duhet tė synojė qė ta bėjė Kosovėn njė vend tė mundėsive tė barabartė pėr qytetarin pa bėrė asnjė dallim etnik, fetar apo gjinor. Me barazinė si njė element kyē tė vetė kuptimit tė demokracisė, lypset angazhim maksimal qė qytetarėt e Kosovės tė kenė mundėsi tė barabarta pėr tu shkolluar, mundėsi tė barabarta qė atyre tu ofrohen shėrbime shėndetėsore apo mundėsi tė barabarta pėr tu punėsuar. Demokraci do tė thotė edhe mundėsia qė tė gjesh njė vend pune pavarėsisht bindjeve dhe qėndrimeve. Demokraci ėshtė edhe sundimi i ligjit ku ai jo vetėm do tė jetė obligim pėr tė gjithė, por edhe e drejtė e ēdo qytetari tė Kosovės, sikur qė e drejtė e ēdo qytetari do tė jenė edhe lira e fjalės dhe mundėsia e pacenuar pėr tė shprehur bindjet dhe mendimet. Lidhja Demokratike e Kosovės ashtu siē edhe e ka dėshmuar gjatė jetės sė saj tė gjatė politike do tė vazhdon tė shėrbejė si njė luftėtar i paepur i demokratizimit me vetėdije tė plotė qė prapa saj ka dėshirėn qytetarėve tė Kosovės dhe vullnetin e tyre. Thellėsisht tė bindur nė demokracinė dhe duke i besuar vlerave tė saj do tė punohet edhe mė tej qė ajo tė merr formėn reale. Nė Kosovėn e rreshtuar pėrballė miqve tanė do tė punohet pėr njė Kosovė e cila nė asnjė aspekt nuk do tė dalloj apo ngec nga vendet qė sot janė sinonim i demokracisė dhe mundėsive tė barabarta pėr tė gjithė. Koncepti demokratik tanimė ėshtė i njohur dhe i shpalosur, ai ėshtė i dėshmuar dhe i afirmuar, por nė rrethana dinamike shpesh tė imponuara nga zhvillime qoftė politiko ekonomike apo shkencore teknologjike nuk ka program qė mund tė qėndroj pa u rishikuar dhe pėrshtatur ndryshimeve dhe nevojave, sfidave tė jetės dhe realiteteve tė reja. Nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė sinqerta qė koncepti demokratik tė zhvillohet dhe kultivohet mė tej, tė rinjtė duhet tė jenė pjesė e proceseve ku edhe e kanė vendin. Procesi i reformimit ėshtė i hapur pėr tė gjithė. Tė rinjtė janė ata qė duhet tė japin inputet dhe idetė mė tė dobishme dhe nė kėtė mėnyrė do tė drejtojnė vetė tė ardhmen e tyre, ata do tė mbajnė tė gjallė konceptin demokratik dhe shpresėn pėr njė Kosovė demokratike.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks