|
|
Okupimi na bashkoi, ēlirimi na largoi
Shkruan: Doc. Sci. Gani Asllani
Qysh prej pėrfundimit tė luftės Ēlirimtare dhjetė vjet mė parė ngjarje nga mė tė ndryshmet kanė ndodhur nė Kosovė. Kemi parė pėrpos proceseve politike, edhe njė proces social i cili ka transoformuar Kosovėn dhe popullaten e saj nė pėrmasa tė habitshme. Ky proces shumė i ndėrlikuar shoqerorė, i nxitur nga tranzicioni i shfrenuar dhe etja apo edhe nevoja pėr liri, solli njė individualizėm shum tė shprehur nė vėndin tonė. Si i tillė ky proces kerkon studime tė thukta sociologjike, prandaj edhe un se kam ndermend tė merrem me tė kėsaj radhe, por dua tė prezantoj njė aspekt shumė interesant i cili po e sajon politiken gjithandej ku ka shqiptarė. Largėsia, pėr tė mos thėnė hendeku shumė i madh qė ėshtė hapur mes njerzve tė tė njejtit komb, dhe konturat rrethanore qė kanė ēuar deri aty.
Dihet mirėfilli se gjatė viteve tė '90 ta Kosova dhe shqiptarėt nė federaten qė e kishin ndėrtuar Millosheviqi e Bullatoviqi ishin tė paemėr, tė paidentitet, dhe tė paqenė, veti kėto kryesore tė njė regjimi klasik racist e pushtues. Pas hapjes sė Shqipėrisė politike gjerat filluan tė ndryshojnė. Pluralizmi solli lėvizje njerėzish, mallrash dhe idesh dhe shqipėtarėt filluan tė ndihen mė tė njehesuar, madje njė njehėsim i tillė ēoi akademikėt Rexhep Qosja e Teki Tartari pėr tė krijaur njė lėvizje politike, ekonomike, sociale, kulturore e mbi tė gjitha shpirtrore pėr bashkimin e atdheut tė shqipėtarėve. Pak muaj mė vonė pena e nderuar e Dritero Agollit shkruante se fryti i bashkimit ėshtė mbjellė, sepse njė llapjan e ka parė Myzeqenė, njė pollogas e ka ndjerė Labėrinė, njė ulqinak e ka shijuar Mirditen, dhe njė shkodran e ka perqafuar Prishtinėn.
Me fillimin e reprezaljeve tė hapura ndaj popullates civile tė Kosovės nė vitet 1997 vala e parė e tė perndjekurve zuri Shqipėrinė. Kjo valė vetem sa u zgjerua nė vitin 1998, dhe 1999 aq sa Shqipėria politike zemergjerėsisht dhe krahehapur priti mbi gjysmė milioni njerėz nga trungu i njėjtė etnik. Ky perjetim tragjik dhe gjakatarė pėr ata qė braktisnin vendlindjen e tyre pa e ditur se a do tė kthehen ndonjėher andej nga kan ardhur, solli edhe bashkvėllazrimin mė tė madh qė kombi ynė kishte pėsuar ndonjėherė. Qytetarė nga tė gjitha viset e Kosovės, gjindeshin anekėnd Shqipėrisė, dhe viseve shqiptare nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe Luginėn e Preshevės, dhe kjo mbolli natyrshėm frytin e vlerave te vllazėrisė dhe tė ndjenjės sė tė qėnit pjesė e njė grupimi shoqerorė, etnik, dhe kulturorė
Fijet e kėtij bashkėvllazrimi u zgjaten edhe me rastin e luftrave pėr ēlirim nė Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni, dhe nė aspektin e brymosjes sė ndjenjės kombėtare, ato u treguan po aq tė shėndosha.
Megjithatė punėt filluan tė ndryshojnė me pėrfundimin e kėtyre luftrave dhe njė largim i heshtur filloj qė tė paraqitet nė shoqeritė tona. Marrė nga ēfarėdo kėndveshtrimi, mund tė thuhet se politika dhe vetem ajo ėshtė fajtore pėr kėtė. Proceset politike qė filluan me mijėvjeēarin e ri sollen vetem shpėrbėrje tė bashkėllazėrisė shqiptare si pasojė e tė kuptuartit keq tė interesave nga ana e politikėbėrėsve. Kėshtu interesat kombėtarė u anash kaluan pėr interesa rajonal, ndersa qėshtja kombėtare u shperfill dhe perbuz aq sa sot kushdo qė e pėrmend atė etiketohet si nacionalist, radikal apo edhe ekstremist. Ndryshe ndodh ndėrkaq me Serbinė ku strumbullari i politikės sė jashtme vazhdon tė mbetet qeshtja kombetare serbe, edhepse ky vend agresor nuk e heq nga rendi i ditės qėshtjen kombetare. Kėtu mbase duhet marrė edhe pak mesim nga politika dinake e Beogradit? Politikanėt serbė, megjithėse tė qortuar nga bashkėsia nderkombetare, asnjėherė s'e kanė lėnė ēėshtjen kombėtare t'u reshqasė nga duart, dhe sot kur ata tė flasin pėr ndarje tė Kosovės, dhe shpėrbėrje tė Bosnjes, paraqiten sikur po sjellin politika karizmatike. Imagjino sikur njė politikan shqiptar nga Pishtina, Tirana, Shkupi, Presheva apo Ulqini tė bėnte deklarata tė tilla, ēfarė reagimi do tė kishte pasur kunder tyre!
Ka tendenca pėr tė treguar se punėt do tė vazhdojn kėshtu siq janė edhe nė tė ardhmen e afėrt sepse politika shqipetare pamvarsinė e cunguar tė Kosovės, po e konsideron si zgjidhje tė plotė tė qėshtjes shqipetare.
Kėshtu nė kėtė drejtim tė gabuar po shkojnė edhe tė gjitha subjektet politike pjesmarrėse nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit nė Shqipėrinė politike. Pėrderisa nė premtimet e tyre partitė, ēajnė male e thajnė oqeane asnjė prej tyre, madje as edhe ato me sfond nacionalist nuk e permendin ēėshtjen kombėtare. Pėrjashtim kėtu bėn njė parti e ngritur nga ēamėt e cila mjaftohet me kontestin kombetare me propagande rreth kthimit te pronave nė Greqi. Pasur parasyshė kėtė qėshtj, pashmangshėm lind pyetja: pėrpara se tė integrohemi me qipriotėt mesdhetarė, estonezėt baltik, rumunėt karpatian, apo portugezet Iberik, a nuk do tė ishte mė mirė qė shqipėtarėt tė integrohen bashkėvllazėrisht, e qė pastaj si njė trup i tėrė tė nisim integrimet me gjith Europėn e bashkuar. Pikėrisht pėr kėtė duhet pyetur: a na do neve Europa tė ndarė, apo nuk e duam ne vahten tė vbashkuar?!.
(Autori ėshtė ligjerues i shkencave politike nė Universitetin Glasgow nė Britaninė e Madhe)
|
|
|