|
|
Reformimi drejt sė ardhmes
Shkruan: Ferdi Kamberi
Partitė politike nė shoqėrinė bashkėkohore, shpesh gjenden pėrballė rrethanave tė cilat dinė tė jenė tė ndikuara nga dimensione mė tė gjera politike duke bėrė kėsisoj qė tė pėrballen me sfidėn e ndryshimeve. Kėtu duhet rishikuar shkaqet tė cilat sjellin njė parti apo lėvizje tė caktuar politike nė njė pozitė ndryshe nė vlerėsimin qė i bėn dioptria e vetė qytetarit. Nė kėtė drejtim gjithnjė duke u mbetur besnike vlerave dhe koncepteve burimore kėrkohet njė pėrkushtim dhe pjekuri politike e cila pėrveē ndikimit tė saj pozitiv tė drejtpėrdrejtė brenda partisė gradualisht do tė reflektojė vlerat edhe te vetė shteti nė pėrgjithėsi. Nė kėtė mėnyrė pėrmbushet njė mision thelbėsor i partisė qė botėkuptimet e veta mbi jetėn dhe liritė t'i shijojė ēdo qytetar.
Nė variantin kosovar tė kėsaj qasjeje asnjėherė nuk duhet harruar Gandi i Kosovės. Ideatori i pavarėsisė Presidenti Ibrahim Rugova arriti qė botėkuptimet liridashėse dhe properėndimore t'i bėjė pjesė tė njė programi gjithėkombėtar duke identifikuar para opinionit ndėrkombėtar aspiratat e drejta tė popullit tė Kosovės. Ideja e tij i qėndroi dekadave kur ato ishin mė tė vėshtirat, kurse vetė subjekti politik me tė drejtė u radhit nė mesin e partive antikomuniste qė ndryshuan Evropėn.
Nė rrugėtimin e ēdo partie politike gjithmonė ka pasur dhe do tė ketė edhe ngritje, por edhe rėnie, qoftė partia tė dalė fituese apo humbėse nė zgjedhje, gjithmonė kėto periudha duhet shfrytėzuar pėr tė analizuar shkaqet dhe identifikuar pikat e nevojshme pėr t'u rishikuar. Nė partinė e cila identifikoi kėrkesėn kosovare pėr pavarėsi, ndonėse tani pjesė e koalicionit, ėshtė vėrejtur njė zbehje e pragmatizmit tė votuesve militantė tė saj. Ėshtė e nevojshme qė tė mendohet pėr rekomandime apo projekte mbi tė ardhmen e partisė dhe si tė tilla disa nga to mund tė veēohen riorganizimi dhe organizimi i brendshėm. Njė mobilizim konkret dhe i planifikuar mirė do tė rikthen popullaritetin tek votuesit.
Shikuar nga kėndvėshtrimi historik, shohim se tė gjitha fuqitė e mėdha gjithmonė kanė pėsuar humbje nga vetė brendėsia e tyre, tė paktėn kėtė na e dėshmon historia. Nė kėtė kontekst ėshtė e nevojshme njė riorganizim i ri nė mėnyrė qė partia tė ketė njė pamje tė freskuar nga ajo qė janė mėsuar publiku tė shohin, gjithnjė duke u bėrė njė organizim racional dhe profesional.
Pėr anėtarėt e partisė padyshim se ėshtė i nevojshėm edhe njė mobilizim nė kuptimin qė edhe nga vetė anėtarėt e partisė tė formėsohen objektiva, ide por edhe njė vizion i cili nesėr do tė nxjerr nė sipėrfaqe edhe mė tej kreativitetin qė karakterizon subjektin politik. Nė baza racionale duke konsideruar gjithmonė aftėsitė profesionale tė menaxhimit duhet mėtuar njė efikasitet mė tė madh, transparencė qė i mundėson secilit anėtarė tė japė kontributin e tij. Riaktualizimi dhe forcimi i mėtejmė i kujdesit pėr shoqėrinė do tė spikatė mė tej njė nga vlerat dhe pėrkushtimet bazike.
Ėshtė domosdoshmėri e nevojshme qė drejt kėtyre objektivave tė shfrytėzohen edhe njė sėrė procesesh dhe mundėsish qė sot ofrohen. Debatet dhe shpalosja e vlerave para qytetarit tė jenė mė tė shpeshta, praktike dhe pragmatike.
Lidhja Demokratike e Kosovės si njė organizim politik i qytetarėve tė orientuar kah qendra e djathtė dhe konceptet tani mė tė dėshmuara nė botėn perėndimore ka rastin qė nė procesin e saj tė reformimit dhe fuqizimit t'i dėshmojė qytetarit se ajo ėshtė nė gjendje tė kaloj mė tutje njė sėrė procesesh tė vėshtira, si dhe tė vazhdojė tė angazhohet drejt mirėqenies ku liria, demokracia dhe pavarėsia shtetėrore do tė jenė gjithmonė elemente pėrcjellėse qė garantojnė njė jetė mė tė mirė pėr ēdo qytetar tė Kosovės.
|
|
|