Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Coaching njė proces pėr zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e potencialit tek njeriu

Shkruan: Zef Ahmeti* Jeta nė pėrgjithėsi pėrshkohet me konflikte sociale. Dhe, secili qė ėshtė pjesė e njė bashkėsie sociale, herėt a vonė, hasė nė konflikte a probleme tė ndryshme. Konfliktet sociale rezultojnė nga perceptimi individual i njė tė padrejte, si shkelje dhe kėrcėnim i bindjeve normative personale. Konfliktet sociale janė tė karaktereve mė tė ndryshme. Duke filluar me ato qė lidhen me pikėpamjet pėr vlerat, dėshirat, normat morale, besimi, mėnyra e jetesės, pozicionimet e ndryshme politike, jeta tradizionale apo ajo moderne, liria seksuale, konfliktet nė martesė etj. etj. Konflikte tė ndryshme sociale hasim edhe nė diasporėn kosovare qė lidhen mė shumė me segmente tė jetės. Emigracioni ėshtė nė tė vėrtetė mė shumė se sa largimi nga vendlindja, largimi nga vendlindja do tė thotė ikje nga njė sistem i besueshėm social nė njė sistem krejt tė ri. Kalimi nė njė sistem tjetėr pėrshkohet me sfida dhe ngarkesa tė ndryshme psikosociale. Diaspora kosovare nė katėr dekadat e fundit ka kaluar nga qėndrimet nė vend tė huaj me qėllim kryesorė pėr punė sezonale drejt kalimit nė ndėrtimin e ekzistencės pėr gjithė familjen nė vendet ku kanė zėnė punė, e qė shumė prej tyre kanė emigruar pėr arsye tė ndryshe e me qėllim tė realizimit tė planeve tė tyre, e deri tek vendosja nė ato vende duke blerė shtėpi e duke marrė edhe nėnshtetėsinė. Ky transferim ėshtė lidhur, dhe lidhet edhe sot, me shumė ēėshtje tė hapura qė shpesh janė edhe burim i konflikteve pėrbrenda vetė diasporės. Konfliktet lidhen me ruajtjen e traditės dhe rezistenca ndaj mos ikjes nga to, nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr drejt ndryshimeve, duke u ballafaquar me situata tė luhatshme dhe bllokada (as andej e as kėndej), pastaj bėrja e jetės sė pėrhershme nė njė pėrkohshmėri tė pėrhershme, injorimi i konflikteve qė zihen nė brendėsi, tensionimet dhe pabarazitė qė pėrjetohen nė vendet ku punohet nė raport me shanset pėr shkollim, punė, trysnia pėr pėrshtatje dhe integrimi, martesat, pleqėria, gjendja shpirtėrore, pasiguria, frika etj. Pastaj paraqiten fenomene tė ndryshme qė hetohen sa tek prindėrit po aq edhe tek fėmijėt e tyre, si: unė nuk flas shqip - apo prindi mburret se fėmija i tij nuk flet shqip e deri te mohimi i identitetit. Pastaj kemi fenomenin tjetėr tė konfliktit permanent me shoqėrinė dhe rrethin ku jetojnė duke vėnė bllokada nė komunikim nė "ne" dhe "ata", kultura ime ėshtė mė e mire se kjo e kėtyre kėtu, nostalgia e pėrhershme pėr tė kaluarėn dhe herė pas here edhe kompleksi i tė rinjve pėr tė mos ra "nė sy identiteti i tyre shqiptar" etj. etj. Dhe pėr tė gjitha kėto sfida e ēėshtje tė tjera duhet t'u drejtohemi pa asnjė hezitim njerėzve profesional sepse mund tė fitohet besimi nė vete, kthjellim si dhe qetėsi shpirtėrore, parametra kėta tė domosdoshėm pėr balancim tė jetės. Njė mundėsi tjetėr ėshtė kėrkimi i njė kėshilluesi qė aplikon metodėn e coaching. Semantika e fjalės coaching Fjala coaching vjen nga qyteti hungarez me emrin Kocs. Sipas burimeve thuhet se nė kėtė qytet kanė vepruar mjeshtrit mė tė mirė pėr karroca kuajsh. Kėshtu fjala coaching nė anglishte pėrdoret edhe pėr drejtues autobusi apo edhe drejtues treni. Nė fushėn e sportit emėrohen trajnerėt. Nga kjo del se Coach ėshtė njė person qė ndikon duke drejtuar apo duke ndihmuar. Ky koncept pėrdoret edhe nė fusha tjera sidomos nė atė tė biznesit (menaxherėt), apo edhe nė fusha sociale. Sot kemi plot koncepte qė pėrpiqen tė japin njė definicion pėr coaching. Kėtu po japim vetėm disa shembuj ilustrues se si shpjegohet coaching, pra ajo kuptohet si: pėrcjellje nė procesin e ndryshimeve, tė mėsosh pėr tė mėsuar, ndihmė interaktive pėr vetė - ndihmė, ēelės dere pėr ndryshimet e dėshiruara, kėshillė pėr menaxherė pėr pėrmirėsimin e gjendjes nė punė, ndihmesė e kufizuar kohore pėr vetė menaxhim, zbulim i zgjidhjeve adekuate pėr situata etj. Njė vlerėsim tjetėr thotė se: "Coaching dhe kėshilla psikologjike dėshmojnė ndėrthurje shumė tė mėdha". Megjithatė coaching nuk ėshtė psikoterapi. Psikoterapia ėshtė diēka obliguese kur paraqiten pengesa me vlerat e njė sėmundjeje, ndėrsa nė procesin coaching bėhet fjalė pėr "unė dua...", pėr ta rritur kualitetin e jetės. Po ashtu dallon edhe nga mundėsit tjera kėshilluese si: meditacioni, trajnimi, supervizioni, kėshilla jetėsore pastorale, kėshilla jetėsore filozofike. Coaching ndėrmjetėson nė fushat e ndryshme te jetės dhe ndihmon pėr tė balancuar rolet e ndryshme si nė: punė (efiēienca, karriera); familja (dashuria, shoqėria); trupi (shėndeti); siguria materiale; vetė?realizimi (spiritualiteti). Ndryshe bėhet fjalė pėr: krizat qė lidhen me kuptimin e njė veprimi a vepre; problemi me menaxhimin kohorė; pėrmirėsimi nė aftėsinė pėr tė udhėhequr; sfidat e reja; pengesat nė komunikim; bllokadat pėr tė qenė kreativ; kėrkimi i qėllimeve tė reja dhe vizioneve; dėshira pėr tė ndryshuar; konflikte nė jetėn bashkėshortore etj. Coaching ėshtė njė kėshillė jetėsore individuale dhe kontekstuale. Kėtu sqarohen problemet, qėllimet, vizionet dhe resurset, kėrkohen strategjitė pėr tejkalim dhe realizim tė asaj qė dėshirohet. Ēka ėshtė njė coach? Si coaching quhet procesi, pėrkatėsisht metoda, ndėrsa Coach ėshtė ai qė udhėheq procesin. Ai ndryshe pėrshkruhet edhe si "shoqėrues" gjatė rrugės. Vlerėsohet edhe si "pasqyrė" pėr klientin nė kuptimin qė ndihmon tė shihen me vetėdije mėnyrat e sjelljes sė tij, mbase shpesh shumica nga ne me sjelljet tona ndikojmė tė kundėrtėn e asaj qė e dėshirojmė. E, nė kėso raste ėshtė nevoja pėr njė "pasqyrė" qė do tė ndihmonte tė shohim atė qė ne vet nuk mund ta shohim, sepse njeriu ka pika sjelljeje qė nuk i sheh dot nga vetvetja. Mė tutje ai ėshtė i orientuar drejt qėllimit. Pra sė bashku me klientin tė (pėr)caktojė qėllimet qė duhet ndjekur nė procesin coaching. Coach i pasi tė ndihmoj nė pėrcaktimin e qėllimeve, pėrkatėsisht konkretizimin e tyre, ai ndihmon clienti qė tė gjejė idetė pėr realizimin e tyre. Kėshilltari pėrcjellės (Coach i) duhet tė jetė i pajisur me njohuri tė pėrgjithshme pėr tė gjetur mundėsit se, si mund tė realizohen qėllimet, ndėrsa lidhur me vendimin se cilėn rrugė apo mundėsi duhet vendosur, mbetet nė kompetencėn ekskluzivisht tė klientit. Nga opsionet e shtruara klienti vetė duhet tė zgjedh mėnyrėn a opsionin mė tė pėrshtatshėm qė ai mund ta adaptoj, pėrkatėsisht ta aplikoj. Gjatė rrugės sė procesit Coach i duhet tė jetė njė vrojtues i mirė nė bisedat me klientin - kėtu mendohet pėr njė dėgjim tė pėrjetuar e tė ndjeshėm dhe jo pėr njė dėgjim teknik, pra qė tė mund tė kuptoj edhe ato tė pathėnat qė dalin nga reagimet, mimika apo edhe nga teksti e konteksti i bisedės. Neutraliteti gjatė procesit ėshtė shumė i rėndėsishėm, Coach i nuk duhet tė gjykoj pėrmbajtjen dhe atė qė thuhet gjatė bisedės, ai duhet tė mbetet neutral dhe tė pėrmbahet nėse ka apo jo tė drejtė klienti. Ndikimet e procesit coaching Coaching me sa pamė ėshtė njė proces klienti. Si rezultat nė procesin coaching kemi: reflektimin pėrkatėsisht vetėreflektimin e klientit nė kthjellimin e rolit tė tij nė ndryshimin e perspektivės, pėrcaktimin e caqeve dhe vėnien e prioriteteve; ndryshimi nė sjellje pėrballė kompetencės pėr udhėhequr nė menaxhimin e konflikteve, aftėsia pėr komunikim, aftėsia pėr tė marrė vendim etj.; zhvillimi i personalitetit qė lidhet me rritjen e vetėbesimit dhe vetėsigurisė, motivim; pėrmirėsim nė marrėdhėnie ndėr personale nė zgjidhjen e ndonjė konflikti dhe pėrmirėsimi nė tė kuptuarit me tė tjerėt; rritja e mirėqenies - pra pėrmirėsim nė raport me sjelljen nė raste stresesh, uljen e frikės si dhe rritjen e qetėsisė; ndryshime nė fushėn qė lidhen me punėn (profesionin), pra ndikon nė riorientim nė gjetjen e punės dhe nė pėrmirėsimin e kryerjes sė detyrave qė obligon puna; ndikimi nė jetėn private lidhet me harmonizimin e jetės private familjare. Nė pėrgjithėsi studimet empirike tregojnė se coaching nuk ka fare efekte negative, por vetėm pozitive. Coaching ndihmon po ashtu nė vetėdijesim pėrkitazi me dobėsitė dhe fuqitė vetjake, ndihmon qė emocionalisht dhe sidomos nga energjitė negative personi tė ndjehet i shkarkuar. Ndikimet e theksuara vlerėsohet se janė afatgjate. Po ashtu kjo metodė ndikon nė arritjen e qėllimeve tė rėndėsishme dhe para se gjithash konkretizimin e qėllimeve. Coach i si qėllim kryesorė e ka qė clienti ta ndihmoj ta gjejė zgjidhjen adekuate me anė tė potencialeve vetjake dhe duke punuar me vetveten. Andaj ai pėrpiqet qė ta pėrcjell klientin gjatė procesit pėr tė kaluar nga njė situatė konflikti drejt kėrkimit tė zgjidhjes ? e nė kėtė kontekst ai nxit resurset e klientit pėr tė dalė nga situata e padėshiruar e tij. (Autori ofron shėrbime nė mediation, ndėrmjetėsim nė konflikte, dhe coaching)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks