Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Nė Muzeun e Kosovės prezantohet projekti "Amerika pėr Kosovėn"

Prishtinė, 30 qershor - Nė Muzeun e Kosovės ėshtė prezantuar projekti "Amerika pėr Kosovėn", i cili cilėsohet si gurė themel i marrėdhėnieve tė shkėlqyera mes SHBA ve dhe Kosovės. Ky projekt pėrmban eksponate tė personaliteteve tė spikatura shqiptaro amerikane qė kontribuan pėr ēėshtjen e Kosovės para dhe pas luftės dhe brenda vitit pritet tė hapet njė ekspozitė e plotėsuar edhe me eksponate tė personaliteteve tė tjera amerikane. Njė delegacion kosovar i udhėhequr nga drejtori i Muzeut tė Kosovės, Arbėr Hadri, qė sapo ėshtė kthyer nga Amerika, janė sprehur tė entuziazmuar me eksponatet e pranuara nga personalitete tė rėndėsishme tė cilėt ishin protagonistė tė forimimit tė shtetit tė Kosovės. Sipas drejtorit tė Muzeut tė Kosovės, Arbėr Hadri, pėrmes kėtij projekti synohet tė krijohet njė koleksion me vlera tė jashtėzakonshme pėr historinė mė tė re tė Kosovės dhe me rolin e madh tė SHBA ve pėr Kosovėn. "Kemi ndėr eksponatet mė tė ēmuara pėr historinė mė tė re tė Kosovės, qė ka patur tė bėjė me 10 vjetorin e ēlirimit tė Kosovės: uniformėn ushtarake tė gjeneralit, Uesli Klark, nga kongresisti, Eliot Engel, xhaketa e kaltėr e ambasadorit, Uilliam Uoker, tė ambasadorit, Frenk Uizner, si dhe qindra eksponate tė mėrgatės shqiptaro amerikane", tha Hadri. Faza tjetėr e projektit ka tė bėjė me sigurimin e eksponateve tė personaliteteve tė njohura amerikane, si presidenti Bill Klinton, sekretarja, Medlin Ollbrajt dhe ambasadori, Riēard Hollbruk.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks