Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Qeveria turke sponsorizon rinovimin e Klinikės sė Gjinekologjisė

Prishtinė, 2 korrik - Pėrfaqėsues tė organizatės qeveritare turke TIKA (Turkish International Cooperation & Development Agency) kanė premtuar sot mbėshtetje financiare pėr rinovimin komplet tė Klinikės Gjinekologjike-Obstetrike tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK). Nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr kėtė projekt, Sekretari i Pėrhershėm i Ministrisė sė Shėndetėsisė Haxhi Kamberi dhe Kursad Mahmat, shef i Zyrės sė TIKA nė Kosovė biseduan rreth kėtij projekti kapital nė njė takim ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesi i Qeverisė sė Luksemburgut nė Kosovė, Pjer Veber, drejtori i QKUK sė, Jusuf Ulaj, si dhe drejtori i Klinikės Gjinekologjike Obstetrike, Shefqet Lulaj. Shefi i TIKA s njoftoi se projekti qė nėnkupton rinovimin komplet tė KOGj it nė QKUK, ėshtė nė fazėn e projektimit dhe vetėm kjo fazė kushton prej 500.000 600.000 euro, ndėrsa finalizimi i krejt projektit nėnkupton shpenzime nė vlerė prej 4 5 milionė euro. Sipas shefit tė TIKA s, rinovimi i KOGJ it, ėshtė pjesė e donacioneve qė Qeveria e Republikės sė Turqisė, ka premtuar nė Konferencėn e Donatorėve pėr Republikėn e Kosovės. Ai ka premtuar edhe njė numėr tė konsideruar tė autoambulancave si ndihmė pėr spitalet rajonale tė Kosovės.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks