|
|
Gjukanoviq nuk pret qė GJND tė marrė vendim negativ pėr pavarėsinė e Kosovės
Beograd, 3 korrik - Megjithėse nė debatet nė parlamentin e Malit tė Zi ėshtė thėnė se mund tė rishqyrtohet vendimi pėr njohjen e Kosovės, njė epilog i tillė nuk pritet, tha kryeministri malazez Milo Gjukanoviq.
"Nė diskutimet nė parlamentin malezez qartė kemi thėnė se ėshtė i mundshėm diskutimi pėr kėtė ēėshtje (pavarėsinė e Kosovės) nėse Gjykata Ndėrkombėtare merr njė qėndrium tė tillė eksplicit. Por tė jem i sinqertė, njė epilog tė tillė nuk e presim", theksoi Gjukanoviq pėr gazetėn "Blic" tė Beogradit, i pyetur nėse ėshtė i mundshėm rishqyrtimi i njohjes sė Kosovės po qe se gjykata vendos se shpallja e pavarėsisė ishte e paligjshme.
Gjukanoviq rikujtoi se vendimin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės autoritetet e Malit tė Zi nuk e kanė marrė me nguti, pėrkundrazi. "Qysh nga viti 1999 dhe me Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė ne e kemi pasur tė qartė se Serbia i ka humbur tė gjitha kompetencat shtetėrore nė Kosovė", theksoi Gjukanoviq.
|
|
|