|
|
Kajdanou: Kosova ka miq tė fuqishėm nė mbarė botėn
Prishtinė, 3 korrik - Ambasadorja nė largim e Shteteve tė Bashkuara nė Kosovė, Tina Kajdanou, tha se Kosova ka miq tė fuqishėm nė bashkėsinė ndėrkombėtare, jo vetėm nė Shtetet e Bashkuara, por edhe nė vendet e tjera nė Evropė dhe nė mbarė botėn.
"Kėta miq kujdesen pėr ju dhe pėr drejtimin qė do ta zgjedhni, ndėrsa kėshilla e tyre ėshtė e rėndėsishme dhe duhet tė merret parasysh nė mėnyrė serioze", tha ambasadorja Tina Kajdanou, nė ceremoninė me rastin e Ditės sė Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara.
Ambasadorja amerikane nė largim tha se nė asnjė vend tjetėr dhe nė asnjė rast tjetėr nuk ka pėrjetuar ngrohtėsinė, mirėsinė dhe dashurinė e vėrtetė ashtu siē ka pasur privilegjin ta pėrjetojė nė Kosovė. "Jam takuar me pjesėtarė tė secilit grup etnik, nga secili kėnd i Kosovės, dhe kam parė se tė gjithė janė tė ngrohtė dhe tė sinqertė, tė etshėm pėr tė pėrmirėsuar jetėt e familjeve dhe komuniteteve tė tyre", theksoi Kajdanou.
Nė ceremoninė nė Ambasadėn e SHBA ve nė Prishtinė, ku ishin tė pranishėm zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės, Kajadanou i porositi ata ata t'i plotėsojnė obligimet e Planit tė Ahtisarit sepse duke "ruajtur dhe mbrojtur tė drejtat e tė tjerėve, ju siguroni suksesin tuaj", tha ajo.
|
|
|