Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Ban mbėrrin nė Birmani pėr bisedime

Nju Jork, 3 korrik Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun ka shkuar pėr njė vizitė delikate politike nė Birmani. Pak para mbėrritjes, ai foli pėr misionin e vėshtirė, qė ka marrė pėrsipėr. Nė kėtė vend aziatik, Ban kėrkon, ndėr tė tjera, tė bisedojė mė shefin e juntės ushtarake Than Shve. Nėse do tė organizohet edhe njė takim me udhėheqėsen e arrestuar tė opozitės, Aung San Su Kji, ėshtė ende e paqartė. Pak ditė mė parė, Sekretari i Pėrgjithshėm i KB, kėrkoi sėrish lirimin e mbajtėses sė Ēmimit Nobel tė paqes. Nė 19 vitet e fundit, Su Kji ka kaluar 13 vjet nė arrest shtėpie ose nė burg. Aktualisht, ajo ndodhet para gjyqit pėr gjoja shkelje tė rregullave tė arrestit tė shtėpisė. Procesi ėshtė shtyrė pėr datėn 10 korrik.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks