|
|
Nė ofensivėn nė Afganistan vritet njė marins amerikan
Helmand, Afganistan, 3 korrik Marinsat amerikanė pėsuan viktimat e para gjatė njė ofensive tė madhe tė ndėrmarrė nė pjesėt, qė kontrollohen nga Talibani nė Afganistanin jugor. Zyrtarė tė ushtrisė amerikane thanė se njė marins u vra dhe disa tė tjerė u plagosėn kur po zinin pozicione pranė bazave tė Talibanit nė provincėn Helmand. Mijra marinsa amerikanė dhe qindra forca afgane po marrin pjesė nė operacion, i cili filloi tė enjten nė mėngjes me njė ofensivė nga ajri dhe nga toka. Zyrtarėt thanė se trupat hasėn nė qėndresė sporadike nga ana e militantėve dhe po vazhdojnė operacionet e spastrimit nė rajonin e luginės sė lumit Helmand. Ky ėshtė operacioni i parė i madh pas rishikimit tė strategjisė pėr Afganistanin tė ndėrmarrė nga administrata Obama, e cila synon tė mposhtė kryengritjen e rigjallėruar talibane. Operacioni i djeshėm shkaktoi shqetėsime nė Pakistanin fqinj. Ushtria pakistaneze tha se kishte mobilizuar njė pjesė tė trupave pėr tė eliminuar militantėt qė largoheshin nga provinca Helmand.
|
|
|