|
|
OBSH paralajmėron pėr virusin
Kan Kun, Meksikė, 3 korrik Zyrtarja mė e lartė e OKB sė pėr shėndetėsinė, Margaret Ēan, ka thėnė se pėrhapja globale e gripit tė derrave, nuk mund tė ndalohej mė. Ajo bėri kėtė deklaratė gjatė punimeve tė njė forumi qė po i zhvillon punimet nė Kan Kun, Meksikė, ku u shfaq fillimisht virusi. Ajo theksoi se shumica e rasteve me virusin H1N1 ishin tė lehta dhe se Meksika tani ėshtė njė vend qė mund tė vizitohej pa probleme. Mė herėt, qeveria britanike tha se gripi i derrave nuk mund tė mbahej mė nėn kontroll. Zyrtarėt britanikė thanė se deri nga fundi i muajit tė ardhshėm, nė vend mund tė ketė 100 mijė raste tė reja infektimi nė ditė. Dr. Ēan bėri dy konkluzione. E para, se tani ishte e pafrytshme tė bėheshin pėrpjekje pėr izolimin e virusit. Dhe e dyta, drejtuesja e OBSH sė promovoi Meksikėn si njė destinacion tė sigurt, pavarėsisht nga numri i madh i fataliteteve, qė pėsoi me nisjen e epidemisė para mbi dy muajsh. Nė konferencė marrin pjesė politikanė dhe ekspertė nga mbarė bota, pėr tė parė se cilat janė mėsimet e nxjerra deri tani, por kėshilla mbetet e njėjtė. Mėnyra mė e mirė pėr tė shmangur infektimi ėshtė e thjeshtė: laj duart dhe shmang teshtimėn e kollitjen nė publik.
|
|
|