|
|
Kina e interesuar pėr tė investuar nė Kosovė
Prishtinė, 3 korrik - Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, sot u takua me Wang Wengang, shef i Zyrės kineze nė Kosovė, dhe me menaxherin e pėrgjithshėm tė kompanisė kineze "Nuchtech Company Limited", pėr Azinė Perėndimore dhe Evropėn Lindore.
Nė kėtė takim u diskutua pėr trendet ekonomike tė Kosovės, burimet natyrore, zhvillimet ekonomike rajonale, si dhe pėr mundėsit e bashkėpunimit tė ndėrsjellėt nė mes tė dy vendeve.
Pėrfaqėsuesit kinez u interesuan pėr fusha tė ndryshme, ndėrkaq vėmendje tė veēantė i kushtuan: infrastrukturės, ujit tė pijshėm, trajtimit tė ujerave te zeza, burimeve natyrore, energjetikes etj.
Kryetari Mustafa, mirėpriti mundėsit e bashkėpunimit ekonomik me shtetin kinez, dhe shprehu gatishmėri pėr krijimin e mundėsive pėr investime direkte kineze nė Kosovė, me qellim qė tė rritet prodhimi vendor, dhe tė gjenerimit tė punėsimit.
Po ashtu kreu i Prishtinės, i informoi mysafirėt nga Kina pėr trendet e zhvillimit ekonomik tė Kosovės, investimet e huaja dhe vendore, uljen e taksave, planifikimin prej 700 ha tė zonės ekonomike nė pjesė veriore tė qytetit, dhe mundėsit pėr tė investuar nė Prishtinė, dhe Kosovė.
Pėrfaqėsuesit kinez, falėnderuan kryetarin Mustafa, pėr pritje dhe pėr ofrimin e bashkėpunimit.
|
|
|