|
|
LDK ja nė zgjedhjet lokale do tė konkurrojė e vetme
Prishtinė, 3 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) vazhdon me aktivitetet pėr t'u pėrballur me sfidėn aktualisht mė tė rėndėsishme - pėr zgjedhjet e pushtetit lokal, u tha sot nė konferencėn pėr shtyp. Nė kėtė kuadėr LDK po zhvillon sot edhe njė konferencė shpjeguese, nė kuptim tė prezentimit tė procesit tė hartimit tė dokumentit pėr orientimet strategjike nėn moton "Vlera tė dėshmuara, vizioni i ri", theksoi sekretari i pėrgjithshėm tė LDK-sė Ramė Manaj. Nė kėtė konferencė, ai tha se do tė jipen sqarime konkrete praktike dhe pėrfshirėse qė kanė tė bėjnė me prezentimin e konceptit, pėr hartimin e programeve komunale zgjedhore si programe specifike nė secilen komunė mbi bazen e platformės sė pėrgjithshme tė LDK-sė.
Nė lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale, Sekretari i Pėrgjithėshm i LDK-sė vuri nė dukje se nė kėtė konferencė nuk do tė dalin emrat e kandidatėve pėr kėto zgjedhje, sepse siē tha, "procesi i verifikimit tė kandidatėve do tė marrė mė shumė kohė". "Do tė jetė njė proces analitik, pėrfshirės, nė mėnyrė qė ne sė bashku me programet kėrkojmė tė jemi edhe bartės tė tyre, njerėz qė kanė autoritet politik, profesional", tha ai.
Gjithashtu Manaj theksoi se LDK ja do tė konkurrojė e vetme nė tė gjitha komunat e Kosovės, duke pėrjashtuar mundėsinė e ndonjė koalicioni paraprak. Ndėrkaq, nė pjesėn e balotazhit pėr kryetarė tė komunave, ai nuk pėrjashton mundėsinė pėr ndonjė koalicion, duke thėnė se "mund tė imponohen zgjidhje tė interesit pėr qytetarėt dhe bashkėpunim eventual me subjektet e tjera tė organizuara, pjesėmarrės nė zgjedhje".
Duke folur pėr hartimin e programeve komunale zgjedhore tė pėrkrahur nga Kryesia e LDK sė, Manaj tha se ideja ėshtė qė tė formohen grupe punuese formale nė nivel tė gjitha degėve nė komuna, me pėrfshirje tė gjerė tė ekspertėve nga fusha tė ndryshme: ekonomia, kultura, rinia, sporti, arsimi, shėndetėsia, tė cilat do t'i identifikojnė drejtpėrdrejt nevojat specifike tė secilit, pėr tė ofruar njė projekt tė pranushėm zgjedhor.
"Njė alternativė e cila presim tė jetė mė ofruese, mė ofertuese, mė e pranueshme nga qytetarėt tanė dhe nga elektorati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kjo do tė pėrfundojė sot, dhe po vazhdon puna nė nivel tė degėve nė organizime qė i kemi prezentuar tashmė edhe tė grupeve tė kryesisė me anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm qė janė organizuar nė nivel tė pesė regjioneve pėr tė pėrcjellė kėtė proces, pėr tė koordinuar, harmonizuar tė gjitha veprimet mė tutje qė kanė tė bėjnė me konsolidimin e LDK sė, respektivisht me vazhdimin e reformės nė LDK", sqaroi Manaj.
Duke komentuar procesin zgjedhor nė Shqipėri, Manaj tha se LDK me vemendje ka pėrcjellė zhvillimet rreth zgjedhjeve dhe shprehu kėnaqėsinė qė ky proces demokratik ka njė pjesėmarrje shumė mė kualitative krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh.
"Ne presim qė Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve sa mė shpejt tė japė rezultatin pėrfundimtar dhe shpresojmė qė kėto rezultate tė jenė tė pranuara nga tė dy partitė rivale. Definitivisht verdikti i qytetarėve, ėshtė verdikt i popullit dhe jep mundėsinė formale juridike pėr vazhdimin e ushtrimit tė pushtetit nė Republikėn e Shqipėrisė. Gjithsesi mendojmė se janė shėnuar standarde tė mirėfillta nė procesin e organizimit, realizimit, mbajtjes edhe tė definimit tė proklamimit tė rezultateve pėrfundimtare, standarde tė arritura, standarde tė pėrmirsuara dhe si standarde qė moti i hapin mundėsisė Republikės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian".
Nė anėn tjetėr, ai tha se LDK nuk ka preferencė pėr ndonjė krah politik, por ajo mbėshtet procesin si proces shumė demokratik, dhe mbėshtet verdiktin e qytetarėve cilido qoftė ai, tha Manaj.
|
|
|