Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Presidenti Sejdiu dekoroi Ambasadoren Tina Kaidanow me Medaljen e Artė

Prishtinė, 3 korrik - Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr.Fatmir Sejdiu priti sot nė njė takim lamtumirės Ambasadoren e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė vendin tonė, znj. Tina Kaidanow. Presidenti Sejdiu e falėnderoi znj. Kaidanow pėr angazhimin e saj nė vendin tonė nė njė periudhė mbi dhjetėvjeēare dhe sidomos angazhimin e pakursyer si ambasadore e SHBA ve nė Prishtinė nė periudhėn mė tė rėndėsishme tė zhvillimeve historike pėr popullin dhe institucionet e Republikės sė Kosovės, si dhe pėr rolin e saj nė forcimin e institucioneve demokratike nė Kosovė. Presidenti Sejdiu, gjithashtu, sot e dekoroi Ambasadoren Tina Kaidanow me Medaljen e Artė pėr Shėrbim Civil nė Kosovė. Nė vendimin e Presidentit pėr dekorim thuhet: "Nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, neni 48, pika 28 si dhe nė bazė tė Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit tė Kosovės qė i jep Presidenti i Kosovės dhe Procedurat e Dhėnies sė tyre, neni 3, 18, 34 dhe 49, Presidenti i Republikės sė Kosovės merr vendim pėr dekorimin e Tina Kaidanow, Ambasadore e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Republikėn e Kosovės, me Medaljen e Artė pėr Shėrbim Civil nė Kosovė, pėr kontributin e veēantė tė dhėnė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Republikės sė Kosovės dhe ndėrtimit tė shoqėrisė dhe shtetit tonė demokratik. Kjo medalje u jepet qytetarėve tė Kosovės dhe tė huaj qė kontribuojnė nė shėrbimet civile tė Kosovės". Ndėrsa, Ambasadorja Kaidanow shpreh respektin e saj pėr zhvillimet dhe arritjet nė Republikėn e Kosovės. Ajo, po ashtu, theksoi se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė bėrė gjithė ēka ėshtė e mundur pėr tė ndihmuar Kosovėn dhe popullin e saj nė rrugėn drejt sė ardhmes sė tij. "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė jenė edhe nė tė ardhmen pėrkrah institucioneve dhe popullit tė Republikės sė Kosovės", tha Ambasadorja Kaidanow, duke e siguruar Presidentin Sejdiu se SHBA tė do ta mbėshtesin fuqishėm vendin tonė nė procesin e integrimeve euroatlantike.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks