|
|
Europa si shpirt dhe rragatjet tona
Shkruan: Ndue Ukaj
Shqiptarėt nė geto! Kėshtu u shkrua dhe kėshtu u komentua mos pėrfshirja e Shqipėrisė dhe Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave. Aty kėtu, me njė diskurs patetik, filluan tė dalin nė pah edhe zėra tė atillė qė mospėrfshirjen e shqiptarėve nė kėtė proces ta interpretojnė si tendencioze, si njė lloj pėrjashtimi tė shqiptarėve nga kjo familje e madhe politike e kulturore. U sforcua diskursi publik dhe sa nuk u anatemua Eruopa, tamam sikur nė poezitė e Gjergj Fishtės tė para njė shekulli, tė cilat edhe si tė atilla keqkuptohen. Mirėpo, pak ose aspak nuk u debatua esencialisht, pse ne jemi jashtė kėsaj marrėveshje? Madje, pak ose fare s?u debatua nėse vėrtet qeveritė tona punuan pėr tė arrit kėtė qėllim dhe nėse vėrtet ne e meritojmė kėtė marrėveshje?
Qeveritė tona bėjnė veprime tė pakuptimta dhe aspak me vlerė, prandaj edhe ne mbesim jashtė kėtij procesi. Mbesim jashtė kėtij procesi sepse transformimet tona nė pėrkim me konditat perėndimore janė tė zbehta, tė mos themi, janė njė farsė, prapa sė cilave fshihen gjithfarė pasionesh tė ēoroditura.
Projekti i Unionit Europian para se tė jetė politikė, ekonomik ėshtė i motivuar dhe i shenjėzuar si projekt kulturor, rrėnjėt e sė cilit janė thellėsisht shpirtėrore. Kėtė vlerėsim e mbėshtetin gjithė projektuesit e kėtij Unioni. Ndėrsa kėtė tezė e mbron edhe Robert Schuman, ish ministri francez, ideator i kėsaj bashkėsie politike. Ai tek libri "Nė emėr tė Europės" ndėr tė tjera shkruan: "Europa para se tė jetė Aleancė ushtarake apo entitet ekonomik, duhet tė jetė bashkėsi kulturore nė kuptimin mė tė lartė tė kėsaj fjale". Ky shtresim semantik, vėnė nė pah atė qė konsiderohet element bazik pėr tė ndėrtuar shtėpinė e pėrbashkėt europiane. Janė shumė faktor qė kanė ndikuar nė unitetin kulturor dhe diversitetin politikė tė Europės, prandaj shkrimtari i madh gjerman Goethe thoshte se: "Ēfarė e bashkon Europėn ėshtė kultura, ndėrsa ēfarė e ndajnė janė idetė politike". Nė kėtė linjė te pėrsiatjeve pėr kėtė krijesė politike, ėshtė edhe Aurel Plasari, njėri nga dijetarėt mė tė shquar tė sotėm shqiptar, i cili Europėn e sheh si shpirt, si njė koncept qė sintetizon vlerat e pėrbashkėta e trashgėimi tė pėrbashkėt shpirtėrore (Rrėmbimi i Europės). Dhe qė tė jesh pjesė e kėsaj familje, nė gjitha dimensionet duhet tė pranosh atė rėnd e sistem, brenda trashėgimisė sė pėrbashkėt qė ka domethėnie specifike nė kohė, duke kaluar stadin e modeleve tė kundėrta. Nė tė vėrtetė, pėrkundėr proklamimeve tė gjithfarshme, nėpėr institucione politike, Europa mbetet thellėsisht projekt kulturor. Dhe kjo u dėshmua jo pak herė gjatė kėtyre dekadave tė funksionimit tė saj. Pėr ata qė kanė vesh tė dėgjojnė, kėto kambanat bien shpesh. Kėsisoj duhet kuptuar edhe pėrpjekja qėllimirė dhe shumė e nevojshme shkrimtarit Ismail Kadaresė pėr tė rrėnjosur nė shpirtin e shqiptarit njė mendėsi dhe identitetit puro perėndimore, si hallkė esenciale nė rrugėn e rikthimit tė dinjitetshėm nė familjen europiane. Dhe si njė premisė e qėndrueshme pėr tė eliminuar gjitha paragjykimet e sterotipet e caktuara. Ky synim i shqiptar, pėrveē se duhet konceptuar si politikė, duhet tė ketė nė shtresimet bazike, komponenten shpirtėrore dhe jetėsimin e sendėrtimin e vlerave tė pėrbashkėta, si filozofi e qenėsimit dhe rrugėtimit tė pėrbashkėt tė njė shpirti qė ka pas strumbullar kėtė vlerė.
Nė diskursin tonė kombėtar, vazhdon avaria sterotipe e proklamimeve pro dhe kundėr pėrkatėsisė perėndimore tė shqiptareve. Kjo avari, kund shėrbehet me analiza e diskutime racionale, kund ėshtė preh e paragjykimeve dhe mungesės sė njohurive bazike pėr tė njohur dhe kuptuar Europėn realisht. Nė fakt, ajo qė ėshtė pėr tė ardhur keq nė kėtė debat ėshtė natyra dhe statusi i debateve shterpe. Pėr problemet tona, mė sė shumti polemizojmė, madje deri nė ekstreme me njėri tjetrin, duke pėrjashtuar gjithherė ata qė janė munduar tė cenojnė pikėrisht identitetin tonė thellėsisht perėndimore, apo nė raste edhe mė ekstreme kanė pretenduar tė shkatėrrojnė, shkėpusin nė tėrėsi qenien shqiptare nga rrjedha dhe rrėnjėt e pėrbashkėta.
Nė diskursin politikė ashtu sikurse edhe nė atė kulturor e publicistik, procesi i integrimeve, si objektiv shqiptar nėnkupton integrim nė Familjen Perėndimore. Kjo ėshtė bėrė kryefjala e jetės politike e mediatike. Madje nė emėr tė kėsaj, bėhen marrėzi tė panumėrta nė jetėn e brendshme shoqėrore, gjoja se kėto bėhen pėr hir tė integrimeve perėndimore. Mirėpo, kjo kryefjalė po tė analizohet sipas principeve krahasimtare shihet sheshazi se nuk kuptohet drejt. Prandaj, edhe sot e gjithė ditėn vazhdojmė avazin tonė tė bėrit retorikė boshe: flasim me vend e pa vend pėr integrimet nė Familjen Perėndimore, ndėrsa gjithēka bėjmė nė ambientin tonė politikė, kulturor, arsimor, ekonomik, jo qė s?ka asgjė tė pėrbashkėt me vlerat e pėrbashkėta tė kėtij organizimi politikė qė quhet Familje Perėndimore, por ėshtė antipodi mė i keq i kėsaj. Dhe ky antipod ėshtė i rrėnjosur thellė nė gjitha segmentet qė e pėrbėjnė jetėn e kombit.
╙shtė moment imediat qė ne tė kuptojmė dhe pranojmė europėn si njė bashkėsi e vlerave tė pėrbashkėta, apo ajo qė konton si "trashėgimia e pėrbashkėt me domethėnie europiane" tė bėhet formulė pėr orvatjet tona. Nė kėtė formulė politike e kulturore, fshihet esenca e shumė debateve pėr rikthimin e shqiptarėve nė Perėndim. Kėtė betejė e kanė nisur tribunėt e mendimit shqiptar, Faik Konica, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Mithat Frashėri, Krist Maloki, e shumė te tjerė, ndėrkaq idealiteti i tyre akoma nuk ėshtė jetėsuar. Ne rropatemi drejt rikthimit nė Perėndim, mirėpo mbesim ende me avarinė e pashembullt tė jetės jo perėndimore, njė tip i sė cilės funksion nė ēdo segment me rėndėsi.
Procesi i rikthimit te shqiptarėve nė Familjen e kombeve tė civilizuara perėndimore, duhet, pėrpos standardeve tė shumėfishta qė lidhem me politikėn, ekonominė, gjyqėsinė, tė rimendoj ēėshtje tė ndjeshme psikologjike, transcidentale, ato qė Plasari i koncepton si vlera njė shpirti.
Akulturimi i njė kombi ėshtė vrasja mė e tmerrshme e tij. Dhe kur ky soj degjenerimi zotėron njė shoqėri, atėherė prishet i tėrė sistemi dhe degjenerohet gjithė hierarkia shoqėrore. Shqiptarėt me shekuj e dekada kanė pėrjetuar akulturim, prandaj ėshtė kohė tė rimendohet kjo dhe tė rikthejmė besimin tek vetja dhe te rruga jonė e pėrbashkėt pėr tė qenė pjesė e Shpirtit tė Europės sė Bashkuar.
Nė pikėpamje politike Bashkimi Europian pėrfaqėson njė organizatė gjigante, nė mirėqeni tė lakmueshme ekonomike, njė sistem tė avancuar demokratik, pėrgjithėsisht njė mirėqeni tė lartė. Nė pikėpamje pėrtej politike, ato qė ndėrlidhen me esencat, me kulturėn dhe shenjat e pėrbashkėta shpirtėrore qė i dedikohen edhe trashėgimisė sė pėrbashkėt, europa dhe perėndimi pėrfaqėson njė shoqėri tė hapur, ku puna dhe bashkėpunimi janė prioritet, ku kultura e dialogut dhe e respektimit tė dinjitetit tė njeriut ėshtė ēelėsi pėr ēdo zgjedhje, ku debatet dhe respektimi i tjetrit mbesin shtylla tė fuqishme.
Ēdo herė kur diskutohen plagėt tona, tė metat tona, mosveprimi ynė, kur stigmatizohet realiteti, nuk duhet tė tkurremi brenda mureve tona tė errėta dhe tė bėhemi qaraman, por duhet tė justifikojmė me fuqi bindėse se europa ėshtė atdhe i vlerave tona tė pėrbashkėta. Prandaj duhet tė shtrohen pėr diskutim ēfarė duhet tė bėjmė mė shumė dhe si tė veprojmė mė mirė, qė Europa tė bėhet atdheu i vlerave tona tė pėrbashkėt, siē shkruan nobelisti Vaclav Havel, pasiqė me shekuj kemi jetuar shkėputur nga kėto vlera, por me njė nostalgji dridhmuese.
Njė dijetar i viteve tė 30 ta Tajar Zavalani nė eseun "Ē'pamė nė Evropė. Ē'gjejmė nė Shqipėri", ndėr tė tjera do tė shkruan ?Atje u munduam, si cilido pas takatit dhe zotėsisė, tė shkundim pluhrin e mrapėshtisė ku qemė rritur, tė ēkėputemi nga idhetė e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u pėrpoqėm tė riedukojmė vehten dhe tė armatosemi me dituri dhe vullnet pėr punė". Dhe ja ēfarė ne duhet tė bėjmė sot.
E pra, ėshtė tani momenti gjithė tok tė rrekemi qė Europa tė bėhet atdheu i vlerave tona tė pėrbashkėta nė gjitha drejtimet, duke i njohur dhe sendėrtuar lidhjet e tona tė shumėfishta me kėtė civilizim. Nė tė kaluarėn, ne kemi pasur njė shkėputje nga ky sistem vlerash, ndėrkaq nė kulturėn e shkrimit kemi ndėrtuar njė tipologji tė tillė, e cila kėtė shkėputje e ka vajtuar dhe cilėsuar si tė keqėn mė tė madhe qė ju ka ndodh Shqiptarėve. Sot, ne qė jemi nė prag tė hyrjes nė Shtėpinė tonė, tė kultivojmė ndjenjat dhe vlerat tona tė pėrbashkėta, duke flakuar gjitha shtresat qė na janė mveshur padrejtėsisht. Dhe nostalgjinė pėr Europėn tonė, ta kthejmė nė dashuri realiste, vetėdije funksionale pėr njė tė ardhme pa rropatje.
|
|
|