Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Shkrirja, proces i natyrshėm

Shkruan: Vehbi Miftari Vetėm nė ditėt e fundit, me dhjetėra aktivistė politikė, simpatizantė tė shumtė e votues tė LDK-sė mė janė drejtuar duke mė pyetur: “Kur do tė ribashkoheni me LDD-nė”? Meqė ata mė drejtoheshin nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit politik, unė tė shumtėn u jepja kėtė pėrgjigje: “Varet nga shtysa qė do tė na jepni ju”. Natyrisht, unė mund t’u jepja njė pėrgjigje tjetėr, mė tėrheqėse pėr pritjet e tyre, duke u mbėshtetur nė ato qė janė orientime tona strategjike, ose nė veprimin konkret politik tonin! Kjo do ta zbuste kėrshėrinė e tyre, mbase, por kjo do t’i privonte ata nga mundėsia e krijimit tė ndjenjės se ata janė pjesė e njė procesi vendimtar pėr tė ardhmen politike tė elektoratit tė djathtė politik nė vend dhe po kėshtu do t’i privonte ata nga artikulimi i vetėdijes se pėrfaqėsuesit politikė janė artikulues tė konceptit tė pėrbashkėt politik dhe jo strukturė e centralizuar e vendimmarrjes e cila e shtyn votuesin drejt dilemės: tė pranojė ose ikė! Dhe kjo, konsideroj unė, ėshtė thelbi i veprimit tė pritshėm politik, kėtu dhe kudo, tani dhe pėrherė, pėrsa do tė ketė njė sistem demokratik tė pėrqafuar nga bota e qytetėruar. Prandaj, unė dėshiroj tė ndikojnė pjesėmarrjen politike tė qytetarit nė vendimmarrje, sepse kjo e rrit dyfish cilėsinė e demokracisė sė brendshme pėrmes pjesėmarrjes politike tė qytetarit tė Kosovės, dhe atė dyfish: duke ndikuar nė krijimin dhe kultivimin e mėtejmė tė njė vetėdijeje politike, si dhe nė instalimin e njė kulture tė re tė vendimmarrjes. Pse e mora kėtė shembull? Sepse pėrmes tij dua tė prek njė segment tė politikės shqiptare pėrgjithėsisht: kulturėn politike e cila e institucionalizon ose jo nė vendimmarrjen vullnetin politik tė qytetarit dhe pėrfaqėsuesin politik si artikulues politik tė tij. Unė gjithnjė kam besuar se lidershipi i njė partie ose lidershipi i vendit ka pėr obligim tė ndikojė nė kulturėn e qeverisjes, e cila vendimmarrjen e sheh tė ndėrlidhur ngushtė me rolin e individit dhe pėrfaqėsuesit e zgjedhur si njerėz tė cilėt e kthejnė nė veprim politik atė qė ėshtė synim i votuesit shqiptar. Prandaj, debati i fundit pėr ribashkimin e natyrshėm tė elektoratit rugovian, tė njerėzve me ide dhe koncept tė qartė politik, tė atyre qė procesin e pavarėsimit tė vendit e kishin shndėrruar nė remisė jetėsore dhe, sė fundi tė atyre qė janė dėshmuar nė njė betejė tė stėrmadhe pėr lirinė personale e kolektive, ėshtė i natyrshėm. Por, mėnyra se si ėshtė hedhur dhe si po zhvillohet mund tė diskutohet. Ta zėmė, profesor Ramosaj i cili mori bajrakun e idesė pėr ribashkim, duke e hedhur idenė pėr njė marrėveshje xhentėlmenėsh si hap tė parė, tregon kurajėn e njė politikani pėr t’u paraprirė proceseve politike dhe pėr tė inkurajuar strukturat politike pėr tė marrė vendime tė cilat, sado mund tė prekin sedrėn e dikujt, janė interes i subjektit politik, janė interes i skenės politike dhe i qytetarėve tė Kosovės tė cilėt besojnė nė njė koncept dhe nė njė filozofi politike. Ai mori guximin pėr t’u “kryqėzuar” pėr idenė e tij dhe ky veprim ėshtė pėr respekt. Mirėpo, mėnyra e rrufeshme se si u kryqėzua ai nga njė pjesė e lidershipit partiak, tė cilėn e ka themeluar vetė, tregon se pėrllogaritjet e z. Ramosaj kishin paraparė strategjinė, por kishin harruar njė premisė inicialė: ai duhej tė artikulonte idenė e tij duke u mbėshtetur nė thirrjet e shumta tė votuesve dhe strukturave tė LDD-sė dhe tė dilte si kėrkesė e cila, mbėshtetur nė kualitetet e reja tė kulturės politike, e njeh vullnetin e qytetarit si faktor themelor nė vendimmarrjen politike, dhe ta bartte tė artikuluar kėtė vullnet tė elektoratit. Shembuj kishte dhe ka sa tė duash. Unė nuk besoj se egocentrizmi mund ta sfidojė ēdo herė racionalitetin e individit ose tė strukturave tė pėrbashkėta, sikur qė ma ha mendja se deklaratat e sojit “Ne i kemi dyert e hapura” nuk mund tė jenė krejtėsisht tė favorshme pėr idenė e votuesit. Ky ėshtė njė proces i natyrshėm i ribashkimit, prandaj intenca pėr tė dominuar vullnetin qytetar nga njė pozitė vendimmarrėse mund tė ndikojė nė modelin politik tė cilin ne e zgjedhim pėr pėrfaqėsim. Unė besoj se matja e opinionit publik duhet tu paraprijė proceseve politike. Tė dyja partitė duhet tė bėjnė hulumtime tė brendshme jo vetėm nė nivelin politik por edhe profesional pėr artikulimin e qėndrimeve politike. Ata duhet tė kenė sigurinė pėr vete dhe pėr veprimet e tyre politike. Ata duhet tė jenė tė bindur dhe bindės se ajo ēfarė propozohet ėshtė derivat i kėrkesave tė artikuluara dhe i qėllimit qė tė shndėrrohet nė kėrkesė politike tė cilėn pėrfaqėsuesit e zgjedhur politikė do ta bartin nė institucionin politik. Pa kėtė masė vendimet mund tė jenė tė vagullta, kurse efekti i tyre ndonjėherė i paplanifikuar. “Kryqėzimi”, sikur para dymijė vjetėsh, sikur tani, megjithatė i ka shėrbyer njerėzimit dhe zbritja nė hėnė, 40-vjetorin e tė cilit po e kremton bota, shėnoi pikėrisht atė pėr tė cilėn fliste Nill Amstrongu: njė hap tė vogėl pėr njeriun, por njė hap tė madh pėr njerėzimin!
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks