|
|
Kultura e besimit
Shkruan: Dr. Vehbi Miftari
Njė rishikim i procesit tė kaluar, pėrpara se tė hyhet nė pėrgatitjet pėr procesin e ardhshėm zgjedhor, ėshtė gjithėherė i nevojshėm. Ai bėhet i domosdoshėm sidomos nėse konsiderojmė, ta zėmė, se nė procesin e kaluar pjesėmarrja e qytetarėve tanė nė zgjedhje ka qenė jashtėzakonisht e vogėl dhe nėse mobilizimi i tyre pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme ėshtė sfidė po kaq e madhe sa edhe konkurrimi pėrballė rivalėve politikė. Ky shkrim, prandaj, nuk synon tė analizojė zgjedhjet e vitit 2007, por tė ritheksojė kulturėn e besimit si parakusht pėr motivimin e qytetarėve tanė pėr tė marrė pjesė nė proces.
Ēfarė nėnkuptohet kėtu me kulturė besimi dhe pse po e nėnvizojmė nė mėnyrė tė vecantė?
Le tė nisemi nga premisat qė i ofron procesi i fundit zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovės, ta zėmė, si subjekt i cili bart njė koncept demokratik konservativ tė tipit evropian, qė e afirmon traditėn, familjen etj... dhe si parti e cila kulturėn e besimit e ka tė trashėguar si vlerė identitare tė saj, nė zgjedhjet e fundit tregoi njė performancė jo shumė deinjitoze pėr tė, e cila ia parashkroi edhe rezultatin nė zgjedhje. Kjo ndėrlidhet pashmagshėm me njė vistėr faktorėsh, por nuk duhet tė ndėrlidhet domosdo vetėm me humbjen e liderit tė saj historik, dr. Rugovės, as vetėm pėr shkak tė kuvendit tė gjashtė, ose pėr shkak tė copėzimit qė e pasoi atė, por mė shumė, madje pėr shkak tė shkėputjes sė thellė tė komunikimit mes strukturave udhėheqėse dhe anėtarėve e simpatizantėve tė saj. Kjo shkėputje ka ndikuar nė zbehjen e besimit nė vlerat e pėrbashkėta dhe, rrjedhimisht, nė demotivimin e votuesve tradicionalė pėr tė ushtruar tė drejtėn e tyre demokratike, atė tė votės, me tė cilėn do tė mund tė vendoste vetė pėr tė ardhmen politike dhe pėr kualitetin e procesit, duke pėrfshirė edhe nivelin e pėrfaqėsimit politik.
Sado ironike tingėllon, unė arrij ti kuptoj psherėtimat plot zhgėnjim pėr humbjen e zgjedhjeve, kryesisht pėr shkak tė pjesėmarrjes sė ultė tė elektoratit tė djathtė nė zgjedhje.
Si shpjegohet kjo?
Duke qenė se LDK-ja tradicionalisht ka reflektuar kulturė besimi dhe lidhje tė fuqishme strukturore, ėshtė krejtėsisht e qartė se shkėputja mes hallkave organike brenda kėsaj strukture e ka zbehur dukshėm edhe vetė kulturėn e besimit, tė kultivuar nga dr. Rugova dhe si rezultat i kėtij dekurajimi si gjithnjė nė kėso rastesh kemi pėrjetuar njė abstinencė tė theksuar politike. Ėshtė, prandaj, momenti qė ta rikujtojmė edhe njė herė atė qė dihet tashmė botėrisht, se fuqia e njė subjekti politik nuk buron nga pėrqendrimi i fuqisė nė strukturat vendimmarrėse politike, por mbi tė gjitha nė motivimin e anėtarėve dhe tė simpatizantėve pėr tė qenė pjesėmarrės nė vendimmarrje. Kjo ėshtė e mundshme nėse krijojmė njė metalitet konvergjues idesh, nėse e pėrmirėsojmė cilėsinė dhe modelin e organizimit tė fuqisė politike, si dhe nė kultivimin e besimit nė vlerat e pėrbashkėta.
Pėrpara se tė shkohet nė procesin e ardhshėm zgjedhor, liderė tė partive politike, lidershipi dhe strukturat udhėheqėse tė tyre, ėshtė mirė tė shikojnė tė kaluarėn e subkjektit tė tyre dhe ta kėrkojnė drejtpeshimin politik nė nivelin e besimit nė vlerat e pėrbashkėta, nė kultivimin e kulturės sė brendshme politike, si dhe nė pėrkushtimin pėr vlera pėrfaqėsuese. Njė listė zgjedhore kualitative duhet ta pasojė pėrzgjedhjen po kaq me kujdes tė kandidatėve pėr kryetarė komunash. Sidoqoftė, zgjedhjet e ardhshme do ta demonstrojnė testine fuqisė sė tyre vepruese brenda subjekteve politike ė i pėrfaqėsojnė.
Pėr elektoratin e djathtė, ose pėr numrin e jashtėzakonshėm tė njerėzve tė cilėt unė qartėsisht i identifikoj si elektorat rugovian, jo vetėm pse e e kanė pėrkrahur presidentin e tyre historik, duke e votuar e rivotuar vazhdimisht atė, por pse e kanė dashur dhe kanė besuar nė vlerat tė cilat ai i promovonte vazhdimisht, pra jo pėr shkak tė empirisė, por pėr shkak tė filozofisė, pėr kėtė elektorat, pra, mbėshtetja nė vlerat intelektuale ka krijuar culture besimi, e cila e ka shtyrė atė drejt ruajtjes sė motivimit pėr proceset zgjedhore. Prandaj, sot kur vetėm mund ta kujtojmė krenarinė tonė, ėshtė e domosdoshme qė krahas kėrkesės pėr njė program tė djathtė politik, i cili kulturėn familjare dhe modelin kulturor tė traditės e shndėrron nė premisė pėr platformė programore, ai ta gjejė edhe hapėsirėn e tij demokratike nė tė drejtėn pėr tė qenė i motivuar politikisht pėr procesin e vendimmarrjes.
Sfidė, prandaj, mbetet: si tė motivohet elektorati i djathtė pėr tė qenė pjesė aktive nė procesin e ardhshėm zgjedhor?
Para sė gjithash duke ofruar gatishmėri pėr hartimin e njė programi politik i cili kėtė kulturė tė tij e kornizon brenda platformės zgjedhore, duke e kultivuar njė nivel pėrfaqėsimi nė listat zgjedhore i cili bėrthamėn tradicionale tė LDK-sė, ose bėrthamėn intelektuale-kulturore tė saj e shndėrron nė vlerė pėrfaqėsimi; duke e garantuar ripėrtėritjen e besimit nė vlerat e pėrbashkėta; duke krijuar hapėsirėn e nevojshme pėr pjesėmarrje aktive nė procesin e vendimmarrjes pėr qytetarin, si dhe duke provuar qė ta bind secilin qytetar se tė pėrzgjedhurit politikė, nė veēanti ata qė dalin si tė pėrzgjedhur nga LDK-ja, si bartės tė konceptit tė saj dhe si pjesė tė strukturave udhėheqėse politike, duhet ta dėgjojne zėrin elitar pėrmes tė cilit artikulohet politikisht interesi qytetar.... Pa kėtė dimension, i cili e trajton qytetarin si pjesė tė rėndėsishme tė vendimmarrjes, pa pėrfshirjen e tij aktive nė hartimin e politikave programore, si dhe pa krijimin e kulturės sė besimit tė plotė mes tij dhe strukturave udhėheqėse, nuk mund tė paramendohet njė qytetar i motivuar plotėsisht pėr tė marrė pjesė aktive nė zgjedhje.
Rimotivimi i elektoratit ėshtė esencial pėr procesin e ardhshhėm zgjedhor. Mbase, ėshtė koha qė ta kthejmė edhe njė here kokėn prapa dhe ta kėrkojmė rishtas veten nė pikturėn gri tė vitit 2007...
(Autori ėshtė shef i Departamentit tė Komunikimit nė LDK. Pikėpamjet e shprehura nė kėtė artikull janė krejtėsisht personale)
|
|
|