|
|
Nė Hagė vazhdon gjykimi i Vllastimir Gjorgjeviqit
Hagė, 24 gusht - Sot, nė Tribunalin e Hagės, vazhdon shqyrtimi kryesor i lėndės kundėr ish-zyrtarit tė lartė tė Policisė sė Serbisė, Vllastimir Gjergjeviqit, i cili pėrgjigjet pėr krimet ndaj shqiptarėve tė Kosovės. Gjorgjeviq akuzohet pėr krime kundėr njerėzimit dhe pėr krime tė luftės, tė kryera ndaj civilėve shqiptarė tė Kosovės, nė vitin 1999,
Gjorgjeviqi, i cili ka qenė ndihmės i ministrit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė dhe shef i departamentit tė kėsaj ministrie pėr siguri publike, akuzohet pėr pjesėmarrje nė njė fushatė tė gjerė terrori dhe dhune ndaj civilėve shqiptarė nė Kosovė, mė 1999. Nė aktakuzė thuhet se ai ka marrė pjesė vullnetarisht nė njė operacion tė pėrbashkėt kriminal qė kishte pėr qėllim dėbimin e shumicės sė popullatės shqiptare nga Kosova, me qėllim qė tė sigurohet kontrolli serb nė kėtė territor. Nė aktakuzė shpjegohet se kjo synohej tė arrihej pėrmes njė fushate sistematike vrasjesh, dėbimesh, zhvendosjesh tė dhunshme dhe pėrndjekjesh tė shqiptarėve tė Kosovės.
|
|
|