|
|
Shtegdalja nga kurthi praktik
Shkruan: Dr. Vehbi Miftari
Kohė mė parė, duke analizuar praninė e misionit tė BE-sė nė Kosovė, si dhe rolin e tij nė ndėrtimin e partneritetit tė qėndrueshėm pėr thellimin e demokracisė, kisha identifikuar betejėn pėr imazh si njėrėn ndėr betejat tė cilėn ky mision do tė duhej ta fitonte domosdoshmėrisht, pėr tė qenė partner i vėrtetė nė ndėrtimin e jetės demokratike nė Kosovė.
Mbi ēfarė premisash e nxirrja kėtė konstatim dhe, ta zėmė, pse u dashka ritheksuar rishtazi kėtė synim tė EULEX-it si esencial, nėse tashmė shumėkush betejėn politike pėr partneritet e ka pėrkthyer si betejė pėr fuqi nė vendimmarrje.
Sė pari, sepse misioni EULEX pasonte misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, UNMIK (ende i pranishėm dhe me njė lloj pushteti ekzekutiv, sė paku nė pikėn mė tė ndjeshme tė Kosovės, nė veri), nami i tė cilit ndėr shqiptarėt e Kosovės nuk ishte shumė i lartė. Duke e pasuar kėtė mision, EULEX-i gjendej para sprovės sė madhe: tė dėshmojė se ai nuk ishte mision provizor i cili dėshiron tė ndėrtojė kapacitete provizore nė njė status-quo politike, por mision i cili vjen si partner me institucionet e pavarura tė njė vendi sovran brenda pėrbrenda hartės gjeografike dhe politike evropiane dhe se raportet tė cilat ai do ti ndėrtojė me institucionet sovrane ėshtė ai i partneritetit nė ndėrtim dhe jo ai i imponimit tė politikave;
Sė dyti (dhe kjo ėshtė shumė e ndėrlidhur me premisėn e parė), misioni i BE-sė erdhi si dėshmi e ekzistimit tė njė projekti tė madh pėr lirinė e popullit tė Kosovės, projekt tė cilin e ka pėrkrahur nė vazhdimėsi perėndimi, si dhe e kapėrcimit nga partneriteti pėr krijim tė shtetit tė Kosovės dhe tė lirisė sė qytetarėve tė saj, nė partneritet pėr ndėrtim e zhvillim.
Mirėpo, duke e ruajtur shenjėn e BE-sė (Brukselit) ai u pėrball nė njė kurth praktik, i cili nuk e lejoi atė qė tė ndėrtojė imazhin e mjaftueshėm pėr veten: ai vinte si mision i BE-sė, strukturės politike e cila pėr shkak tė mosunifikimit tė pikėpamjeve tė vendeve anėtare nė njė qėndrim unik evropian, nuk e ka njohur ende sovranitetin e Kosovės!! Tashmė dihet se organizimi politik evropian ėshtė rregulluar asisoj qė politika e jashtme evropiane varet ekskluzivisht nga qėndrimet e shteteve anėtare tė saj. Si rrjedhojė, ėshtė krejtėsisht e dukshme se cilėsori politikė e jashtme evropiane kėtu nuk i referohet njė politike unike tė Bashkimit Europian.
Prandaj, shtrohet pyetja: ēfarė do tė mund tė bėnte mė shumė njė mision i cili ėshtė dizajnuar tė ndihmojė thellimin e demokracisė nė vend, ndėrkohė qė mandati i tij politik ėshtė i kushtėzuar nga mosnjohja e realitetit praktik nga struktura e pėrbashkėt evropiane nė emėr tė sė cilės ėshtė instaluar?
Misioni i BE-sė nė Kosovė, i ftuar dhe i mirėpritur nga qytetarėt e Kosovės dhe institucionet e saj, ėshtė shenjė e partneritetit tradicional tė Kosovės me demokracitė e pėrparuara euro-amerikane. Ky partneritet mund e duhet tė zhvillohet. Komentimet e sojit: EULEX-i si UNMIK-u nuk besoj se pėrkojnė me realitetin politik, edhe nėse kurthi praktik tė cilin e pėrmendėm e shtynė atė drejt lėndimit tė relacionit strategjik me qytetarin e Kosovės dhe me institucionet e saj.
Prandaj, ne nuk mund tė gjykojmė pėr EULEX-in sikur pėr UNMIK-un, sepse nuk dėshirojmė tė kthehemi nė kohėn e protektorateve tė mėdha, tashmė kur realiteti politik nė Kosovė ėshtė krejtėsisht tjetėr. Ajo ēfarė mund tė bėjmė ne ėshtė qė tė besojmė se BE-ja do tė arrijė tė zhvillojė politika unike nė planin e jashtėm. Po e ritheksojmė: qytetarėt e Kosovės kanė nevojė pėr njė mision funksional tė BE-sė, madje ky synim nuk ndėrlidhet aspak vetėm me veriun, megjithėse rastisi qė aty tė fillonte testi i vėrtetė pėr tė. Koordinimi me institucionet e republikės sovrane ėshtė i domosdoshėm, pėr tė pėrcjellė vullnetin qytetar pėr ligjshmėri tė aplikuar si normė. Prania e padukshme e EULEX-it duhet tė zėvendėsohet me mekanizma strategjikė, tė cilėt ritheksojnė e ridėshmojnė se projekti pėr liri de tė drejta qytetare nė Kosovė ėshtė projekt pėr ti mbrojtur vlerat identitare dhe kulturore tė qytetarėve tė saj dhe se ai ėshtė pjesė e partneritetit strategjik mes Kosovės dhe demokracive evropiane. Ne nuk guxojmė ta lėndojmė kėtė partneritet sepse do tu binim mohit parimeve demokratike qė na udhėheqin dhe pėr tė cilin nė krijuam njė lėvizje model nė Europė. Prandaj, debatin pėr rolin dhe fuqinė e misionit tė BE-sė nė Kosovė, sikur edhe pėr mekanizmat e tjerė, unė do tė doja qė ta zhvendosnim nga ballafaqimi mes fuqisė reale nė ballafaqim konceptesh reale: tendencės pėr ta ruajtur brishtėsinė politike dhe pėr tė mos i lėnduar ambiciet e vendeve anėtare tė cilat nuk e kanė njohur ende Kosovėn, nė njėrėn anė, si dhe konceptit tė qytetareve tė Kosovės pėr tė ndėrtuar partneritet strategjik nė ndėrtimin e vlerave tė pėrbashkėta evropiane e euro-amerikane, nė anėn tjetėr. Qoftė EULEX-i, qoftė institucionet e Kosovės duhet tė dėshmojnė se beteja pėr fuqi ėshtė mė parė betejė pėr vlera universale dhe se fuqia e imponuar praktike, si tendencė pėr legjitimimin e ndasive brenda vetė strukturės sė BE-sė, derivon domosdo nė kurthin praktik. BE-ja, para se misioni i saj nė Kosovė, duhet tė provojė tė dalė nga kurthi praktik; ajo duhet tu dėshmojė strukturave udhėheqėse se unifikimi i qėndrimeve pėr sa u pėrket politikave tė jashtme ėshtė esencial pėr misionin e saj kėtu. Nga pikėvėshtrimi i qytetarit tė Kosovės kjo do tė mund tė pėrkthehej nė thirrjen e tipit: ndikoni qė vendet tuaja anėtare (tė cilat tek e fundit i kanė njohur dhe pranuar vlerat e pėrbashkėta europiane) ta njohin realitetin nė Kosovė. Kjo do tju ndihmonte ju nė krijimin e njė politike tė jashtme tė unifikuar dhe do ta forconte dukshėm partneritetin tuaj me Kosovėn. Por, kjo do ta lironte nė tė njėjtėn kohė edhe misionin tuaj kėtu nga kurthi praktik (edhe politik, do tė thosha), nė tė cilin ėshtė shtyrė, besoj shumė me padashjen tuaj.
|
|
|