|
|
A duhet tia shesim shpirtin Evropės?
Shkruan: Milazim Mustafa )
Evropa sė bashku me Amerikėn, janė bartėsit kryesorė tė civilizimit dominant nė botė. Historia e saj ėshtė e stėrmbushur mė ndodhi dhe akte qė kur ti kujtosh tė sjellin neveri tė papara. Konfliktet dhe luftėrat e shumta midis vet popujve evropian, kanė qenė shkaktarėt kryesorė qė kanė penguar bashkimin e kėtij kontinenti nė njė tėrėsi tė pėrbashkėt ekonomike, politike dhe kulturore. Pėrkundėr tentativave tė pėrhershme pėr bashkim tė kontinentit, bagazhi historik qė bartte nė vetė kjo thirrje pėr bashkim, pėrkujtonte historitė e hidhura, si inkuizicioni, rekonkuista e kėshtu me radhė, qė nė vete ishin dėshtim qysh prej fillimit. Pėrkundėr kėsaj, Evropa formėn e vet, ku bazohet edhe civilizimi i sotėm evropian, e mori me humanizmin dhe renesancėn, vlera kėto qė u shpėrndanė anė e kėnd botės
Erėrat e reja pas Luftės sė Dytė Botėrore sollėn mundėsi tė reja pėr bashkimin e Evropės. Ideatorėt e projektit Evropa e bashkuar nuk thirrnin nė vlera tė harxhuara dhe vlera qė kishin lėnė ankthe dhe gjurmė tė tmerrshme nė memoriet e njerėzve. Ata kėrkonin ti bashkojnė evropianėt nė diēka qė vėrtetė tė gjithė e kanė tė pėrbashkėt dhe parėsore.
Edhe pse lidhje e brishtė nė mes tė shteteve tė Evropės Perėndimore, BE-ja si bashkėsi ekonomike funksionoi dhe akoma funksionon mirė. Formimi i tregut tė pėrbashkėt evropian si dhe valuta e pėrbashkėt ėshtė njė e arritur e madhe. Por, projekti BE nuk pėrfundon vetėm me formimin e klubit ekonomik. Marrėveshje a Mastrihtit 1992 vendosi baza deri diku tė sigurta pėr bashkimin politik tė popujve dhe shteteve tė Evropės.
Iniciativa fillestare e BE-sė sė sotme filloi me gjashtė shtete qė nėnshkruan Marrėveshjen pėr thėngjill dhe ēelik. Sot BE, 52 vjet pas nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshje, BE-ja numėron 25 shtete anėtare dhe disa shtete tjera nė proces anėtarėsimi. Procesi i integrimit si ai brenda BE-sė po gjithashtu edhe me vendet aspirante pėr anėtarėsim tė plotė akoma vazhdon. Disa nga vendet qė fituan anėtarėsinė e plotė si vende anėtare tė BE-sė, vėrtetė treguan njė vendosmėri tė madhe dhe punė tė palodhshme gjatė ndjekjes sė kėshillave (dhe imponimeve) nga Brukseli, kryesisht nė reformat politike dhe ekonomike. Nė kėtė fazė sot gjinden edhe vendet e Ballkanit, tė cilėt kanė mbetur jashtė kufijve politik tė Evropės. Pėrkundėr njė tranzicioni tė dhimbshėm, qė pėrjetuan kėto vende, duke u nisur nga Shqipėria, Kosova dhe vendet tjera tė Ballkanit, realisht, ėshtė pėr tu pėrshėndetur puna e tyre nė sferėn e integrimeve.
Ēdo krijesė qė tė mbijetojė duhet tė ketė shpirt. Pa shpirt ēdo gjė ėshtė e vdekur. Evropa pas aleancės ekonomike dhe politike nėpėrmjet shumė projekteve kėrkon ta gjej shpirtin e vet qė kurrė se ka pasur. Eliminimi i dallimeve kulturore qė mbizotėrojnė nė mendjet e evropianėve, gjetja e elementeve tė pėrbashkėta pėr gjithė popujt e Evropės, promovimi dhe ngritja e tyre nė nivel tė vlerave, kėrkon kohė dhe vėrtetė njė strategji dhe punė mjaftė tė menēur.
Sa i pėrket problematikės sė integrimeve, besoj se mjaft ėshtė shkruar dhe folur, si dhe gjithnjė e mė shumė shkruhet e flitet, mirėpo sa i pėrket studimeve nė kėtė lėmi, gati se asgjė nuk ėshtė ndėrmarrė. Si ēdo herė tjetėr edhe kėsaj radhe, kemi prej atyre qė nė kėtė kohė tė kėrkesės sė madhe dhe interesimit tė madh, dėshirojnė tė gjejnė treg pėr petullat e veta. Duke e shfrytėzuar deficitin demokratik tė popullatės tonė nė lidhje me BE-nė, lansojnė tema dhe ide tė dėmshme duke kėrkuar qė tė tjetėrsohemi pėr tė na u mundėsuar anėtarėsimi nė BE, apo pėr tė arritur ndonjė beneficion tjetėr qė ofton BE-ja (rast konkret, liberalizimi i vizave). Kinse si rezultat i pėrkatėsisė sonė kombėtare apo fetare ne po privohemi nga kėto beneficione. Kėto janė vetėm pjellė e mendjeve dhe shpirtrave tė prishur qė duan ta fusin thikėn brenda trungut shqiptarė. Shkrimet e disa personave se kinse pėrkatėsia jonė fetare ėshtė shkak qė ne si shqiptarė mbetėm jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave janė ogurzezė dhe rritje e dozės sė islamofobisė brenda popullatės shqiptare. Po kėta tipa me aq perfiditet dhe pafytyrėsi, mashtrojnė popullin dhe ftojnė qė ti bashkėngjitkemi shpirtit tė Evropės, faktikisht diēkasė qė nuk ekziston fare. Kėta tipa me gojėn plot hedhin poshtė civilizimin qindra vjeēar tė kultivuar dhe zhvilluar nė trojet tona, duke e titulluar si akulturim, me faktin se kemi lajthitur nga shpirti i familjes sė pėrbashkėt Evropiane, apo kemi bėrė shkėputje tė lidhjes me civilizimin evropian.
Andaj e them me gojė dhe bindje tė plot, se krenaria dhe nderi jonė mė i madh do tė jetė po qė se arrijmė ti ruajmė vlerat tona tė mirėfillta kombėtare dhe fetare, vlera kėto qė na kanė dhėnė formėn qė e kemi dhe qė na kanė ruajtur nga qėllimet asimiluese tė vendeve fqinje. Nuk kėrkojmė tė mbesim nė kėtė fazė tė zhvillimit, por tė mbesim me karakteristikat tona identifikuese kėshtu si jemi, sepse faza e integrimit nė BE nuk do tė thotė shkrirje apo asimilim. E kemi dėshmuar veten si komb, se edhe pėrkundėr sprovave dhe sfidave tė shumta qė i kemi pasur, gjithmonė e kemi ruajtur veten tonė dhe kurrė nuk e kemi sjellur veten deri nė krizė tė identitetit, gjithmonė kemi ditur ta bėjmė hapin e duhur gjatė ecjes sonė nėpėr histori, hap ky qė na e ka mundėsuar mbijetesėn nė kėtė troje. Mos tė mundohet askush, me imponime dhe sulme poshtė belit tė falsifikojė ndjenjat dhe vlerat tona civilizuese, sepse shpirti i civilizimit dhe kulturės se njė grupi shoqėrorė nuk shkon me imponim.
E them edhe njėherė se projekti BE ėshtė njė projekt qė ia vlen tė ndiqet. Edhe euroskeptikėt mė tė mėdhenj nuk mund ti mohojnė tė arriturat dhe anėt pozitive qė i solli ky projekt. Mirėpo, a ėshtė i pėrkryer? Asesi. Ēka duhet tė bėjmė ne? Tė marrim symbyllurazi gjithēka qė na vjen prej BE-sė? Kjo ėshtė njė marrėzi dhe budallallėk. Kjo ėshtė nė kundėrshtim edhe me vet procesin e integrimit qė ėshtė shtylla kryesore e ndėrtimit tė BE-sė. Ne duhet tė mėsojmė prej Evropės pėr zhvillimit ekonomik, atė tekniko-teknologjik, juridiko-politik, traditėn e punės, e kėshtu me radhė, e mos tė kėrkojmė prej Evropės atė qė ajo nuk e ka. Mos tė kėrkojmė prej Evropės pasuri shpirtėrore dhe morale, sepse kėto nuk i posedon ajo vetė. Kėto duhet ne tia ofrojmė. Mos tė kėrkojmė prej Evropės mėsim pėr marrėdhėniet tona familjare kur ata kanė familje tė shkatėrruar, mos ti marrim prej Evropės veset, po ti marrim tė mirat dhe vlerat.
Unė jam pėr njė Evropė tė lirė, njė Evropė tė zhvilluar, njė Evropė si treg tė vlerave dhe mundėsi tė zgjedhjes, Evropė ku respektohet e drejta e secilit, Evropė qė ia garanton secilit identitetin e tij personal, si pjesė e identitetit grupor apo kolektiv qė i pėrket, me njė fjalė Evropė tė zhvilluar ekonomikisht, Evropė mė tė mirė pėr jetesė, kurse, nė atė Evropė qė ju po thirrni, ajo Evropė moti ka vdekur, ju thirrni nė njė Evropė pa shpirt, ju nuk thirrni nė integrim, por thirrni nė shkrirje dhe zhveshje nga ēdo gjė shqiptare dhe shkuarje nė Evropė lakuriq. Kėtė Evropė nuk e do askush, a ju nėse doni, udha e mbarė ju qoftė.
(Autori ėshtė magjistrant i studimeve evropiane)
|
|
|