Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Sovraniteti i Kosovės dhe marrėveshjet e planifik(s)uara mes EULEX it dhe Serbisė

Shkruan: Mr. Zef Ahmeti Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės u bė me pėrpjekjen e saj qė tė hyjė nė bashkėsinė e subjekteve tė sė drejtės ndėrkombėtare. Pra subjektiviteti i saj si shtet ėshtė si baza kryesore pėr t'u bėrė pjesė e bashkėsisė ndėrkombėtare. Si elemente qė duhet t'i ketė subjekti shtet pėr t'u bėrė pjesė e sė drejtės ndėrkombėtare, pėrkatėsisht pėr tu njohur nga ajo si e tille, i nevojitet pos tė tjerash, si bazė, katėr elemente kryesore: territorin me kufijtė pak a shumė tė (pėr)caktuar, popullin, kushtetutėn dhe efektivitetin e pushtetit, e qė nuk ėshtė i varur nga asnjė pushtet tjetėr shtetėror, dhe se ai pushtet duhet tė jetė i shtrirė nė tėrė territorin e vet. Dhe si element i katėrt shteti duhet tė ketė aftėsinė pėr tė vepruar me shtetet tjera nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare. Duke pasur parasysh aspektin e elementeve tė definicionit qė e pėrcaktojnė shtetin karshi rastit tė Kosovės, dy elementet e para territori dhe populli nuk janė ndonjė pengesė pėr gjendjen e saj sot, pas shpalljes sė pavarėsisė. Si pikė e diskutuar, jo e realizuar pėrkatėsisht jo e kuptuar mirė, nga politika nė Kosovė, gazetarė e analistėt janė dy elementet e fundit: efektiviteti i pushtetit dhe aftėsinė pėr tė vepruar me shtetet e tjera nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare. Pėr ta kuptuar mė mirė situatėn nė tė cilėn gjendet sot Kosova, pra duke pasur parasysh prezencėn ndėrkombėtare dhe Pakon e Athisarit dhe njėkohėsisht diskutimet pėrkitazi me kompetencat e prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė, se a ka ajo kompetenca pėr tė lidhė marrėveshje me Serbinė dhe sa e kufizon kjo sovranitetin e Kosovės, kemi marrė si shembull rastin e Austrisė pas luftės sė Dytė Botėrore, e cila situatė ka elemente tė ngjashme qė mund tė krahasojmė me gjendjen aktuale nė Kosovė. Qė nė fillim duhet theksuar se, gjatė gjithė procesit tė bisedimeve lidhur me statusin e Kosovės qė janė zhvilluar para (ri)shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės kishim disa mundėsi pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Si zgjidhja mė e mirė ėshtė vlerėsuar pranimi i njė pavarėsie tė mbikėqyrur nga bashkėsia ndėrkombėtare. Kėtu si pyetje kryesore ėshtė ēėshtja, se kjo mbikėqyrje a e kufizon pavarėsinė e Kosovės, dhe po ashtu pyetja tjetėr ėshtė, gjithnjė sipas tė drejtės ndėrkombėtare, cili ėshtė dallimi mes pavarėsisė dhe sovranitetit, pėrkatėsisht nė cilin raport qėndrojnė kėto me njėra tjetrėn (pra a ėshtė pavarėsia njėkohėsisht edhe sovranitet?) dhe si qėndron kjo nė rastin e Kosovės? Rasti i Austrisė Hitleri e kishte pushtuar Austrinė dhe e aneksoi atė me qėllim tė bėrjes sė saj si pjesė tė Rajhut gjerman. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore Austria dhe statusi i saj bėhet pjesė e agjendės politike tė shteteve aleate (Amerika, Bashkimi Sovjetik, Britania, Franca). Fuqitė e Kohės kėrkojnė qė Austria tė marrė rrugėn e ashtuquajtur tė "neutralitetit tė pėrhershėm" e qė nė atė kohė vlerėsohej si kufizim i sovranitetit tė saj. Nė vitin 1945 Vjena pushtohet nga ushtria sovjetike. Dy javė mė vonė austriakėt thirrin njė qeveri tė pėrkohshme e cila punėn e saj duhet ta harmonizonte sipas "Deklaratės sė Moskės" dhe nė bazė tė "Marrėveshjeve tė Kontrollit" (e para 4 korrik 1945 dhe e dyta 28 qershor 1946). Kjo marrėveshje pėrmbante kontrollimin e Austrisė nga vendet aleate. Sipas Marrėveshjes sė parė tė Kontrollit, vendet aleate kishin pėr detyre tė mbikėqyrin Austrinė nė detyrimet e saj pėr ta siguruar implementimin kushteve tė deklaratės sė humbjes sė Gjermanisė tė nėnshkruhet mė 5 qershor 1945 nė Berlin; realizimin e ndarjes sė Austrisė nga Gjermania; sa mė shpejt tė ngrihej njė qeveri qendrore qė do tė vlente pėr gjithė territorin e Austrisė; pėrgatitjet pėr zgjedhjen e lirė tė njė qeverie; si dhe nė mes kohė marrjen e masave dhe sigurimin e ngritjes sė njė administrate austriake. Edhe Marrėveshja e dytė e Kontrollit pėrmbante disa kufizime qė figurojnė nė nenin 1, 2, 5, 6 dhe 7 tė marrėveshjes. Komisioni i ngritur nga vendet aleate kishte disa kompetenca: tė intervenojė aty ku qeveria e Austrisė nuk kishte mundėsi tė siguronte ligjin dhe rendin, tė intervenoj nėse qeveria dhe administrata nuk do t`i pėrmbushte rekomandimet e dala nga Komisioni i Aleatėve. Mė tutje si detyrė ishte ēmilitarizimi, sigurimi dhe mbrojtja e ushtarėve tė aleatėve tė stacionuar nė Austri; rregullimi i disa pikave qė lidheshin me ēėshtjen e pronės e shumė pika tjera. Tėrheqja e forcave dhe kontrollit tė vendeve aleate arrihet vetėm nė vitin 1955. Shumė pika tė imponuara pėr t'u futur edhe nė kushtetutėn e Austrisė, me kohė, e sidomos me fillimin e integrimeve evropiane nė vitin 1990 dhe ndryshimit tė raporteve nė politikėn ndėrkombėtare, disa pika tė imponuara edhe nga aleatėt shpallen si tė vjetruara, pėrkatėsisht tė tejkaluara. Marrėveshjet e EULEX it dhe Plani i Athisarit Marrėveshja teknike pėr bashkėpunim policor EULEX Serbi, sipas interpretimeve tė pėrfaqėsuesve tė kėtij misioni ėshtė konformė mandatit tė tyre qė del nga disa dokumente si: Plani i Athisarit, ftesa e bėrė kėtij Misioni nga Presidenti dhe po ashtu edhe nga raporti i Ban Ki Munit pėr ndryshimin e mandatit tė UNMIK ut. Mbikėqyrja e pavarėsisė sė Kosovės mund tė pėrfundoj atėherė kurė aleatėt konsiderojnė se, efektivitetin e pushtetit sipas parimeve tė pėrcaktuara nė akte tė ndryshme qė lidhen me Kosovėn, ka arritur nivelin e dėshiruar. Efektiviteti i pushtetit arrihet duke pėrforcuar strukturat shtetėrore (legjislativin, gjyqėsinė dhe ekzekutivin) dhe shtrirjen e kėtij pushteti nė gjithė territorin e saj. Po si qėndron puna nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe enklavat serbe? Si tė depėrtojė, pa dhunė, ky efektivitet i pushtetit nė kėto pjesė? Politika dhe qeveria e Kosovės duhet tė depėrtojė e shfrytėzojė, pse jo, edhe marrėveshjet teknike tė EULEX it me Serbinė pėr ta vendosur pushtetin vet edhe aty ku serbėt i refuzojnė strukturat e Republikės sė Kosovė Kosovės. A po e ndihmon EULEX i realizimin e pikės sė efektivitetit tė pushtetit me marrėveshjet tekniket saja? Marrja de facto e pushtetit nga strukturat e Republikės sė Kosovės do tė ndikojnė qė edhe marrėveshjet e pėrkohshme tė lidhura mes EULEX it dhe Serbisė njė ditė do tė jenė tė tejkaluara apo tė vjetruara. Pos tė tjerash kėto marrėveshje tė ashtuquajtura teknike, mund t`i shfrytėzojnė strukturat e Republikės sė Kosovės pėr ta pėrforcuar prezencėn dhe pėr ta siguruar efektivitetin e pushtetit. Njė ditė edhe EULEX i duhet tė pėrfundojė mandatin qė e ka. Ndėrsa marrėveshjet e bėra mes kėtij Misioni me Serbinė mund tė vlerėsohen si tė tejkaluara. Dhe njėkohėsisht organet e Republikės sė Kosovės mund tė deklarojnė se ato marrėveshje tani duhet tė materializohen me njė marrėveshje tė re, sepse ato tė lidhura me EULEX in janė tė vjetra dhe tė pa aplikueshme pėr Kosovėn, sepse ajo nuk ėshtė palė nėnshkruese e tyre. Rruga e vetme e arritjes sė njė skenari tė tillė ėshtė ikja sa mė e shpejtė nga tutoria ndėrkombėtare. Kjo tutori ka qenė e nevojshme, kėtu duhet tė jemi tė sinqertė. Republika e Kosovės, duke mos e harruar kontributin e bashkėsisė ndėrkombėtare, ka mundėsi ta falėnderojė atė me pjekurinė, aftėsinė dhe profesionalizmin e strukturave shtetėrore. Kėto elemente zgjidhin shumė ēėshtje: arritjen e sovranitetit tė plotė, modernizimin e shtetit, efektivitetin e pushtetit si dhe pėrshpejtimin e proceseve tė integrimeve.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks