Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Sprova pėr demokracinė

Shkruan: Ndue Ukaj Sa janė tė afta partitė politike nė Kosovė pėr tė etabluar demokracinė e shėndoshė dhe a janė tė gatshme ato tė tejkalojnė politikat e ngėrrēeve tė gjithėfarshme qė i karakterizojnė, nė tė mirė tė interesave tė pėrbashkėta, janė pyetje e dilema jo tė lehta, qė shtrohen nė kėtė vjeshtė tė furishme qė ka ndezur jetėn politike nė vend. Mirėpo, kėto pyetje e dilemė prekin partitė politike dhe ekzistencėn e tyre nė jetėn politike tė Kosovės, mbase pse jo, kėto ēėshtje janė tejet kruciale pėr tė tashmen e Kosovės dhe specifikisht pėr tė ardhmen e saj. Kėto janė zgjedhjet e para nė Kosovėn e pavarura, andaj rėndėsia e tyre, pėrtej funksionit politikė, ėshtė e ndėrlidhur me vetė filozofinė e ndėrtimit tė shtetit. Duke qenė tė kėtilla, shpėrfaqin haptazi mentalitetin tonė pėr shtetin dhe vlerėn e tij. Ndėrsa, nėpėrmjet kėtyre zgjedhjeve, ne tregojmė shumėēka nga botėkuptimet tona shtetėrore, nga aftėsitė pėr tė zhvilluar zgjedhje nė pėrkim me standardet e avancuara dhe pėr mė tepėr, tregojmė realisht nivelin e pėrgjegjėsisė qė kemi nė raport me demokracinė dhe sė kėndejmi tregojmė qartėsisht, sa ėshtė demokracia e jetėsuar nė jetėn tonė politike. Dhe pėr mė tepėr, kėto zgjedhje do tė kenė rėndėsi tė posaēme, ngase do tė krijojnė modelin politik tė sjelljeve qė partitė politike do tė ndjekin e aplikojnė nė kėtė tranzicionin, nėpėr tė cilin po kalojmė si shoqėri e politikė. Prandaj, edhe pse janė zgjedhje lokale, rėndėsia e tyre mbetet e jashtėzakonshme pėr proceset nė Kosovė. Dhe nga kėto, do tė varet shumėēka pėr Kosovėn e viteve tė ardhshme. Sidomos, kur bėhet fjalė pėr rrugėn e saj tė integrimit nė BE. Pėrveē rėndėsisė sė tyre nė planin e pėrgjithshėm, kėto zgjedhje gjithsesi kanė njė rėndėsi jetike pėr shumė parti politike nė vend, tė cilat, zaten, nė kėtė dekadė tė jetės sė lirė plurale nė Kosovė, kanė demonstruar se nuk janė parti tė mirėfillta, nuk ushqehen e priren nga ideologji tė caktuara e programe tė analizuara, por nga instinkte inercioni, nga reminishenca e evokime, qė mė tepėr kanė karakter poetik, sesa politik. Partitė politike nė Kosovė, deri tani kanė bėrė zgjedhje me mega ide politike, tema nacionale e improvizime tė gjithfarshme. Ky soj i politikės tani nuk pi ujė. Andaj mbetet tė shihet se si partitė politike do tė sillen nė raport me votuesin dhe opinionin publik, kategori kėto tė cilat kanė krijuar njė distancė tė akullt me partitė politike nė vend. Mbase, edhe votuesi ėshtė barrikaduar nė heshtje, duke refuzuar kėto parti politike dhe programet e tyre shterpe. Kėsaj here, nga funksionaliteti qė do tė tregojnė partitė politikė deri nė datėn e zgjedhjeve dhe nga performanca qė do tė paraqesin nė raport me sferat delikate tė jetės nė Kosovė, do tė varet shumė, nėse votuesi kosovar do tė mposhtė indiferencėn dhe me 15 nėntor do tė drejtohet ka kutitė e votimeve. Nėse partitė politike nė Kosovė, arrijnė tė motivojnė votuesin, qė ai tė dalė nė zgjedhje pėr tė kėrkuar alternativa, apo, pėr tė dhėnė besueshmėri ndaj kėtyre tė tashmeve, do tė jetė njė lajm i mirė pėr Kosovės, sikundėr edhe njė sinjal i fuqishėm pėr miqtė ndėrkombėtar. Nė variante tjera, zymtėsia politike nė Kosovė, vetėm sa do tė thellohet. E, bashkė me tė edhe diskutabiliteti i legjitimitetit. Mė e mira e punės qė partitė politikė nė kėto zgjedhje duhet tė bėjnė, ėshtė tė reflektojnė njė edukatė e kulturė politikė, ndėrkaq, nėnshtresėn etike duhet ta kenė si premisė pėr ēdo veprim e premtim. Kjo do tė eliminonte mundėsitė pėr tensione tė panevojshme politike, por, gjithashtu do tė ishte njė sinjal i fuqishėm pėr votuesin kosovar, i cili shpeshherė di tė befasoj. Partitė politikė nė kėto zgjedhje duhet tė dinė pėrfundimisht tė orientojnė votuesin nga ideologjitė e caktuara, duke bėrė prerjen e nevojshme, sipas modeleve tė njohura. Jo ēdo parti mund tė jetė e djathtė. Andaj, pėrcaktimi pėr ideologji politike, do tė determinojė formėn dhe pėrmbajtjen e kėtyre zgjedhjeve. Dhe kjo ėshtė njė domosdoshmėri e kohės. Mbajtja e zgjedhjeve lokale me sukses, do tė kuptohet e lexohet, gjithsesi edhe si njė premisė, pėr tė kuptuar sa funksional ėshtė shteti i Kosovės. Nė kėtė kontekst, gjithsesi mbajtja e tyre sipas parimeve e standardeve tė kėrkuara perėndimore, do tė ndihmonte sforcimin e substancės sė shtetit tė Kosovės dhe do tė ishte njė sinjifikativ pėr gjithė ata qė kanė pasur apo kanė dilema pėr kėtė krijesė shtetėrore. Duke lėnė mėnjanė parashikimet pėr forcat politike qė do tė fitojnė apo humbin kėto zgjedhje, njė gjė ėshtė e indentifikueshme, se koha pėr rikonfigurime esenciale politike po troket. Pėr kėtė gjithė duhet tė jenė tė gatshėm. Mė sė shumti partitė politike dhe liderėt e tyre. Nė tė kaluarėn, Kosova nga komuniteti ndėrkombėtar ka marrė lavdata pėr zgjedhje, madje duke u konsideruar, si model pėr Ballkan. Ėshtė momenti tė sforcojmė kėtė qėndrim. Partitė politikė duhet tė shkėputen nga retorika e vjetėr politike. Ato nuk duhet assesi tė lejojnė tė bėjnė veprime pa vlerė dhe tė pakuptimta nė kėtė proces zgjedhor. Ėshtė koha, mė tepėr se kurrė pėr njė realitet tė ri, qė do tė demonstronte imazhin e njė vendi demokratik. Pėrmes kėtyre zgjedhjeve, nė paraqesim para botės imazhin tonė, asnjė formė tjetėr nuk mundet tė na ndihmoj mė shumė. Kėto zgjedhje janė vetė imazhi ynė.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks