|
|
Fjala e ministrit Skender Hyseni në Keshillin e Sigurimit
I nderuari President i Kёshillit,
Tё nderuar Shkёlqesi,
Mё lejoni nё fillim t’ju shpreh mirёnjohjen e thellё pёr mundёsinё e dhёnё qё t’ju njoftoj, tё nderuar anёtarё tё Kёshillit tё Sigurimit tё Kombeve tё Bashkuara, pёr situatёn nё Kosovё, respektivisht pёr tё arriturat e vazhdueshme dhe pёrparimin e qёndrueshёm qё Republika e Kosovёs e ka bёrё nё tё gjitha fushat.
Z. President,
Qё nga deklarata ime e fundit para kёtij Kёshilli nё qershor, ёshtё bёrё pёrparim i dukshёm nё fushёn e ndёrtimit tё institucioneve shtetёrore mbi baza tё Kushtetutёs tonё tё re demokratike, si dhe mbi baza tё dispozitave tё nxjerra nga Plani Gjithёpёrfshirёs i fituesit tё çmimit Nobel pёr Paqe, Martti Ahtisaari. Dy shtete tё tjera e kanё njohur Kosovёn si shtet tё pavarur dhe sovran, Mbretёria Hashemite e Jordanisё dhe Republika Dominikane. Dёshirojmё tё shprehim mirёnjohjen tonё tё thellё pёr njohjen qё i ёshtё bёrё vendit tonё nga popujt dhe qeveritё e Jordanisё dhe Republikёs Dominikane.
Me 29 qershor, Republika e Kosovёs zyrtarisht ka nёnshkruar marrёveshjen pёr Fdy institucione shumё tё rёndёsishme financiare e ka inkurajuar edhe mё tej Qeverinё e Republikёs sё Kosovёs qё tё intensifikojё pёrpjekjet nё luftё kundёr krimit dhe korrupsionit. Kjo po ashtu ka shtuar pёrgjegjёsitё te Qeveria e Republikёs sё Kosovёs qё edhe mё tutje tё forcojё sundimin e ligjit dhe tё ruajё stabilitetin makroekonomik pёrmes disiplinёs fiskale dhe buxhetore.
Qeveria e Kosovёs ka vazhduar tё shqyrtojё dhe tё zgjidhё shumё çёshtje nё ekonomi, drejtёsi, siguri dhe stabilitet nё tёrё Kosovёn. Mirёqenia e komuniteteve pakicё si dhe kthimi i refugjatёve tё Kosovёs nё shtёpitё dhe pronat e tyre ёshtё prioritet i qёndrueshёm derisa procesi i kthimit po vazhdon pёrmes fondeve qeveritare tё alokuara pёr rindёrtimin e shtёpive tё tё kthyerve. Pёrmirёsimi i kushteve nё vendet e komuniteteve pakicё, posaçёrisht nё vendet me shumicё serbe, ёshtё njё çёshtje tё cilёs Qeveria po i kushton vёmendje tё veçantё, ndёrsa pёrparimi ёshtё i dukshёm. Megjithatё, ka ndёrhyrje nga Republika e Serbisё tё cilat po shkaktojnё pengesa nё pёrpjekjet tona pёr tё pёrmirёsuar kushtet e jetesёs tё qytetarёve serbё nё Kosovё, meqё Beogradi ka vazhduar tё pёrkrahё strukturat paralele nё veri tё vendit. Qeveria e Republikёs sё Serbisё ka punuar aktivisht qё tё dekurajojё dhe tё pengojё anёtarёt e komunitetit serb nё Kosovё nga puna dhe integrimi me popullatёn tjetёr tё Kosovёs, si dhe nё institucione. Nё vend tё kёsaj, anёtarёt e komunitetit serb nё Kosovё janё nёn presion tё pёrhershёm nga Beogradi, me instruksione tё qarta, qё t’i bojkotojnё institucionet e Kosovёs dhe bashkёpunimin me autoritetet e Republikёs sё Kosovёs, si nё nivel qendror ashtu dhe nё nivel lokal. Pёr fat tё keq, janё anёtarёt e komunitetit serb ata qё vuajnё mё sё shumti pasojat e njё qasjeje dhe mentaliteti tё tillё. Pёrderisa institucionet e Kosovёs pёrpiqen tё mbrojnё tё drejtat dhe tё pёrmirёsojnё jetёn e anёtarёve tё komunitetit serb, qeveria nё Beograd po i shfrytёzon dhe po i huton ata pёrmes thirrjeve qё tё refuzojnё integrimin dhe bashkёpunimin me institucionet e Kosovёs. Nё tё njёjtёn kohё, Beogradi ka dёshtuar nё ofrimin e çfarёdo ndihme apo zgjidhjeje tё problemeve dhe brengave tё komunitetit serb nё Kosovё.
Situata nё veri mbetet njё çёshtje brengosёse. Megjithatё, ka pёrmirёsime tё dukshme nё tё gjitha sferat pas vendosjes sё EULEX-it, respektivisht pasiqё EULEX-i ёshtё bёrё plotёsisht funksional dhe veprues. Meqё EULEX-i ka arritur nivelin e plotё veprues, dёshiroj tё theksoj se Qeveria e Republikёs sё Kosovёs ёshtё thellёsisht e pёrkushtuar tё bashkёpunojё ngushtё me EULEX-in pёr tё luftuar krimin dhe korrupsionin, si dhe tё gjitha aktivitetet e paligjshme dhe kriminale ndёrkufitare. Sidoqoftё, kam kёnaqёsinё t’ju njoftoj se situata e pёrgjithshme e sigurisё nё Republikёn e Kosovёs ёshtё e qetё dhe stabile.
Z. President,
Shkёlqesi,
Fushata zgjedhore pёr zgjedhjet komunale ka filluar sot. Siç e dini, Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tani ka kompetenca tё plota nё organizimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet e reja komunale nё Kosovё do tё mbahen me 15 nёntor. Kёto janё zgjedhjet e para pas deklaratёs sё pavarёsisё sё Kosovёs. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovёs i mban tё gjitha kompetencat dhe pёrgjegjёsitё nё organizimin e kёtyre zgjedhjeve. Janё bёrё tё gjitha pёrgatitjet e duhura pёr t’u siguruar se kёto zgjedhje komunale do tё jenё tё suksesshme dhe do t’i pёrmbahen plotёsisht standardeve tё caktuara. Me mbi 70 entitete politike tё cilat me kohё janё certifikuar pёr tё marrё pjesё nё zgjedhje, ne jemi tё bindur se kёto zgjedhje do tё jenё pёrsёri zgjedhje demokratike, tё lira dhe tё drejta nё Republikёn e Kosovёs. Institucionet dhe Qeveria kanё punuar me zell pёr t’i krijuar tё gjitha kushtet pёr zgjedhje tё suksesshme elektorale edhe nё komunat e sapoformuara me shumicё serbe. Ne presim njё pjesёmarrje tё mirёfilltё dhe pёrmbajtёsore tё komunitetit serb nё zgjedhjet e nёntorit, sepse besojmё se kjo ёshtё mёnyra mё frytdhёnёse pёr t’ju mundёsuar serbёve tё Kosovёs tё jenё pjesёmarrёs tё barabartё nё udhёheqjen e aktiviteteve publike. Si Presidenti i Republikёs sё Kosovёs, z. Fatmir Sejdiu, ashtu edhe Kryeministri Thaçi, nё aktivitetet e tyre kanё ftuar dhe inkurajuar serbёt e Kosovёs qё tё marrin pjesё nё zgjedhje. Pёr fat tё keq, ka indikacione se Qeveria e Republikёs sё Serbisё po ndikon nё tё kundёrtёn, duke i nxitur serbёt e Kosovёs tё bojkotojnё zgjedhjet.
Bashkёpunimi dhe forcimi i mёtejmё i marrёdhёnieve me fqinjёt si dhe bashkёpunimi rajonal nё pёrgjithёsi, vazhdojnё tё jenё prioritet i Qeverisё sё Kosovёs. Kam kёnaqёsinё t’ju njoftoj se janё vёnё inicialet nё harta si dhe nё Marrёvesjen pёr demarkacion fizik tё vijёs kufitare me Republikёn e Maqedonisё. Ceremonia e nёnshkrimit tё Marrёveshjes ndёrmjet Republikёs sё Kosovёs dhe Republikёs sё Maqedonisё do tё bёhet sё shpejti.
Pjesёmarrja e Republikёs sё Kosovёs nё tregun rajonal dhe bashkёpunimi rajonal janё jashtёzakonisht tё rёndёsishёm pёr forcimin e marrёdhёnieve dhe mirёkuptimit dypalёsh dhe rajonal nё Ballkanin Perёndimor. Pёr fat tё keq, Beogradi ka vazhduar ta pengojё bashkёpunimin tonё me fqinjtё dhe komunitetin ndёrkombёtar, duke bllokuar pjesёmarrjen tonё nё trupa rajonale dhe ndёrkombёtare. Beogradi po ashtu po bllokon eksportet e Kosovёs nё Serbi, dhe me kёtё rast po e theksoj edhe njёherё se Qeveria e Kosovёs ёshtё distancuar nga masat reciproke, sepse jemi tё bindur se kjo do tё dёmtonte edhe njerёzit, edhe bizneset nё tё dy anёt e kufirit. Krijimi i njё klime dhe ambienti tё bashkёpunimit dhe mirёkuptimit nё rajonin tonё ёshtё jashtёzakonisht i rёndёsishёm, meqё tё shtatё vendet e Ballkanit Perёndimor ndajnё tё njёjtёn tё ardhme kah Bashkimi Evropian.
Republika e Kosovёs ёshtё shumё e pёrkushtuar tё ndjekё me vendosmёri qёllimin pёr anёtarёsim nё BE dhe mirёpret pёrmbushjen e tё gjitha kёrkesave dhe rekomandimeve specifike tё Komisionit Evropian, tё cilat gjenden nё Raportin e Progresit pёr vitin 2009. Qeveria e Kosovёs do tё punojё pa ndёrprerё qё t’i pёrmbushё tё gjitha kёrkesat e BE-sё.
Republika e Kosovёs çmon pёrkrahjen e ofruar tё BE-sё pёr zhvillim ekonomik dhe politik tё Kosovёs pёrmes njё perspektive dhe pёrputhjeje tё qartё e tё plotё evropiane duke ngёrthyer edhe pjesёn tjetёr tё rajonit tё Ballkanit Perёndimor.
Pёr tё pёrmbushur qёllimet afatshkurtёra, afatmesme dhe afatgjata tё Republikёs sё Kosovёs, institucionet dhe qytetarёt e vendit tim, do tё vazhdojnё bashkёpunimin e ngushtё me BE-nё. SHBA-tё dhe NATO-n, si dhe me tё gjithё fqinjtё tanё dhe rajonin.
Z. President,
Si gjithmonё, unё ju falёnderoj ju dhe anёtarёt e Kёshillit pёr mundёsinё e dhёnё pёr tё shprehur qёndrimet e Kosovёs. Presim me padurim bashkёpunimin me tё gjithё anёtarёt e Kombeve tё Bashkuara dhe Kёshillin e Sigurimit derisa promovojmё qёllimet e pёrbashkёta pёr paqen dhe sigurinё ndёrkombёtare.
Falemnderit!
Nju Jork
15 tetor 2009
|
|
|