|
|
Nėna Terezė dhe shqiptarėt
Shkruan: Ndue Ukaj
Njeriu si qeni shoqėrore, ėshtė i lidhur dhe bashkėjeton me ngjarje, fenomene e personazh tė rėndėsishėm. Njeriu, si qenie e si identitet, ėshtė i lidhur me figura kombėtare, me tė cilat identifikohet e nga tė cilat ushqehet nė rrugėt e tij. Kėsisoj ėshtė puna edhe me kombet, tė cilat gjallojnė nga kėso shtresimesh. Pėr shqiptarėt, Nėna Terezė ėshtė objekt i krenarisė kombėtare, njė shembull i motivueshėm qė se ka bota, njė model qė ka shenjuar kohė dhe ka hyrė pėrjetėsisht nė panteonin e vlerave bipolare, Tokė e Qiell. Prandaj ėshtė fat i madh t?i takosh kombit tė njė njeriu qė ka shenjuar kohėn, shekullin, ka trand nė themel teori e doktrina, se bota mund tė drejtohet vetėm mė armė, ushtri, pushtet, para e fuqi. Nėna Terezė ka trandė themelet e njė bote tė egėrsuar, egoiste, nė tė cilėn dashuria ėshtė njė nocion abstrakt dhe ka dėshmuar tė kundėrtėn, se bota mund tė drejtohet me dashuri, se dashuria ėshtė fuqia mė e madhe qė transformon botėn. Dhe pikėrisht kėtė nocion abstrakt, Nėna Terezė e ka konkretizuar mė mirė se ēdo kush nė historinė botėrore, duke dėshmuar me shumėsi veprash tė jashtėzakonshme, e tė pakapshme pėr mendjen njerėzore, se jeta ėshtė dashuri, tė cilėn duhet ta pėrjetosh. Nėna Terezė jetėn e pėrjetoj se dashuri, e atė ja dhuroj botės me dashuri, duke e bėrė fuqinė e saj tė rrezatoj kudo nė botė.
Motoja e sė madhes Nėnės Terezė se: "Vetėm dashuria mund ta shpėtojė botėn", jo vetėm qė grish pėr tė ndihmuar tė vuajturit qė gjenden nė mjerimin e skajshėm, pa fajin e tyre, por ėshtė shndėrruar nė njė formulė magjike, qė troket nė ndėrgjegjen njerėzore, pėr njė pėrbashkim drejt vlerave sublime, tė tejkoheshme dhe universale.
Nėna Terezė, duke i tejkaluar fuqishėm pėrmasat kombėtare, fetare, ėshtė ngritur nė piedestalin mė tė lartė tė vlerave botėrore. Jo vetėm kaq, ajo ėshtė shenjėzim i njeriut model, qė me dashuri e sakrificė tundi gjitha filozofitė, doktrinat, empiritė e jetės, duke krijuar njė filozofi tė re, njė model tė ri, njė civilizim tė ri, qytetėrimin e dashurisė, siē shkruan biografi mė i madh i Nėnės Terezė, Don Lush Gjergji.
Nėna Terezė tejkaloi gjitha mundėsitė njerėzore, duke hyrė pavdekėsisht nė panteonin e vlerave me sublime qė ka dhėnė bota nė dymijėvjeēarin tonė. Ajo mbetet njė vlerė sublime pėr gjithė njerėzimin, duke flakur dallimet e gjithfarshme dhe duke ndėrtuar filozofojnė e saj, qytetėrimin e saj, qė ėshtė thellėsisht qytetėrim i dashurisė dhe duke tejkaluar fuqishėm pėrkatėsinė religjioze, nacionale, doktrinare, nė funksion tė sė mirės sė pėrbashkėt qė pėr intencė kishte Njeriun. Dashuria e saj, ndėrtoj njė kėshtjellė tė pamposhtur, ngase ajo krijoi filozofinė mė tė veēantė, nga e cila vazhdon tė magjepset njerėzimi, pėrtej dallimeve ideologjike, kombėtare e fetare. E madhja Nėna Terezė thoshte: "Nė vend qė tė ankohesh pėr errėsirėn, mė mirė ndiz njė qiri". Dhe ajo e bėri kėtė pėrgjatė gjithė jetės sė saj, ndezi nga njė qiri ēdo kund nė botė, ujiti thatėsirat e shumta me dashuri, zbuti shpirtrat njerėzor nė ēdo cep tė botės me urtėsinė Hyjnore. Ishte njė murgeshė e madhe dhe njė shqiptare e madhe.
Prandaj, sot kur ajo ėshtė pėrjetėsuar nė Lumturi, Ajo nuk ka nevojė pėr nderimin tonė, pėrkundrazi ne kemi aq shumė nevojė pėr Atė, pėr pulsin e saj dhe filozofinė e saj, pėr madhėshtinė e saj, qė tė inspirojė jetėn tonė nė rrugėt e formėsimit e konsolidimit. Pra, tė bėhet pjesė e pandashme e edukimit tonė kombėtare, mbi tė gjitha e konsolidimit nacional.
Nėna Tereze nuk ishte vetėm njė edukatore, njė murgeshė e pėrkushtuar pas tė varfėrve, njė solidare e jashtėzakonshme, njė misionare e Zotit, por, ajo ishte edhe njė poete, njė mendimtare, e cila i la trashėgimi botės pėrsiatje, vargje/uratė qė ngėrthejnė njė filozofi tė bujshme tė urtisė dhe magjisė sė fjalės. Poezitė e saj si: Jeta, S'ka rėndėsi, Koha, etj. janė njė shėmbėllim i fuqishėm i filozofisė sė jetės, ku sintetizohen gjitha tiparet dhe emocionet e njeriut. Kėto janė vargje antologjike tė pėrdorshme ēdoherė e nė ēdo kohė. Dhe ku, triumfalisht ngadhėnjen filozofia e saj qė tejkalon ēdo tė keqe, sepse ajo e ka antipod tė mirėn, pas sė cilės duhet tė priret njeriu. Ēdo fjalė e varg i Nėnės Tereze grish fuqishėm dhe bindshėm nga e mira, nga sublimja, nga vlerat universale, dhe sfidon kėsisoj sfidon antipodet e tyre.
Nėna Terezė dhe identitet modern shqiptar
Tendencat e shumta se Nėna Terezė nuk duhet tė pėrdoret nė diskursin kombėtar janė tė paqėndrueshme dhe krejtėsisht qėllimkėqija. Pėrkundėr kėtyre tendencave qė te eliminohet personaliteti i saj nga identiteti shqiptar dhe tė kundrohet vetėm si person fetar, ajo vazhdon tė jetė referencė e shumicės absolute shqiptare, duke u bėrė pikė referimi, sepse kėshtu, pa asnjė ekzagjerim, shqiptari i bėn nderin mė tė madh vetės, tė mirės sė tij. Ne mund tė mburremi me tė sepse ajo ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar, ngase me personalitetin e saj tė gjithanshėm, mbinatyror dhe shumėdimensional, ka infleuncar, po influencon dhe do tė influencon rrjedhat shqiptare, kulturėn shqiptare, letėrsinė shqipe, pikturėn, muzikėn, skulpturėn dhe politikėn nė Kosovė. Nė kėtė rast, duhet tė pėrmendin sidomos filozofinė paqėsore tė Ibrahim Rugovės, e cila nė esencė ishte e frymėzuar prej madhėshtisė sė Nėnės Terezė. Pėr presidentin dhe liderin e shqiptarėve tė Kosovės, Dr. Rugovėn ajo ishte model i lėvizjes paqėsore prej sė cilės u frymėzua. Dhe portretin e sė cilės i mbajti sa qe gjallė kudo ai punonte e vepronte. Madje, kėtė lėvizje dom Lush Gjergji, biografi mė i madh i Nanė Terezės e quan, me plotė logjikė, lėvizje tereziane. Ndėrsa, pėrmasat personalitetit tė saj janė shtrirė edhe nė rrafshet praktike tė jetės shqiptare. Sheshet kryesore nė qendrat shqiptare mbajnė emrin e saj, kudo janė ngritur shtatore, rrugė, spitale aeroporte qė mbajnė dinjitetshėm emrin e saj. Pra, Nėna Terezė ėshtė njė personalitet i rėndėsishėm, nė mos mė i rėndėsishmi i jetės shqiptare.
Nuk ėshtė kult e as mit emri dhe vepra e saj pėr shqiptarėt. Pėrkatėsia e saj shqiptare, tanimė pėrbėn njė dimension tė theksuar dhe evident nė ēdo aspekt tė kombit shqiptar, duke ngritur dijen dhe vetėdijen pėr vlerat sublime, universale tė saj, tė cilat po pėrjetohen e pranohen nga gjithė shqiptarėt. Personaliteti i Nėnė Terezės qė afro dy dekada ėshtė paradigma udhėrrėfyese pėr shqiptaret, kudo ku flitet dhe ku shkruhet shqip, nė hapėsirat shqiptare, por edhe nė ato tė shpėrndara ane e kėnd botės. Ndaj, kėsisoj ėshtė bėrė hallkė shumė e rėndėsishme e identitetit shqiptar, duke influencuar nė pėrmasa tė mėdha, funksionale kulturėn shqiptare nė tėrėsi.
Nėna Tereze duke qenė shqiptare, natyrshėm ėshtė pjese e identiteti shqiptar, frymėzon zemrat dhe mendjet shqiptare, ndikon drejtpėrdrejtė nė zhvillimet dhe kahet e shoqėrisė shqiptare dhe si e tillė ėshtė pjesė e pashmangshme e diskursit kombėtar, sė kėndejmi edhe e identiteti shqiptar. Tendencat e ndryshme, ēfarėdo qofshin ato, pėr ta pėrjashtuar atė nga pjesa e identitetit shqiptar dhe pėr ta lėnė brenda pėrkatėsisė fetare, tashmė i pėrkasin sė kaluarės, kur shqiptarėt vėrtiteshin mes dilemash tė ndryshme dhe kur pėr shqiptarėt flisnin ata qė dirigjoheshin nga interesa tė gjithfarshme. Ndėrsa tash, kur kėto dilema tė mėdha janė qartėsuar dhe orientimi perėndimor i shqiptarėve ėshtė vulosur, nuk ka assesi tė na mohohet e drejta pėr ta pasur Nanė Terezėn, pjesė tė rėndėsishme tė identiteti shqiptar, ashtu sikurse nuk mundet mendja racionale t?iu mohoj popujve tjerė qė figurat e shumta universale t?i kenė pjesė tė identitetit kombėtar.
Figura dhe emri i Nėnės Terezė na bashkon pėrherė nė rrugėtimet tona tė ardhme si komb. Prandaj, nė kėtė pėrvjetor tė Lumturimit tė saj, tok tė bashkuar duhet tė funksioalizojmė mėsimin e saj nė ēdo pore tė jetės, pėr tė dėshmuar se ajo pėr ne pėrbėn njė rėndėsi sublime, tė posaēme.
|
|
|