Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Pse Isa?

Shkruan: Prof. Ass. Dr. Jur. Korab R. Sejdiu Ėshtė e ēuditshme ta pėrcjellėsh fushatėn kėto ditė, sė paku atė qė po bėhet nė Prishtinė. E them kėtė sepse ka shumė njerėz qė angazhohen pėr kandidatin e tyre, mirėpo jo duke i treguar tė mirat e kandidatit tė cilin e pėrkrahin, mirėpo duke u munduar qė ta njollosin kandidatin tjetėr. Teoria e tyre ėshtė e thjeshtė “kur s’ke kandidat pėr tė lavdėruar, mundohesh t’i fyesh tė tjerėt qė t’i ulėsh nė nivelin e kandidatit tėnd”. Pėr zgjedhjet e 15 nėntorit, kandidati i im i preferuar ėshtė Prof. Dr. Isa Mustafa, kryetari i tanishėm, dhe si duket i ardhshmi i Prishtinės, qė si kandidati mė i fortė ėshtė bėrė shėnjestėr e shumicės sė sulmeve qė pėrfshijnė edhe gėnjeshtra dhe shpifje tė ulėta dhe kundėrligjore. Pėr dallim nga disa, unė e shkruaj kėtė artikull qė t’i tregoj vlerat e kandidatit tim, me shpresė se kur tė informohen edhe tė tjerėt do tė mė bashkohen nė bindjen se Prof. Dr. Isa Mustafa duhet tė jetė kryetari i ardhshėm i Prishtinės. Besomėni se zgjedh kėtė qasje, jo pse nuk kam arsenal qė t’i njollosi tė tjerėt, mirėpo kultura ime familjare, profesionale dhe politike mė shtyn nė kėtė drejtim tė civilizuar. Ka shumė arsye pse Prof. Dr. Isa Mustafa ėshtė kandidati mė i pėrkryer pėr postin qė kėrkon. Sė pari, Prof. Dr. Isa Mustafa ėshtė njė njeri qė pėr dallim nga shumica e klasės politike nė Kosovė, ėshtė pėrkrahės i denjė i kuadrove tė reja dhe vlerėsues i mundėsisė sė tyre qė tė kontribuojnė. James Freeman Clarke, njė vizionar i njohur amerikan, pati thėnė: “Njė politikan mendon pėr zgjedhjet e ardhshme, ndėrsa njė burrė shteti mendon pėr gjeneratėn e ardhshme”. Sipas kėtij definicioni, Prof. Dr. Isa Mustafa ėshtė njė burrė shteti. E them kėtė sepse gjatė fushatės, mirėpo edhe mė parė, ėshtė vrojtuar se Prof. Dr. Isa Mustafa pėrreth tij mban kuadro tė reja qė kanė aftėsi tė jashtėzakonshme tė pėrfituara nga pėrvoja akademike dhe profesionale brenda dhe jashtė Kosovės. Dy nga kėshilltarėt e tij, qė njėheri janė shtylla pėrkrahėse tė Prof. Dr. Isa Mustafa si Kryetar i kryeqytetit, pėrkatėsisht z. Arben Gashi dhe z. Asdren Osaj, janė dy profesionistė qė gėzojnė respektin mė tė lartė pėr tė arriturat dhe aftėsitė e tyre. E ata janė vetėm dy nga shume kuadro tė tjera tė reja qė ka Prof. Dr. Isa Mustafa nė dispozicion. Si kuadėr e ri, edhe unė i jam mirėnjohės shume Prof. Dr. Isa Mustafa. Dy vite mė parė, kur i braktisa tė gjitha sukseset qė i pata nė SHBA dhe vendosa t’i kthehesha Kosovės, ishte po ky njeri qė mė hapi derėn e parė tė inkuadrimit nė shoqėrinė kosovare dhe mė ofroi angazhim nė atėherė Universitetin Riinvest. Qė nga atėherė, bashkėpunimi i ynė dhe shkėmbimi i kėshillave ėshtė i rregullt dhe i mirėfilltė. E pėrmendi pėrkrahjen e tė rinjve nga Prof. Dr. Isa Mustafa pėr arsye se kjo qasje e Prof. Dr. Isa Mustafa i jep atij mundėsinė qė t’i ofrohen ide tė reja. Gjaku i ri, natyrisht se ofron ide tė reja, qė Prof. Dr. Isa Mustafa i ka shfrytėzuar dhe do t’i shfrytėzojė pėr tė mirė tė kryeqytetit tonė. Tė gjithė besoj se pajtohemi se Prishtina, dhe Kosova nė pėrgjithėsi, ka tepricė tė ideve tė vjetra dhe deficit tė ideve tė reja. Si vlerė e dytė, Prof. Dr. Isa Mustafa ėshtė ekonomist dhe menaxher i mirėfilltė. Nė kėtė profesion, Prof. Dr. Isa Mustafa ėshtė dėshmuar si akademik i vlerėsuar lartė edhe nga kritikėt qė ia kanė mė sė shumti zili. Ai ka botime shkencore nė atė sferė dhe si pjesė e Institutit Riinvest ka kontribuar nė shumė punime dhe hulumtime shkencore qė kanė shėrbyer si bazė pėr ndėrtimin e ekonomisė sė tregut qė ne sot e gėzojmė. Pėrveē asaj, Prof. Dr. Isa Mustafės i janė besuar mijėra studentė tė ekonomisė qė atyre t’ua japė themelin e njohurive tė tyre nė sferėn e ekonomisė. Njė pjesė e madhe e ekonomistėve tė rinj nė Kosovė kanė nderin qė Prof. Dr. Isa Mustafės t’i drejtohen si “Prof.” Dhe besoj, duke njohur mundėsitė e tij akademike dhe profesionale, shumica e tyre me krenari edhe i drejtohen atij me titullin “Kryetar.” Edhe kjo vlerė ėshtė drejtpėrdrejtė e lidhur me udhėheqjen e njė entiteti buxhetor siē ėshtė Prishtina, qė kėrkon menaxhim mikro-ekonomik dhe konzervatizėm fiskal pėr arsye tė buxhetit tė vogėl. Njohuritė e “Profės” nė sferėn e ekonomisė dhe menaxhmentit kanė zbatim tė drejtpėrdrejtė nė postin qė ka dhe do tė ketė pėr katėr vitet e ardhshme. Si person i qendrės se djathtė, Prof. Dr. Isa Mustafa manovron me resurse njerėzore dhe financa me konzervatizėm dhe pėrqendron ato nė projekte qė rezultojnė nė zhvillim ekonomik tė qytetit, e jo nė projekte populliste qė shpeshherė janė tė kota dhe nuk sjellin asgjė tė vlefshme pėr kryeqytetin. Se treti, Prof. Dr. Isa Mustafa po e tregon veten si njė aset i fortė i partisė sė cilės i takon. Ai zotėron pėrkrahjen e qytetarėve tė Prishtinės, pra pėrafėrsisht 1/4 tė elektoratit tė Republikės. Nė kėtė pikėpamje, ai tash prezanton njė rrezik pėr tė gjithė armiqtė e tij politik. Pavarėsisht nga kjo fuqi, Prof. Dr. Isa Mustafa ėshtė i pėrkushtuar qė kėtė fuqi elektorale ta pėrdorė pėr tė mirėn e kryeqytetit. Investimet e bėra nė Prishtinė gjatė mandatit tė tij si Kryetar u bėnė nė tė gjitha anėt e saj, pavarėsisht se a kishin votuar ato anė tė qytetit pėr Prof. Dr. Isa Mustafa apo dikė tjetėr. Pra, edhe njė herė, Prof. Dr. Isa Mustafa e tregon veten si udhėheqės qė pėrdorė fuqinė e tij nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, pėr tė mirė tė tė gjithė atyre ndaj tė cilėve ėshtė i pėrgjegjshėm. Dhe nė fund, vlen tė ceket se Prof. Dr. Isa Mustafa ėshtė punėtor i madh me njė etikė mahnitėse tė punės. Unė jam personalisht dėshmitar i pėrkushtimit tė tij tė pafund pėr ta bėrė Prishtinėn, mirėpo edhe Kosovėn, njė vend qė tejkalon edhe pritjet tona mė tė larta. Etika e tij e punės ėshtė dėshmuar edhe dy vitet e kaluara. E vėrtetė ėshtė qė Prof. Dr. Isa Mustafa nuk e ka shndėrruar Prishtinėn nė njė mini-Pariz apo njė version Kosovar tė Uashingtonit. Po e vėrteta tjetėr ėshtė se nuk ka njeri tė gjallė qė do ta bėnte atė. Ēka vlen tė ceket ėshtė se me veglat qė i janė dhėnė, Prof. Dr. Isa Mustafa ka bėrė maksimumin. Ka ndėrtuar shumicėn e rrugėve tė kryeqytetit, ka krijuar parqe tė bukura (lagjja ime ėshtė pėrfituese, prandaj faleminderit Kryetar), ka ndėrtuar qendra mjekėsore, ka pastruar qytetin (edhe pse ne qytetarėt shpesh po e sfidojmė me moskulturė qytetare duke hedhur mbeturina vend e pa vend), dhe diēka qė ka gėzuar shumė babain tim, ka zvogėluar tatimin nė pronė. Pėrveē atyre qė pėrmenda, Prof. Dr. Isa Mustafa ka bėrė edhe shumė gjėra tė tjera qė janė shumė pėr t’i pėrmendur tė gjithat kėtu. Dhe natyrisht, ka edhe shumė punė tjera qė mbeten pėr t’u bėrė. Po, pikėrisht pėr kėtė, Prishtina do t’ia jep Prof. Dr. Isa Mustafa edhe katėr vite si Kryetar, qė ai tė bėjė maksimumin me buxhetin modest qė ka Prishtina. Kėto qė i pėrmenda janė vetėm disa nga shume vetitė dhe vlerat pozitive qė i ka Prof. Dr. Isa Mustafa. Ju nxis qė tė krahasoni tė gjitha kėto vlera qė ka Prof. Dr. Isa Mustafa me vlerat e kandidatėve tė tjerė. Besoj se nuk kam nevojė t’ju them se kush e meriton votėn tonė! (Autori ėshtė Kėshilltar pėr Ēėshtje Juridike i Presidentit tė Republikės sė Kosovės. Pikėpamjet e paraqitura nė kėtė tekst janė personale)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks