|
|
Kahet dhe premisat e projektit rugovian
Shrkuan: Arsim Canolli
Sot fjala projekt ka marrė dheun. Kjo fjalė shtė njė ndėr fjalėt mė tė shpeshta si nė diskursin ekonomik e social poashtu edhe nė atė kulturor e politik. Flitet pėr projekte tė qeverisė, projekte kapitale, projekte kulturore, menaxhim tė projekteve, projekt nacional, kemi projekte konkrete, s/ka menaxhuar projekte, s/din tė hartojė projekte, etj. Projekti ka filluar tė hyjė nė fjalorin e gjuhės sonė si fjalė me peshė e domethanie. Nė gjuhėn e politikės sonė shpesh ky koncept mbetet vetėm njė shenjues nė zhdavaritjen e koncepteve abstrakte. Mirėpo, po tė huazonin nga ndėrmarrėsia zhvillimore projektin do ta nėnkuptonin si punė qė kryhet brenda njė afati tė caktuar. Projekti ideal ėshtė njė lidhje e vizionit, qėllimit, aktiviteteve, rezultateve, tė arriturave dhe ndikimit tė pėrgjithshėm qė ka ky projekt pėr mirėqenien njerėzore. Sidoqoftė, ēdo projekt duhet tė ketė projektuesit dhe mbikqyrėsit e tij. Edhe nė politikė, projektet hartohen mbi tė drejta natyrore e njerėzore dhe mbi kėto baza projektuesit japin vizionet e veta dhe hartojnė planet e tyre.
Ēfarė janė projektet politike moderne? Kah vijnė ato?
Projektet politike moderne kanė filluar nga njė ide kryesore: ajo e kontratės sociale. Kontrata sociale fillon si njė ide praktike sipas sė cilės njė grup njėrėzisht mblidhen pėr ta vendosur tė ardhmen e tyre. Vetė fakti se ata janė nė pozitė qė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre tregon se ata kanė njė tė ardhme sepse kanė patur njė tė kaluar tė pėrbashkėt. Kjo i bėn ata qė tė jenė nė gjendje tė pėrcaktojnė rregullat e jetesės brenda hapėsirės ku jetojnė. Kjo i ka bėrė madje edhe amerikanėt tė krijojnė njė bashkėsi tė tyre, njė bashkėsi qė ka njė histori tė pėrbashkėt (secili ngul gurin e vet nė tokėn e premtuar) e ofron anėtarėsi nė kontratėn e saj e cila prodhon ligje tė cilave duhet pėrmbajtur e tė cilat duhet pėrmirėsuar nga procesi politik. Natyra e kontratės sociale nuk lejon askėnd tė jetė mbi ligjin. Siē dihet kėtė legaci na ka ofruar ligji romak ku ndahen dhét e Krishtit e dhitė e Cezarit. Pra, ligji qė krijohet nga kontrata sociale nė liri dhe me vullnet tė plotė tė bashkėsisė ėshtė ligj qė duhet ti pėrkulemi. Kjo pėrkulje ndaj ligjit ėshtė vetė liria. Kjo kontratė sociale garanton pronėn private, promovon shkencėn, lidh traditėn me tė ardhmen, ndryshon pėr tė ruajtur vlerėn, i hap derėn mikut por din tia mbyll edhe armikut! Kjo jep mundėsi qė brenda njė kontrate tė mbikqyrur nga procesi politik sovran tė zhvillohet pėrvoja njerėzore drejt mė tė mirės sė menduar e tė thėnė. Hobsi do tė thoshte se njeriu duhet tė bėj zgjedhje racionale gjithmonė duke patur krrabėn prej veti dhe shoqėria duhet ti pėrkulet autoritetit sovran (sekular) qė e ka zgjedhur vetė me votė tė lirė. Mirėpo, kontrata sociale hartohet nė mes individėve qė kanė histori, traditė e vlerė tė pėrbashkėt dhe qė duan tė ardhme tė pėrbashkėt. Edmund Burke do tė thoshte se kontrata sociale ėshtė lidhje e vazhdimėsi nė mes tė vdekurėve, tė gjallėve dhe tė atyre qė ende skanė lindur (apo nipave). Nė kėtė vazhdė mendimi e veprimi i zė fillet projekti politik modern qė shpesh quhet edhe politikė e djathtė.
Politika e majtė poashtu fillon tek projekti politik modern qė si ide kryesore ka kontratėn sociale. Ky kah e sheh kontratėn sociale si kontratė e cila duhet prodhuar ligje qė maten karshi ligjeve tė natyrės (Ruso). Edhepse kjo nuancė e hershme liberale e reformiste nuk mund tė shikohet me shumė pezm, ajo qė pason ėshtė jo matje po ēlirim nga dominimi i kushteve represive tė kontratės sociale. Kėtė e fillon Marksi nė njėrėn anė duke e mohuar jo vetėm kontratėn sociale tė lidhur me vullnet tė bashkėsisė por duke profetizuar pėr njė kontratė utopike mbi baza tė bashkėsisė organike ku gjithėēka do tė binte nėn ombrellėn e njė projekti: komunizmit. Siē e din mirė edhe populli shqiptar, kjo teori vjen e bėhet projekt politik modern i majtė. Ky projekt duke dashur ta ēlirojė dhe ta ēkatėrrojė kontratėn sociale pėr ta matur karshi natyrės njerėzore vjen e bėhet katalist kryesor pėr ta paralizuar mu kėtė kontratė duke u lidhur me njė kontratė internacionale pėr ta mohuar atė lokale. Nėn kėtė kontratė projektuesi i projektit (Partia) nuk ishte personae (korporatė qė pėrgjigjet para ligjit) por ishte mbi shtetin. Kjo ka ndodhur nė Rusi me Leninin e poashtu nė Shqipėri me Enverin. Projektet e tilla, qė janė lidhur nė emėr tė sė resė internacionale e qė kanė pasur revolucionin si aktivitet kryesor pėr tė arritur tek synimi i tyre kanė lėnė damkosje nė shpirtin dhe trupin e bashkėsisė.
Shqiptarėt gjatė historisė sė tyre kanė realizuar pak projekte. Vetėm ato projekte qė kanė filluar me autorė serioz dhe nė rrethana tė pėrshtatshme janė realizuar, ndėrsa shumica e projekteve qė kanė filluar nė agoni kanė mbaruar nė agoni. Shiptarėt si bashkėsi fisnore, si kafkė e veēantė nė viset rajonale dhe si popull i i pushtuar dhe i ndarė nė tri religjione kanė patur mjaft pezm gjatė historisė dhe kėsisoji kanė qenė mjaft tė damkosur dhe tė tkurrur (si shpirtėrisht ashtu edhe gjeografikisht) si qenėsi. Kjo ka shkaktuar ngecje nė garėn pėr ushtrimin e duhur tė detyrave tė polis-it pėr tė krijuar traditė, demokraci dhe civilizim. Mirėpo, shpesh tkurrja ruan disa esenca ashtu siē i ruajnė disa bimė qė kur merr mot i lig mbyllen dhe izolohen pėr tė pritė ditė mė tė mira pėr tė ēelur. Na nevojitet mė shumė se botanikė pėr tė ditur se si me tė vėrtetė mbeten gjallė shqiptarėt mirėpo sidoqoftė mund tė themi se projekti politik modern me shqiptarėt e ka farėn nė Rilindje kur u krijua Lidhja e Prizrenit, filloi tė mbijė me 1912 pėr tu ndalur dhe filluar prapė mė 1925-1939 gjatė periudhės sė Zogut. Ai u mshil dhe u izolua si farė gjatė kohės sė komunizmit pėr tė filluar tė mbij me Rugovėn prej 1989 e kėndej. Mirėpo, udha qė nis prej estetikės e ēon kah etika pėr tė vazhduar drejt politikės shpesh ka qenė udha qė e ka rimėkėmbur kombin. Arkeologjia e udhės sė tillė gjindet nė burime tė ndryshme: nė edukim, nė poezi, nė doke, nė Kanun, nė truall tė babės. Nė mėnyrėn mė tė bukur tė mundshme Pashku do ta thoshte se ēdo kontratė fillon nė Dheun e Babės e jo nė Bykun e Kumbarės.
Pasi ra fjala te arkeologjia le ta pėrmendim njė parashikim tė njė arkeologu pėr shqiptarėt. Arthur J. Evans njihet tė ketė qenė njė ndėr arkeologėt e shquar britanez tė kohės (edhepse disa teza tė tij kanė rėnė krejtėsisht nga pėrdorimi) nė fund tė shekullit XIX-tė dhe fillimit tė shekullit XX-tė. Ai gėrmoi dhe zbuloi shumė nė Knosos tė Kretės dhe poashtu bėri hulumtime tė shumta arkeologjiko-antropologjike nė trevat e Evropės JugLindore. Gjatė fund-shekullit tė XIX ai ishte korrespondent nga Raguza dhe shkroi pėr disa gazeta nė Britani tė Madhe. Ai i njihte edhe sllavėt edhe shqiptarėt. Ai shkroi edhe rreth formimit tė Lidhjes sė Prizrenit. Mė 30 shtator 1889 nė gazetėn Pall Mall, Evans bėri njė parashikim. Ai konkludoi se shqiptari si individ mund dhe do tia dilte mė mirė se njė sllav mesatar mirėpo si popull sllavėt do tė vėrtetojnė se janė material mė shpresėdhėnės nė duart e njė udhėheqėsi tė zoti e fisnik. Ka kaluar njė kohė mjaft e gjatė prej 1889 deri mė sot dhe parashikimi i Evans-it nuk u bė realitet. Nė tė vėrtetė ndodhi e kundėrta. Serbėt, si populli mė i madh jugo sllav, nuk dhanė shpresė pėr Evropėn ashtu siē ishte menduar nė Evropė nė shekullin e XIX dhe fillim shekullin e XX-tė. Ata hyn nė shekullin e XXI si turp i Evropės mu pėr shkak tė liderit tė tyre. Pėrkundrazi, shqiptarėt ia dolėn mbanė jo si individė ashtu siē e kishte parashikuar Evans, por mu si popull nė duart e njė udhėheqėsi tė zoti e fisnik. Ky udhėheqės, Ibrahim Rugova, ishte edhe autor i vizionit dhe qėllimit qė u bė projekt i shqiptarėve.
Nė kohėn kur nė rajon (dhe nė Evropėn e gjerė), pas rėnies sė mureve tė mėdha dhe shpėrbėrjeve tė kontratave sociale komuniste, mbretėronte njė filozofi shoveniste Rugova hartoi projektin politik shqiptar duke e bazuar vizionin e tij qė buron nė: estetikė e bukura dhe e mira refuzon tė pėrlyhet (Refuzimi Estetik); etikė refuzimi politik (Rezistenca) ndaj okupimit/shtypjes bėhet me dinjitet, durim, besim e punė tė parreshtur pėr mvetėsim; politikė ēdo kontratė tė re sociale duhet ti paraprijnė vlerat tradicionale tė bashkėsisė ku ruhen dhe mbrohen tė drejtat e liritė pėr tė gjithė qė nėnshkruhen nė kėtė kontratė. Projekti rugovian apo rugovizmi (sic do tė njihet nė filozofi politike) lidh kėtė trini e cila refuzon imponimin dhe entropinė sociale (anarkinė), konservon dhe ruan resurset sociale, materiale, ekonomike, e shpirtėrore dhe tenton kah njė shėndet i mirė i shoqėrisė. Rugova studioi e vlerėsoi kahet dhe premisat e mė tė mirės qė ėshtė menduar dhe thėnė nė kulturėn shqiptare. Ai poshtu vuri kahet dhe premisat e projektit politik pėr shqiptarėt. Kėto premisa e kahe po ripėrtėrihen dhe po vazhdojnė si filozofi dhe si praktikė politike jo vetėm pėr shqiptarėt por edhe tė jipen si shembull pėr popujt tjerė tė rajonit.
|
|
|