Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Politika dhe arsimi

Shkruna: Venera Llunji Fushata zgjedhore nė Kosovė, nė ditėt e sotme ėshtė nė qendėr tė vėmendjes. Tė gjitha gazetat ditore e javore, tė gjitha stacionet e radiove dhe televizioneve e kanė fushatėn nė qendėr tė vėmendjes. Asgjė e jashtėzakonshme, do tė thoni ju. Eshtė kohė fushate. Pajtohem,plotėsisht. Por ajo qė bie nė sy ėshtė gjendja emocionale dhe psikike e tėrė popullit, veēanėrisht e fėmijėve dhe tė rinjve tė cilėt ende nuk e kanė arritur moshėn e duhur dhe tė drejtėn pėr tė votuar por qė me tė hapur tė syve nė mėngjes e deri natėn vonė merren me fushatė. Nuk ėshtė me rėndėsi sa janė tė informuar apo sa kanė njohuri, pėr njėrėn parti apo tjetrėn, pėr njėrin kandidat apo tjetrin, me rėndėsi ėshtė se biseda nga mė tė ndryshme qė zhvillohen, i bėjnė fėmijėt tė dėgjojnė, shikojne, tė jenė tė pranishėm nė ato biseda, e pastaj tė gjitha ato i marrin me vehte nė shkollė. Dhe nė shkollė e njėjta kėngė... edhe mėsimdhėnėsit flasin pėr politikė. Dhe na del nė pah dukuria e politizimit tė tėrė shoqėrisė. I madh e i vogėl janė tė politizuar, dhe tė gjithė janė tė bindur se e dijnė rrjedhėn, zhvillimin dhe rezultatet e garės qoftė pėr zgjedhje lokale apo tė pėrgjithshme. Por si ta luftojmė kėtė dukuri tė shoqėrisė tonė? Pėrse duhet t’i politizojmė fėmijėt aq shumė me njė ēėshtje e cila iu takon tė rriturve? Pėrse tė rriturit janė nė atė nivel sa tė lejojnė qė fėmijėt e tyre tė jenė pjesė e bisedave politike? A janė fėmijėt tonė ndryshe nga fėmijėt tjerė nė botė? A duhet t’i bėjmė fėmijėt te ngarkohen me diēka qė nuk bėn pjesė nė fėmijėrinė e tyre? Fėmijėt e kanė fėmijėrinė e tyre tė cilėn mund t’a ngjyrosin me ngjarje nga imagjinata e tyre dhe nga ajo se ēfarė mėsojnė nė shkollė, e jo t’u krijohet njė imagjinatė politike nė tė cilėn dominojnė emra tė kandidatėve partiakė tė cilėt simpatizohen nga anėtarėt e familjes. A nuk krijon kjo njė varėsi tė vendimarrjes sė vetė atij fėmije kur tė rritet? Thelbi i problemit qėndron dikund tjeter: tek arsimimi. Tė gjitha qeveritė nė vendet e botės synojnė zhvillimin e arsimit. Dhe rregull universal i pothuajse tė gjitha qeverive nė botė ėshtė se tė gjithė, pa marrė parasysh racėn, klasėn sociale apo gjendjen ekonomike e kanė tė drejtėn e paanshme, tė pacenueshme pėr t’i zhvilluar aftėsitė dhe fuqinė e mendjes dhe tė shpirtit deri nė shkallėn mė tė lartė tė mundshme pėrmes arsimimit. Ky premtim do tė thotė qė tė gjithė fėmijėt tė udhėhequr me njė kompetencė tė duhur, mund tė shpresojnė tė fitojnė dhe zhvillojnė aftėsitė, shkathtėsitė, mendjen dhe shpirtin e tyre me qėllim qė nė tė ardhmen e tyre tė sigurojnė njė punėsim tė mirėfilltė, tė kenė mundėsi tė udhėheqin me jetėn e tyre duke I shėrbyer kėsisoji jo vetėm interesave tė tyre personale por edhe tė ndikojnė nė zhvillimin e vetė shoqėrisė. Fati ynė ėshtė siguruar para njė kohe jo shumė tė largėt pėrmes krijimit tė shtetit tė pavarur, daljes nga izolimi dhe nga problemet e robėrisė, shfrytėzimi e keqtrajtimi nga regjimi serb. Por, ne jetojmė nė mesin e konkurentėve tė pėrkushtuar, tė arsimuar dhe tė motivuar. Ne do tė na duhet tė garojme me ata nė nivel ndėrkombėtar, nė tregun ndėrkombėtar, jo vetem me prodhime tė ndryshme por edhe me ide dhe projekte shtetėrore pėr zhvillim tė vazhdueshėm e tė qėndrueshėm. Ne duam tė jemi dhe tė mbetemi nė garė me vendet dhe popujt tjerė, prandaj duhet ta kemi popullin e arsimuar e jo tė politizuar. Pozita e Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare mund tė sigurohet vetėm me pėrgatitje tė shkėlqyeshme dhe tė vazhdueshme tė popullit tė saj. Dhe ky synim i palėkundur ngėrthen fuqinė intelektuale, morale dhe shpirtėrore tė popullit tonė duke e thurrur kėshtu strukturėn e shoqėrisė tonė. Ne, nė Kosove duhet ta kuptojmė thellėsisht, se individėt e shoqėrisė tė cilėt nuk posedojnė nivelin e duhur tė njohurive, shkathtėsive dhe pėrgatitjes esenciale nė kėtė epokė tė re, do ta humbin tė drejtėn jo vetėm t’i gėzojnė tė mirat materiale si rezultat i pėrmbushjes sė obligimeve por edhe rastin tė marrin pjesė plotėsisht nė jetėn kombėtare dhe ndėrkombėtare. Njė nivel i lartė i arsimit ėshtė esencial nė njė shoqėri tė lirė dhe demokratike me qėllim tė forcimit tė kulturės sė pėrbashkėt, veēanėrisht nė njė vend i cili krenohet me pluralizmin dhe lirinė individuale. Arsimi nė Kosovė duhet tė promovojė pėrparėsi krahasuese, cilėsi dhe pėrsosmėri nė tri nivele, atė: individual, edukativo-arsimor dhe shoqėror. Shkalla e pėrsosmėrisė individuale nėnkupton pėrgatitjen inividuale nė mėnyrė qė tė arrihen rezultate tė larta tė tė nxėnit qoftė nė shkollė, fakultet apo edhe nė vend pune. Shkalla e pėrsosmėrisė edukative-arsimore nėnkupton pėrmbushjen e tė gjitha qėllimeve dhe synimeve tė nxjerra pėrpara nxėnėsit dhe studentit nga ana e sistemit arsimor, ndėrsa shkalla e pėrsosmėrisė sė shoqėrisė e cila i ka pranuar kėto synime, nėnkupton se shoqėria ėshtė e pėrgatitur t’ju pėrgjigjet tė gjitha sfidave tė botės, e cila po ndryshon me shpejtėsi tė madhe. Dhe, vetėm atėherė, do tė arrijmė qė fėmijėt tė jenė nė botėn e tyre, nxėnėsit tė jenė nė shkollė, studentėt nė fakultete, e politika dhe fushatat zgjedhore do t’u mbeten politikanėve tė cilėt si rezultat i zhvillimit tė tyre tė lartė individual, arsimor dhe edukativ do tė arrijnė suksesin e dėshiruar si pėr vehte ashtu edhe pėr gjithė shoqėrinė. (Autorja ėshtė ligjėruese nė Universitetin e Prishtinės)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks