Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Para ligjit

Shkruan: Ndue Ukaj Titulli i kėtij shkrimi shėmbėllen dukshėm me titullin e tregimit tė mirėnjohur tė shkrimtarit Franc Kafka, “Nė derėn e Ligjit”. Brenda njė konteksti tė zymtė politikė, ku trishtimi i jetės politike shqiptare ėshtė nė kulmin e absurdit tė mundshėm, kudo hapėsirave shqiptare, ky tregim me fuqinė stigmatizuese qė ka dhe mesazhin e fuqishėm qė pėrcjell, ravijėzohet para nesh si njė margaritar i fuqishėm, shenjat e sė cilit lėnė pėr tė kuptuar shumėēka lidhur me tė vėrtetėn e portės sė ligjit dhe njeriut qė kėrkon tė hyjė nė tė. Tregimi ėshtė njė metaforė e fuqishme pėr njeriun qė kėrkon tė sendėrtojė aspiratat pėr drejtėsi, pėr liri, pėr mirėqenie. Kanė kaluar shekuj, dekada e janė shuar jetė tė tėra tė njeriut shqiptar, tek pret, i penguar si ėshtė mė keq, i manipuluar dhe abuzuar, para derės sė Ligjit. Prandaj ėshtė koha qė ajo tė hapet Nė tregimin e Kafkės, kemi dy personazhe me tipare krejtėsisht kontradiktore, rojtarin, i cili bėnė roje tė porta kryesore e Ligjit dhe njė fshatar, nė dukje tė parė naiv, i cili kėrkon tė hyjė nė tė. Synimet e fshatarit janė tė ēiltra, qartėsisht tė motivueshme, ndėrsa pengesat e rojtarit tė pakuptueshme dhe intencionalisht sabotuese e absurde. Nė njė dialog tė shkurtėr mes fshatarit e rojtarit, kuptohet se fshatari i epur pėr tė hyrė nė derėn e ligjit, e ka tė pamundur tė realizoi qėllimin e tij. Ai pret aty, deri njė ditė kur edhe pleshtat e gėzofit tė rojtarit i njeh dhe tė njėjtėve ju lutet qė t’ia mundėsojnė tė hyjė te Ligji. Fshatari ėshtė nė ēastin e vdekjes, shikimi i tij ėshtė dobėsuar shumė, ndėrsa veshėt i janė mbyllur dhe e kupton se ai nuk do tė hyjė kurrė brenda dhe fundi i tregimit ėshtė kėshtu: Rojtari e sheh se burri ėshtė nga mbarimi i jetės dhe, qė ai tė mund ta kuptojė, i ulėrin nė veshin tashmė tė mbyllur: “Kėtu nuk mund tė hynte askush, se kjo derė ishte caktuar pėr ty. Tani po largohem dhe po e mbyll”. Dera mbyllet, ndėrsa nė mėnyrė implicite na thuhet se fshatari vdes pa hyrė te Ligji. Vdekja e tij, kėsisoj ėshtė njė sinjifikativ i fuqishėm pėr gjithė ata qė bėjnė ligjin dhe interpretojnė atė. Trishtimi i jetės politike shqiptare t’i gėrryen sytė, ndėrkohė qė brendapėrbrenda saj lulėzon oligarkia politike, e cila ka pushtuar gjitha sferat e rėndėsishme tė jetės, ka ndrydhur si ėshtė mė keq inteligjencėn dhe ėshtė bėrė diga mė e fuqishme qė pengon transformimet e nevojshme brenda njė kombi tė stėrvuajtur, i cili pret tė pėrjetoi shkėndijat e ligjit dhe ato tė rrezatojnė mbi tė. Nė kėso momentesh e krizash tė shumėfishta politike, rikthimi i klasikėve tė mendimit botėror dhe leximi i tyre, tė ngushėllon, jo pėr ndonjė arsye madhore, por sepse tek ta, njeriu sadopak gjėnė prehje shpirtėrore. Kam lexuar sa e sa herė kėtė tregim tė Kafkės dhe ēdo herė e mė shumė jam bindur se brenda njė tregimi tė shkurt, ēuditėrisht del e ravijėzuar tėrėsisht jeta shqiptare, sfida e njeriut shqiptar me Ligjin, me politikėn, trokitjet e tij tė pareshtura para ligjit, para njė porte qė pėr tė vazhdon tė jetė e rrethuar me gjemba tė pakalueshėm, para njė vendi qė ėshtė mbėrthyer nga injorantė, njerėz qė kombin e idealet e pėrbashkėta i kanė shndėrruar nė interesa krejtėsisht gjepi. Te porta qytetari sheh rojtarėt paranojak tė politikės shqiptare, tė cilėt, nė vend se tė ndihmojnė atė pėr tė arritur tė Ligji, tek e Drejta, tek Liria, e pengojnė, nė mėnyrėn mė barbare tė mundshme. Sikur Fshatari para Rojtarit tek porta e Ligjit, nga subjekti i tregimit tė Kafkės, ashtu ndodhet qytetari shqiptar para politikės tmerrėsisht tė vrazhdė shqiptare, duke pritur qė nga brendia e saj tė shfaqėn njėherė shkėndija drite. Mirėpo, sa duken shenja shpresėdhėnėse, pėlcet diēka dhe vendnumėrimi ynė sforcohet. Ndėrsa qytetarit, i duhet tė pres. Teksa, pritjet e tij, ēdo ditė e mė tepėr marrin karakter thellėsisht absurd, sepse e tillė ėshtė politika shqiptare, nė Tiranė e Prishtinė, me njė fjalė, kudo hapėsirave shqiptare. Ndryshe, nuk ka sesi njeriu me njė mendje sadopak racionale tė arsyetojė budallallėqet e pafundme tė Tiranės politike dhe Prishtinės politike. Nga dyja qendrat vėrshojnė lajme mė tė pazakonta pėr Europėn dhe botėn e qytetėruar. Zbulime enigmash, tamam sikur nė tregimet fantastike ndodhin nė Prishtinė. Gjuhė vulgare nga mė tė pazakontėn, dėgjojmė nga pozita e opozita nė Tiranė. Brenda tyre gulēon njė trishtim, njė trishtim qė nuk ka tė ndalur. Ndėrsa qytetari sodit i tmerruar skenėn mė absurde tė panumėrta tė jetės shqiptare, njė politike qė vazhdon te jetoi pėr vete, pėr komoditet e saj, pėr interesat e saj, pėr inatet e saj, pėr qejfet e saj, duke e shtypur dhe ndrydhur si ėshtė mė zi njeriun, atė qė pret para politikės, para ligjit. Nė Kosovė, vendin ku bėrlloku tė zė frymėn, ku ka mungesė uji e rryme, ka shėrbimet komunale janė minimale, ndodhin ēudirat tė gjithfarshme, sikur nėpėr tregime odash primitive, rrėzohen e formohen qeveritė. Dhe askush nuk jep pėrgjegjėsi, pėr kėtė cirke politik. Po nė kėtė Kosovė, ku papunėsia ėshtė nė shifra alarmante, korrupsioni shkėlqen, krimi i organizuar lulėzon dhe askush nuk ndjehet fajtorė, mbase fajtori gjithmonė gjendet diku tjetėr. Po tė shihet se si flasin politikanėt tanė, vėrtet tė duken engjėj, mirėpo realiteti ėshtė krejtėsisht tjetėr. Prandaj, qoftė apologjetėt e sė keqes dhe denoncuesit, te ne janė bėrė njė simbiozė e rrezikshme, sė cilės askush fare nuk i beson. Ndėrkaq nė Tiranė, njeriu tmerrohet kur dėgjon me ēfarė retorike tė vrazhdė, aspak humane, e thellėsisht jo politike sulmohen kundėrshtarėt politikė. Vendi ėshtė i katandisur nė varfėri, ndėrsa nė gjitha sondazhet ndėrkombėtare radhitėt ndėr tė fundit, madje edhe pas Maqedonisė, njė shteti tė sapoformuar e tė brishtė. Ndėrkohė qė politika nė Tiranė vetėkėnaqet paturpėsisht dhe bėnė lojėrat mė tė ndyta. Dhe pra, kėta janė rojtarėt e politikės shqiptare, ata qė pengojnė synimet e shėndosha pėr tė hyrė nė portėn e Ligjit, metaforė kjo pėr shtetin e tė gjithėve, shtetin e mirėqenies e prosperimit, ku idealet e pėrbashkėta e vlerat e pėrbashkėta janė pėr tė gjithė, ku nuk ka selektime qytetare nga mė tė ēuditshmit. Ėshtė koha qė synimet pėr tė hapur derėn e Ligjit tė kuptohen drejt, tė motivohen fuqishėm. Para saj nuk duhet vetėm soditur. Atė duhet hapur. Koha nuk punon gjithmonė pėr ne.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks