Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Hapja e kutisė sė Pandoras

Shkruan: Alma Lama Ajo qė pėr vite tė tėra ėshtė konsideruar njė dosje e mbyllur, vrasjet e pasluftės, u hap kėto ditė me njė lehtėsi tė habitshme. Njė njeri i implikuar nė ndjekje, tortura dhe vrasje u vetėdeklarua kriminel, nė mes tė ditės me diell, vetėm pak metra larg ndėrtesės sė qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės. Autoriteti i kėtyre institucioneve pėrfshirė policinė dhe prokurorinė u sfidua si kurrė mė parė. Pas deklaratave tė cilat implikuan bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė kryeministrit tė vendit, i vetėshpalluri vrasės shėtiti i lirė, duke e bėrė edhe mė spektakolare tė gjithė kėtė skenė. Rreth njė muaj mė parė kishte bėrė tė njėjtin rrėfim tek zyrtarėt e EULEX-it. E po kėshtu dy vite mė parė kishte rrėfyer bėmat e tij nė prokurorinė e UNMIK-ut. Por Nazim Bllaca nuk ishte marrė seriozisht ose mė saktė ende nuk kishte ardhur koha pėr tu marrė seriozisht. Ngjarje tė mėdha e prisnin Kosovėn atėkohė, siē ishte shpallja e Pavarėsisė dhe hapja e kėtyre dosjeve do tė ishte njė vetėvrasje politike. Ama dosja mbeti aty, pėr t’iu lėnė trashėgim misionit tė ardhshėm, EULEX, sė bashku me 2000 dosje tė tjera tė krimeve tė rėnda. Bllaca si njė test Vetėm njė muaj mė parė krerėt e EULEX-it bėnė njė deklaratė tė fuqishme sipas tė cilės “peshq” tė mėdhenj do tė dėrgohen pas hekurave. Thonė se aq seriozisht e kanė marrė kėtė punė “peshqit” e mėdhenj sa po investojnė miliona euro nė burgun e Dubravės qė sė paku t’i ngrysin ditėt nė kushte komode. Sepse nuk e ka thėnė kot George Orwell “Tė gjitha kafshėt janė tė barabarta por disa kafshė janė mė tė barabarta se tė tjerat…” Ata pra, siē la tė kuptohet EULEX, janė pjesė e krimit tė organizuar, e korrupsionit dhe e krimeve tė sė shkuarės. Sepse as Kosova nuk ėshtė njė pėrjashtim; edhe kėtu krimi dhe bartėsit e tyre janė shumėdimensionalė. Tė fortėt bėjnė ligjin dhe ja pse “il pentitto” qė na kujton mafian italiane i ka zėnė nė befasi si kurrė mė parė. Por EULEX, njė mision i cili ėshtė nė krizė identiteti qė prej zbarkimit tė tij nė Kosovė, duket se e ka pritur kėtė rast tė artė. Mirėpo i duhej njė pėrgjigje e rėndėsishme pėrpara se hedhė grepin pėr peshqit e mėdhenj, pasi ata kanė mbėshtetje dhe mbrojtje publike; janė njerėz me ndikim, tė cilėt mund ta ēojnė vendin drejt destabilitetit. E kjo ėshtė gjėja e fundit qė i duhet EULEX-it. Pra pyetja themelore pėr ta ka qenė: A ėshtė pėrgatitur mjaftueshėm opinioni nė Kosovė, pėr ta hapur kutinė e Pandorės? E Nazim Bllaca, njė njeri i cili si duket nuk ka ēfarė tė humbasė mė nė jetė, ishte guri i provės. Ai nuk u dėrgua prapa kangjellave kur bėri rrėfimin nė EULEX, por thjeshtė u bė pjesė e skenarit tė pėrpunimit tė opinionit publik, i cili filloi nė Kuvendin e Kosovės dhe pėrfundoi nė rrugė, afėr ndėrtesės sė tij. Rreshtimi i mediave Dhe opinioni u testua. Rreshtimi i pjesės mė tė madhe tė mediave nė Kosovė, me ndonjė pėrjashtim, nė mbėshtetje tė emrave qė dilnin tė implikuar nė rrėfimin e Bllacės ėshtė njė provė e fuqishme se porta e sė shkuarės peshon shumė rėndė. Tentativa, madje edhe nga avokati i tij mbrojtės, i caktuar nga Gjykata, pėr ta shpallur Nazim Bllacėn me ēdo kusht njė tė sėmurė psiqik qė nuk di ēfarė flet, ėshtė prova tjetėr. Lidhja me shėrbimet sekrete serbe, duke e quajtur bashkėpunėtor tė tyre ėshtė nė tė njėjtėn linjė. Mosbesimi nga ana e EULEX-it pėr ta lėnė nė ambjentet e paraburgimit tė arrestuarin Bllaca, pėr shkaqe sigurie, ėshtė njė tjetėr dėshmi. Po kush tha se Nazim Bllaca ėshtė njė ėngjėll xhanėm? A ka njeri qė beson se qėllimi i tij pėr tė thėnė tė vėrtetėn ėshtė fisnik? Ai doli vetė e deklaroi para kamerave se ėshtė njė kriminel qė ka marrė pjesė nė 17 ekzekutime dhe pėrgatitje ekzekutimesh. Ai, me gjuhėn e trupit qė na e shfaqi para kamerave, rrėfeu se ėshtė i hurit dhe litarit. Pra nė vend qė mediat tė merren me investigimin e dėshmive tė Bllacės, tė emrave qė ai pėrmendi dhe implikoi, ato u bėnė mburoja e tyre. U shndėrruan nė zėdhėnėse tė tė gjithė atyre qė gjetėn “argumentin” se ky ishte momenti mė i papėrshtashėm pasi nė Gjykatėn e Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė po flitet pėr Kosovėn. Por a ka moment tė mirė pėr lajmin e keq? Bllaca versus Bllaca E Nazim Bllaca gjithsesi ėshtė njė lajm, sa i keq, aq edhe i pashmangshėm. E po kėshtu misioni i tij si testues pėr hapjen e kutisė e Pandoras ėshtė njė thikė me dy presa. Faktet tregojnė Nazim Bllaca duket se nuk ka qenė njeriu mė i pėrshtashėm pėr tė testuar nėse shoqėria nė Kosovė ėshtė e pėrgatitur pėr tu ballafaquar me krimet e sė shkuarės, tė kryera nga individė tė caktuar pėr qėllime personale. Sepse nė listėn e emrave tė ekzekuatuar me urdhėr tė SHIK-ut siē ka deklaruar ai bėjnė pjesė edhe ish-bashkėpunėtorėt mė tė zellshėm tė regjimit serb, nė duart e tė cilėve kanė kaluar mijėra shqiptarė, janė ndjekur, tortuaruar apo vrarė. Vrasja e Selim Broshės, Ibush Kllokoqit apo ndonjė tjetri, le ta themi tė vėrtetėn, ka mbėshtetjen e pjesės mė tė madhe tė njerėzve nė Kosovė, sado johumane mund tė duket kjo. E kėtu kurba e distancimit nga krimi bie nė zero. Por nga ana tjetėr vrasja e disa figurave tė rėndėsishme gjatė apo pas luftės si Ahmet Krasniqi, i vrarė nė Tiranė, (gjė qė e implikon edhe shtetin shqiptar) Xhemajl Mustfės, Enver Malokut etj ėshtė hija e zezė e sė shkuarės, e cila njė ditė duhet tė daravitet. Padia e sė vesė sė Abedin Rexhės, pėr vrasjen e tė shoqit nga Gani Geci, promotori i rastit Bllaca nė Kuvendin e Kosovės, ishte reaksioni i parė i fuqishėm qė vuri dorėn mbi plagė.Zonja nė fjalė nėpėrmjet aktit tė saj i dha Kosovės njė mesazh tė rėndėsishėm: asgjė nuk ėshtė bardhe e zi, asgjė nuk ka qenė bardhė e zi. Njė hetues ndėrkombėtar i UNMIK-ut, i cili ishte marrė intensivisht me krimet e luftės, nė njė intervistė rreth kėsaj ēėshtjeje pat deklaruar: “Kemi shumė raste kur njerėz tė caktuar kanė vrarė njerėz pėr tė qėruar hesape personale dhe kėto krime tentojnė t’i paraqesin si krime lufte.” Dhe kėtu duket so do tė fillojė misioni i vėrtetė e EULEX-it, tė zbardhė krimet e sė tashmes por mbi tė gjitha tė sė shkuarės, tė kryer nga shqiptarėt, serbėt apo kushdoqofshin ata. Ėshtė thelbėsore pėr kėtė vend qė tė bėhet qartė dallimi i atyre qė kanė luftuar me idealizėm, qė kanė dhėnė edhe jetėn pėr liri, nga profiterėt e luftės qė shpesh janw shndėrruar edhe nė profiterė tė paqes. (Autorja ėshtė analiste pranė gazetės Kosova Sot)
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks