Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Heronjtė dhe tradhtarėt

Shkruan: Ndue Ukaj Historia njerėzimit ėshtė e mbushur me personazh tė gjithfarshėm, tė cilėt kanė lėnė gjurmė dhe ne i njohim pėr tė mirė apo tė keqe. Nė fakt, historia e heronjve dhe tradhtarėve, duket tė jetė e vjetėr, aq sa gjallimet njerėzore. Nė mos, njeriu ka lindur bashkė me prirjet e ēuditshme, pėr tė qenė hero ose tradhtar. Nė fakt, empiria na tregon se faqe tė shumta tė historisė sė njerėzimit, janė tė stėrmbushura me elemente tė fuqishme dhe tė thella konfrontuese, pikėrisht mes tradhtarėve dhe heronjve. Mbase, shumė drama njerėzore, kanė si pikėnisje pikėrisht konfrontimet e ashpra mes kėtyre dy kategorive njerėzore. Ndėrkohė qė kėto modele, pėr etni tė caktuara, qytetėrime, kultura e fe, nėpėr kohė janė shndėrruar nė modele ose antipod tė tyre. Njė analizė e thelluar nė kėto dy kategori, le tė kuptohet se kėto prirje tė njeriut kanė stimuluar aq shumė, dhe nė tė gjitha kohėt, njėra-tjetrėn, aq sa duket se kanė bėrė njėlloj bashkėjetese tė dhunshme. Heronjtė kanė lindur, janė krijuar, shpikur shpeshherė, do tė mund tė shprehej njeriu, vetėm pse kanė ekzistuar tradhtarėt dhe atė nė ēdo kohė, kulturė, etni e fe. Nė historinė biblike, tek e cila gjen mbėshtetjen civilizimi perėndimor, shenjat e shumta tė kėtyre dy kategorive i gjejmė qė nė zanafillė. Mjafton tė rikujtojmė ngjarjen dramatike mes Abelit dhe Kainit, qė nė zanafillėn biblike. Kjo histori flet shumė. Mirėpo, njė shembull tė fuqishėm dhe ilustrativ, po nė kėtė aspekt paraqet historia e Makabejve, nga Testamenti i Vjetėr Biblik. Aty kemi njė tipizim tė fuqishėm tė tipareve tė heroit, i cili flijohet pėr atdhe e fe dhe tradhtarit, qė pėr smirė, para e lakmi, tradhton. Kėtė subjekt biblik, me mjeshtėri e ka funksionalizuar nė letėrsinė shqipe, edhe shkrimtari ynė kombėtar Patėr Gjergj Fishta, te tragjedia me titull ”Juda Makabe”, e shkruar nė vitet e para tė lirisė sė Shqipėrisė. Koha e botimit tė saj ėshtė viti 1920. Mirėpo, autori filloi ta shkruajė kėtė tekst nė vitin 1911, nė njė periudhė tejet tė ndjeshme kombėtare tė transformimeve historike, qė shoqėroheshin me dramacitet e dhimbje. Nėse vendoset tragjedia nė kontekstin politiko shoqėror qė kalonte Shqipėria, atėherė alegoritė qė i sugjerojnė faktet biblike tė tremijė vjetėve mė parė me faktet aktuale shqiptare tė zhvillimeve 1891-1914, janė tė prekshme, shenja e ide qė tingėllojnė fuqishėm. Kjo tragjedi letrare ruan shenja tė fuqishme aktuale nė ēdo kohė, veēmas nė ambientin shqiptar, i cili edhe sot, pas afėrsisht njė shekulli, ballafaqohet me tė njėjtat probleme. Dhe e ka tė pamundur tė ndajė qartėsisht tradhtarėt nga heronjtė. Pėr pasojė, ajo ende nuk ka ndėrtuar njė histori unike reprezentative. Fishta pėrmes kėsaj tragjedie stigmatizon fuqishėm njeriun shqiptar qė pėr kamje e pasuri tradhton heroin e idealeve tė shenjta, heroin e mishėruar me pasionin pėr liri, pėr pėrparim tė kombit e fesė. Mirėpo, Fishta pėrmes kėsaj tragjedie sikundėr thekson fuqishėm nevojėn e njohjes sė tradhtarėve dhe heronjve, sepse kėshtu vetėdijesohet njeriu, konsolidohet shoqėria dhe etnia mund tė ec qartėsisht drejt sė ardhmes mė tė ndritshme. Pėr arsyen e thjeshtė, sepse ata bėhen udhėrrėfyes. Prandaj tė tillė, pra udhėrrėfyes, nuk guxojnė tė bėhen kauziheronjtė, ata qė shesin atdhe e fe, pra tradhtarėt. Apo edhe mė keq, ata qė shpiken heronj. Kėto ditė tė acarta dimri, duke soditur nga Suedia e ftohtė zhvillimet dramatike nė Shqipėri e Kosovė, tingėllon fuqishėm thinja e Fishtės nga tragjedia nė fjalė: “O Perėndu, a’ndjeve/ Tradhėtarėt na lanė pa Atdhe”. Njė luftė e pashembullt, absurde, tanimė afėr dy dekada zhvillohet nė Shqipėrinė e lirė, pėr tė ditur heronjtė dhe mundėsisht tradhtarėt e Shqipėrisė. Sekush mundet dhe sekush di pakėz, mundohet t’i pėrvetėsojė bėmat e mėdha tė thyerjes sė komunizmit. Duke i soditur kėto ngjarje nga Suedia, vetja mė duket sikur ndodhem para njė teatri absurd, ku personazhet luajnė fatet e njė kombi tė mjerė. Mirėpo, kjo ndodh, realisht nė Shqipėrinė tonė, aty ku sendėrtimi i ėndrrave pėr liri tė njėmend ende vazhdon, ku konsolidimi i shtetit tė mirėfilltė, ende mungon, ku ligji dhe politika janė pėr njė kategori tė caktuar shoqėrore dhe ku populli i traumatizuar bėrtet Hosana dhe Kryqėzoje, thuajse paralelisht. Aspak mė mirė nuk qėndron puna me Kosovėn, nė mos shumė mė keq. Loja me dosje, vrasje, shpikje heronjsh e tradhtarėsh luhen sikur nga kalamaj qė imagjinatėn e ushqejnė me filma tė ndryshėm aksion. Dhe e gjithė kjo bėhet, sepse ne ende na mungon njė vlerėsim i qartė sekush ėshtė hero, se kush ka vlera dhe kush ja ka shpikur vetės ato. Nė historinė e re tė Kosovės, bėmat mė shumė tingėllojnė tė shpikura sesa reale. Aspak puna mė mirė nuk qėndron me raportin tonė me historinė dhe figurat historike, nė raport me ngjarje dhe fenomene tė caktuara historike. Po cila ėshtė e vėrteta shqiptare nė kėtė kontekst dhe a kemi arritur ne si komb tė bėjmė njė vlerėsim aproksimativisht tė pranueshėm pėr heronjtė kombėtar, sė kėndejmi edhe pėr tradhtarėt? Kjo pyetje ka dhjetėra nėn pyetje tjera, tė cilat asnjėherė nuk kanė marrė njė pėrgjigje tė duhur, as nga historianėt, as nga filozofėt, as nga politikanėt, as nga shkrimtarėt. Pra, kjo pyetje rri ankthshėm mbi etninė shqiptare, e bėnė tė tashėm e saj shumė tė komplikuar dhe tė ardhmen e zbehtė. Njė popull qė nuk arrin tė vlerėsojė dhe selektojė historinė e tij ashtu siē duhet, e ka tė vėshtirė tė konsolidohet mirė, mbase tė pamundshme tė paraqitet unik para botės. Mbi tė gjitha, ai e ka tė pamundur tė tejkalojė ngėrēet politike, pėrēarjet e shumta dhe harmoninė etnike e ka vetėm iluzion. Kjo e bėnė atė tė jetė i nėpėrkėmbur nga faktorėt e fuqishėm ndėrkombėtar. Nuk ėshtė asgjė e re nėse themi se shumica e problemeve shqiptare i dedikohet historisė, apo mė mirė tė themi vlerėsimit tė saj sipas parakoncepteve tė caktuara, herė lokaliste, herė regjionaliste, herė sipas prirjeve fetare e ideologjike. Kėsisoj, nuk kemi arritur asnjėherė tė ndėrtojmė njė koncept unik pėr tė kaluarėn, pėr heronjtė tanė, pėr shenjat identitare, pėr historinė tonė, letėrsinė, artin, etj. Mbase, konfrontimet mė tė mėdha shqiptare tė politikės e dijės, nė mėnyrė implicite i dedikohen tė kaluarės sė paqartė dhe vlerėsimit ambiguel tė saj. Dhe pėr fat tė keq, edhe dy dekada pas lirisė nga diktatura, Shqipėria feston dy dada tė ēlirimit, Kosova ka disa shenja identitare shtetėrore. Historianėt shqiptar grindėn si ėshtė mė keq pėr figurėn e Gjergj Kastriotin- Skėnderbeun, pėr fillimet e nacionalizimit shqiptar, pėr pasojat e Perandorisė Otomane, pėr Haxhi Qamilin e Ismail Qemajlin, pėr Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhėn, pėr Ernest Koliqin e Fan S. Nolin. Ata grindėn pėr heronjtė e demokracisė. Nesėr pėr ata tė integrimeve. Pra, historia jonė ėshtė arenė e grindjeve tė pashembullta. Kėsisoj, siē thoshte i madhi Zef Pllumi, ne vazhdojmė tė numėrojmė nė vend dhe tė pamundur tė organizojmė kaosin qė gjendet brenda nesh. E njėjta gjė qėndron me shkrimtarėt, historianėt e letėrsisė, tė cilėt perceptimet pėr Gjon Buzukun, Pjetėr Bogdanin, letėrsinė e Bejtexhinjve e kanė krejt tė kundėrt. Letėrsia shqipe dhe etnia shqiptare ngreh vazhdimisht pikėpyetje pėr Naim Frashėrin, pėr Fan Nolin, pėr Mithat Frashėrin, pėr Faik Konicėn, pėr Gjergj Fishtėn, e tani edhe pėr Ismail Kadarenė. Edhe historitė e kombeve tė tjera njohin heronj dhe tradhtar. Mirėpo, kombet e konsoliduara i kanė tejkaluar ato probleme, me debate konstruktive dhe qėllimmire, me histori tė vėrteta dhe jo kauzihistori e shpikje. Prandaj, ata para botės paraqiten unik. Ėshtė koha e jonė, tė unifikojmė historinė, tė kaluarėn, rrjedhat e saj, heronjtė dhe tė paraqitemi denjėsisht para botės. Duke mos festuar ndaras data tė rėndėsishme kombėtare, duke mos i vlerėsuar heronjtė tanė ndaras, apo duke mos i diferencuar; duke mos i pėrvetėsuar ata qė nuk pėrvetėsohen dhe duke ndėrtuar njė histori unike tė identitetit shqiptar, shoqėria shqiptare tejkalon edhe shumė ngėrēe, pėrēarje ēoroditėse dhe bėhet e aftė tė hyjė nė rrugėn e mirėfilltė tė prosperimit.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks