Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Pėrkatėsitė e (para)gjykuara

Shkruan: Dr. Vehbi Miftari Sikundėr ėshtė e njohur, paragjykimet nuk janė asnjėherė tė drejta. Por, ka premisa mbi tė cilat ato thuren, madje me tendencėn qė ato tė shndėrrohen arbitrarisht nė kritere tė vetme legjitime tė vlerėsimit. A jetojmė ne sot nė botėn e pėrkatėsive tė paragjykuara? Allan Hoffenblum, njė analist i njohur politik nė Kaliforni, i cili ka qenė edhe menaxher i njėrės nga fushatat e republikanėve nė Shtete e Bashkuara tė Amerikės, dha njė deklaratė rrėqethėse pėr “The Washington Post”. "Nė njė pjesė tė madhe tė shtetit Partia Republikane ėshtė krejtėsisht e parėndėsishme", tha ai, duke iu referuar pėrkrahjes pėr republikanėt sidomos nė Kaliforni. Madje, ai nuk hezitoi ta jepte edhe vlerėsimin qė buron po nga ky konstatim: "Kjo nuk ėshtė mė parti e shtrirė nė tė gjithė vendin." Premisa nga e cila niset pėr kėtė konstatim z. Hoffenblum janė proceset zgjedhore nga viti 1988 dhe pafuqia e republikanėve e shprehur me numrin e pėrkrahėsve tė kėsaj partie, e cila sikur thuhet ka rėnė nė 31 pėr qind! Nė njė paralele tė vetme me lėvizjet nė skenėn politike tė Kosovės, sado herėt pėr tė ofruar parametra tė qartė pėr zgjedhjet, mund tė konstatojmė qė tani se ky proces dėshmoi pėr disa gjėra specifike. Sė pari, procesi zgjedhor dėshmoi edhe njė herė se skena politike nė Kosovė ėshtė duke u rikonfiguruar, por se tendenca pėr tė krijuar blloqe politike tė mbėshtetura nė ideologji ėshtė ende e ndėrlidhur me strategjitė mediale para se politike. Ajo synon komunikimin e fuqishėm pėr ideologjinė pa e pėrfshirė ideologjinė e qytetarit nė raport me politikat. Kėtu hyn nė lojė pritja! Sė dyti, zgjedhjet dėshmuan se hartimi i politikave nacionale ėshtė interes po kėshtu nacional dhe se pėrcaktimi pėr t’ia nėnshtruar ideologjinė partiake asaj nacionale nuk ėshtė sprova mė e guximshme politike nė Kosovė. Arsyet dihen! Sė treti, procesi dėshmoi se hartimi i platformave zgjedhore duhej tė ishte derivat i komunikimit esencial me votuesin, por po kėshtu duhej tė mbėshtetej nė vlerat e pėrbashkėta. A ka ndodhur kjo? Sė katėrti, votimi pothuajse me inercion pėr liderėt lokalė tė shndėrruar nė liderė nacionalė, ose pėr parti nacional qė duken sikur janė shndėrruar nė parti lokale ėshtė derivat i njė mėnyrė tė komunikimit nė shoqėri. Ai buron nga trashėgimia historike, por edhe nga substanca regjionale. Kjo e pėrbėn hartėn e re politike tė Kosovės. Sė pesti, pėrcaktimi pėr politikat nuk u pėrputh shumė herė me pėrcaktimin pėr resurset, dhe kjo tė kthen te koncepti themeltar pėr ndėrtim sistemi tė brendshėm i cili prodhon politika tė mėdha nė hartėn nacionale. Hoffenblum e kishte parasysh sistemin e brendshėm ideologjik, prandaj thėrriste pėr krijim copėzash historie sikur ato tė ishin hartė e ideve. Tani nėse kėto premisa politike tė Kosovės i rikthejmė nė mozaikun e kėrkimeve tė z. Hoffenblum pėr debatin pėr republikanėt (konservatorėt), debati do tė pėrkthehej si tendencė pėr t’i diskutuar mbi tė gjitha vlerat e pėrbashkėta tradicionale dhe shndėrrimin e tyre nė strategji e cila i pėrfill vizionin dhe vlerat. Nėse mungesa e vizionit, pėrcaktimi pėr politika jogjithpėrfshirėse ose, sikundėr ndodhi jo rrallė nė vendimet politike pėr zgjedhjet, pėrcaktimi jo krejtėsisht i matur pėr kandidatėt, janė premisa qė ndikojnė nė suksesin e partive nė zgjedhjeve, ėshtė po kėshtu e qartė se mosshtrirja nė disa pjesė tė vendit nėnkupton humbje tė kredibilitetit nė kartėn mė tė vlefshme: atė nacionale. Tashmė e kemi tė vizatuar njė hartė tė pjesshme, me vija ndarėse nė mes. Aty shihen vetėm disa ngjyra dhe njė tendencė. Por, mos jemi thelluar tashmė edhe ne nė botėn e paragjykimeve? Mbase. Kėtė, sidoqoftė, do ta dėshmojė shumėfish pėrkrahja pėr konservatorėt ose demokratėt (a socialdemokratėt) nė zgjedhjet e ardhshme nacionale. Hoffenblum do tė thoshte se premisat ekzistojnė...
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks